Zbritja e Gangut
Zbritja e Gangut është një monument në Mahabalipuram, në bregun e Coromandel-it në gjirin e Bengalit, në distriktin Kancheepuram të shtetit indian Tamil Nadu. Me përmasa 29 m x 13 m, është një reliev gjigand në qiell të hapur i skalitur në dy popla gjigande monolitike prej shkëmbi. Legjenda e pasqyruar në reliev është tregimi i zbritjes së lumit të shenjtë Gang nga qielli në tokë drejtuar nga Bhagiratha. Ujërat e Gangut besohet se zotërojnë fuqi mbinatyrore. Zbritja e Gangut dhe Pendimi i Arjuna-s janë të shfaqura në monolitet e sitit të trashëgimisë Pallava.[1][2] Relievi është më shumë një kanavac skulpturore e artit indian të skalitur në shkëmb në rastin më të mirë e pa parë diku tjetër në Indi.[3] Është pjesë e Grupit të monumenteve në Mahabalipuram që janë shpallur trashëgimi botërore e UNESCO-s që nga viti 1984.[4]
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Relievi i Arjuna-s është në qendër të Mahabalipuramit, në drejtim të detit në një distancë të shkurtër nga brigjet e Coramandel-it në gjirin e Bengalit ku gjendet Tempulli bregdetar. Është i arritshëm nga qyteti i Chennai-t përgjatë një rruge të shtruar prej 58 km në perëndim të tij dhe 32 km nga Chengalpeti.[5]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Relievi u krijua për të celebruar fitoren e hinduizmit mbi budizmin. Vendi, tani i njohur si Mahabalipuram, më parë ishte i njohur si epiteti i mbretit Narasimhavarman I (630–668 i e.s.) i Dinastisë Pallava (që sundoi nga shekulli i IV deri në të IX-in),[6] si Mamallan, "luftëtari i madh". Babai i tij ishte mbreti Mahendravarman I i cili u konvertua nga xhainizmi në hinduizëm. Ndërtimet arkitekturore në Mamallapuram, kryesisht të atribuara Mamalla-s në shekullin e VII, u adoptuan si medium për skalitjen in situ të faqeve shkëmbore, që deri atëherë bëhej me disa materiale jo rezistente si druri ose gurët e butë.[6][7] Është pjesë e një nga 25 sitet e trashëgimisë botërore të UNESCO-s në Indi,[8] dhe një monument i mbrojtur nga Archaeological Survey of India (ASI), në rrethin Chennai që kujdeset për të gjitha aspektet e tij. Relievi në qiell të hapur është një nga katër kategoritë nën të cilat UNESCO e identifikon sitin si pjesë e trashëgimisë botërore të shpallur në vitin 1984 nën titullin Grupi i monumenteve në Mahabalipuram.[4][9] Ky baso-reliev në shkëmb është konsideruar si një shembull "madhështor" i skulpturës së hershme të shekullit të VII; madje në dianstitë pasuese Chola adoptuan teknikën e skalitjes së faltores në tempujt që ata ndërtuan në fundin e shekullit të IX. Kjo trashëgimi arkitekturore e dinastisë Pallava u vazhdua nga trashëgimtarët e skulptorëve të asaj periudhe, që tani janë integruar në kulturën e qytetit të tanishëm.[10]
Planimetria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Baso-relievi unik i drejtuar nga lindja u krijua me aftësi dhe imagjinatë të madhe në dy popla të mëdha prej graniti ngjyrë rozë në qiell të hapur duke i dhënë të gjithës në efekt natyror.[11] Poplat gjidande janë 15 x 30 m. dhe shumë figura janë skalitur në madhësi natyrore. Plasaritja natyrore, një çarje shumë e madhe perpendikulare, është skalitur mjeshtërisht. Ajo ndodhet midis dy poplave gjidande dhe është e integruar në rrëfimet mitike të skalitura në gjithë relievin. Një depozitë uji dikur gjendej në krye të shkëmbit për të lëshuar ujë që simbolizonte lumin Gang. Ai binte mbi plasaritje dhe reliev për të dhënë përshtypjen e Gangut duke zbritur nga koka e Shivas. Kjo skenë u krijua gjatë festave dhe pranisë së një çisterne me mure tulle në majë të plasaritjes për të derdhur ujë. Baso-relievi është një ansambël prej mbi një qint figura (janë përmendur edhe 146 të tilla) zotash, njerëzish, gjysëm-njerëzish e gjysëm-kafshësh si dhe është i shpjeguar në mënyrë më të mirë nga një ekspert në sit.[2][3][12][13][14]
