Jump to content

Xhiva (xhainizëm)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Jīva ( sanskritisht: जीव ) ose Ātman ( sanskritisht: आत्मन् ) është një term filozofik i përdorur brenda xhainizmit për të identifikuar shpirtin . Sipas kozmologjisë xhaine, xhiva ose shpirti është parimi i ndjeshmërisë dhe është një nga tattva-t ose një nga substancat themelore që përbëjnë Gjithësinë. Metafizika xhainiste, thotë Jagmanderlal Jaini, e ndan universin në dy kategori të pavarura, të përjetshme, bashkëekzistuese dhe të pakrijuara të quajtura jiva (shpirt) dhe ajiva ( sanskritisht: अजीव jo-shpirt). [1] Kjo premisë bazë e xhainizmit e bën atë një filozofi dualiste. [2] Jiva, sipas xhainizmit, është një pjesë thelbësore e mënyrës sesi funksionon procesi i karmës, rilindja dhe procesi i çlirimit nga rilindja. [3]

Përshkrim i konceptit të shpirtit (në transmigrim) në xhainizëm. Ngjyra e artë përfaqëson jokarma - materien gjysëm-karmike, ngjyra cian përshkruan dravya karma(n) - materien delikate karmike, portokallia përfaqëson bhav karma(n)- materien psiko-fizike karmike dhe e bardha përshkruan sudhatma(n), ndërgjegjen e pastër.
  1. ^ Jagmanderlal Jaini (2013). Outlines of Jainism. Cambridge University Press. fq. xxii–xxiii. ISBN 978-1-107-61567-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Jaini 2013.
  3. ^ Jeffery D. Long (2009). Jainism: An Introduction. I. B. Tauris. fq. 93–100. ISBN 978-1-84511-625-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)