Jump to content

Zambaku shqiptar

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Zambaku shqiptar (Lilium albanicum) është bimë me bulb, me një gjatësi prej 30-40 cm. Gjethet janë vizake, majëmprehta, me 7 nervura, gjysmë-pushtuese. Lulet janë të vetmuara, rrallë 2-3 dhe të varura. Petalet janë ngjyrë të verdhë ari, pa njolla përsipër, të harkuara deri të spërveshura nga jashtë. Thekët janë shumë të dalë dhe të varur. Pjalmoret janë ngjyrë portokalli. Fenologjia përfshin muajt maj-korrik. Kjo bimë është endemike.[1][2][3][4][5]

Përhapja Kjo bimë barishtore gjendet në kullota e livadhe subalpine dhe alpine.

Statusi Zambaku shqiptar është pjesë e Listës së Kuqe të Florës si lloj i rrezikuar (EN).

  • Griesebach. August Heinrich Rudolf 1839. Spicilegium Florae Rumelicae et Bithynicae Exhibens Synopsin Plantarum quas in aest. 1839 legit Auctor A. Grisebach 2: 385.
  • Carl Feldmaier, Judith McRae: Die neuen Lilien, 1982, ISBN 3-80016-121-4
  • I. Resetnik, Z. Liber, Z. Satovic, P. Cigic, T. Nikolic: Molecular phylogeny and systematics of the Lilium carniolicum group (Liliaceae) based on nuclear ITS sequences, in: Plant Systematics and Evolution, 265: 45–58 (2007)

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  1. ^ Murat Xhulaj. Praktikat mësimore në Botanikë.
  2. ^ "Species 2000 & ITIS Catalogue of Life: 2014 Annual Checklist" (në anglisht). Species 2000: Reading, UK. 2014. Marrë më 26 maj 2014. {{cite web}}: Parametri i panjohur |editors= është injoruar (sugjerohet |editor=) (Ndihmë!)
  3. ^ Griseb., 1846 In: Spic. Fl. Rumel. 2: 385
  4. ^ WCSP: World Checklist of Selected Plant Families
  5. ^ The Plant List (2010). "Lilium albanicum" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 29 mars 2019. Marrë më 20 korrik 2013.