Arkitektura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Skulpturat e skalitura në plasaritjen natyrore që ndan shkëmbin jo vetëm paraqet ngjarjen kozmike të zbritjes së Gangut në tokë (një rrëfim popullor i mitologjisë hindu) me urdhërin e Shivës, por tregohet edhe eventi i parë nga zotat, perëndeshat, figurat mitike të Kinnara-ve, Gandharva-ve, Apsara-ve, Gana-ve, Naga-ve dhe gjithashtu kafshë shtëpiake dhe të egra, të gjitha duke parë me admirim skenën. Këtij relievi i janë vënë mbiempra hiperbolik si "me famë botërore" dhe “arritje artistike unike”. Numri tërësor i skalitjeve është me gjasa rreth 146.[3][4][15] Skalitjet e efefantëve në baso-relievin në qiell të hapur është pothuajse në madhësi natyrore dhe është konsideruar si skalitja më e mirë e një kafshe në Indi. Një tjetër skenë humoristike është relievi i majmunëve duke imituar posturat jogike të të diturve.[13][16] Shiva është paraqitur pranë Kinnara-ve që janë treguar në numër të madh në pjesën e sipërme të baso-relievit; Ata janë forma antropomorfike gjysëm-njeri gjysëm zog, një formë popullore në artin indian të kohëve të lashta që përfaqësojnë etosin indik të botës si një krijim. Kinnara mashkullore është duke mbajtur një instrument muzikor (një tip i panjohur) ndërsa Kinnara femër është duke mbajtur një cimbal. Shiva është skalitur përballë lumit (në të djathtë të plasaritjes) në një pozicion në këmbë me Bhagiratha-n, të diturin, duke qëndruar në një këmbë duke iu lutur atij të kontrolloi forcën e Gangut pasi të zbres në tokë. Shiva është paraqitur po ashtu me një armë që është interpretuar si Pashupati, që ai ia jep Arjuna-s.[3] Ganat e paraqitura në reliev përfaqësojnë njerëzit që e kanë shpenzuar të gjithë jetën e tyre në kushtimin ndaj Shivës dhe janë bekuar me mirësi të mbeten pranë Shivës për të gjithë jetën e ardhshme. Skalitjet e nagave hyjnore paraqiten duke notuar në lum, pasi Gangu zbret nga qielli dhe paraqiten po ashtu në formën antropomorfike gjysëm-njeri dhe gjysëm-gjarpër, që ka qenë një stil tradicional i artit indik që nga kohët e lashta. Ato besohet se përfaqësojnë pjellorinë dhe forcat mbrojtëse të natyrës. Ato shihen jo vetëm në mes të panelit afër plasaritjes, por edhe në krye të panelit në hyrjen e ujërave mbi kanal, duke shënuar mbizotërimin e adhurimit të Naga-s në besimet fetare hindu.[3][17] Thuhet po ashtu se baso-relievi në një nësi është koncepti i hershëm i artistit indian të "vazhdimësisë madhështore në të gjitha gjërat e gjalla". Elefantë e paraqitur në reliev janë unik për faktin se hollësitë përfshijnë elefantë të vegjël (‘‘këlysh’’) mbrapa elefantëve në përmasa natyrore. Një tjetër imazh interesant është ai i një dreri duke krruajtur hundën e tij.[17] Elefantët përfaqësojnë një tufë duke lëvizur drejt lumit për të pirë ujë. Elefanti mashkull i skalitur paraprinë partneret e tij femra. Tre elefantë të vegjël me elefantin mashkull si dhe dy të vegjël me elefantin femër janë skalitur po ashtu në këtë panel.