Xhubleta

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Grue nga Gruda

Veshje tipike e grave në Shqipërinë Veriore, , në Malësinë e Madhe,Rugova, Dukagjin dhe shqiptar te Malit te Zi. Xhubleta është një fund në trajtë këmbanë, që vjën i valëzuar përfundi, sidomos në pjesën e mbrapme. Bëhej nga një numer i madh copash e rripash të ngushtë shajaku, të vënë horizontalisht dhe të ndërthurura me breza gajtanësh. Mbahet e varur në supe me dy rripa të gjërë. Në shek. XVIII, xhubleta bëhej me shumë ngjyra, por ngjyrat që kanë arritur në ditët e sotme janë: të zeza për gratë dhe bardh e zi për vajzat. Pjesë të tjera të kostumit me xhubletë janë: kraholine, xhoka, kërdhokla, paraniku, kallmat e shputat, etj. Xhubleta është me prejardhje të lashtë. Paraqet ngjashmeri me veshjen e disa figurinave neolitike te gjetura në Bosnje, por edhe ne vise te tjera te mesdheut, qe i perkasin mijëvjecarit te dyte p.e.s dhe lidhen me qytetërimet e vjetëra mesdhetar. XHUBLETA e MALËSISË MADHE është trashëgimi më i qartë i kultures tonë Ilirjane ku vetëm nëpërmjet saj ne paraqesim historinë e humbur të kombit tonë që malsorët tona e përcollen deri në vitet 1950 -1960, pra e vetmja qe jep identitetin e kombit Shqiptar, nëpërmjet motiveve, ku emblema më e dukshme për te gjitha është shqiponja. Ne misterin e xhubletës janë një seri simbolesh ku paraqesin lidhjet me fenë katolike, besimin te zoti, dashurinë dhe bukurinë e femres malësore.[1]

referencat[redakto | përpunoni burim]