[3] Në pjesën e sipërme të panelit shihet dielli, në të majtë dhe hëna në të djathtë. Në panel shihet po ashtu edhe një kim-purusha, që do të thotë xhuxh me veshë të zgjatur dhe me një kapele në kokë si dhe duke i rënë një tamburi.[3] Në pjesën e sipërme të panelit janë paraqitur po ashtu Himalajet që konfirmojnë teorinë se paneli përfaqëson zbritjen e Gangut. Janë paraqitur gjithashtu luanë të egër me krifa të mëdha si dhe deshë që janë interpretuar si përfaqësues të habitatit të himalajan.[3] Në pjesën e majtë të panelit të sipërm, janë skalitur hyjni dhe çifte qiellore duke lëvizur në drejtim të lumit. Pak kafshë, luanë dhe majmunë janë skalitur po ashtu në këtë pjesë. Dy palë kinnara dhe tre palë çiftesh qiellore janë paraqitur duke fluturuar në ajër duke ju afruar lumit (plasaritjes). Në këtë pjesë të panelit shihet edhe skena gjahtarësh duke gjuajtur; një gjahtar me hark, dy gjahtarë duke u fshehur nën pemë për të gjuajtur një luan gati për të sulmuar dy gjuetarët janë disa nga pjesët e skenave të pyllit të skalitura në panel. Një tjetër skenë është ajo me pak majmunë dhe skalitja e një luani në strofullën e tij me pak drerë përballë tij. Në panel shihen skalitjet e gjuetarëve duke mbajtur një brokë dhe një tjetër duke mbajtur kafshët e vrara.[3]
Një skenë tjetër e shquar është ajo e një tempulli në të djathtë të plasaritjes në skajin e poshtëm të panelit. Ky tempull është i thjeshtë dhe i vogël dhe ka Vishnu-n si hyjninë e vendosur brenda tij. Çatia e tempullit është modeluar në stilin e Draupadi Rathas me një tip kulle katrore kurvilineare me kube. Gjithësesi, kreu është i sheshtë dhe është përshtatur me një stupi, me një kudu në qendër. Këndet janë të dekoruara me motive lulesh. Kornizat shihen gjithashtu me kudu-se të skalitura me fytyra njerëzore brenda. Në dyshemenë sipër kornizës janë skalitur motive luanësh. Një katror mban çatinë në formë kubeje. Një i urtë shihet i ulur përballë tempullit duke u predikuar studentëve të tij. Në vendin poshtë kësaj skene është skalitur një luan në strofullën e tij dhe poshtë tij një palë drerë. Pranë tempullit është shfaqur një breshkë, treguese e pranisë së ujit në afërsi.[3]
Interpretimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në një interpretim, një figurë në baso-reliev, që është duke qëndruar mbi një këmbë, thuhet se është Arjuna duke kryer një vetëmohim tapas për të marr bekimin e Shivës në luftën e Mahabharata-s. Tregimi i vetëmohimit rrëfehet në eposin e Mahabharata-s në nëntitullin Kiratarjuniya. Ndihma që Arjuna thuhet se e mer, quhej Pasupata, arma më e fuqishme e Shivës. Sipas mitit të rrëfyer në këtë rast, asura-t (demonët) dërgojnë një derr të egër për të vrarë Arjunan. Atëherë Shiva shfaqet në skenë për të mbrojtur Arjunan duke marrë formën e kirata-s (gjuetarit). Të dy, Arjuna dhe Shiva e qëllojnë me shigjeta derrin duke e vrarë; të dy pretenduan meritat e vrasjes së tij dhe mes të dyve pasoi një luftim të cilin e fiton Shiva. Atëherë ai i shfaq identitetin e tij të vërtetë Arjuna-s dhe e bekon atë si dhe i jep armën për të cilën Arjuna kryen vetëmohimin.[2][11][16] Baso-relievi është skalitur në dy popla të mëdha me një plasaritje. Sipër plasaritjes ishte një ujëmbedhës dhe dikur uji mund të ketë rrjedhur përgjatë plasaritjes. Figurat në plasaritjen e shkëmbit janë mbuluar me Naga (hyjni gjarpër), në posturën anjali. Lumi thuhet se përfaqëson hyjneshën Ganga ose lumin Gang duke dalë nga koka e Shivës. Ky ofron bazën për një interpretim alternativ të relievit. Në vend të Arjunas, figura që është duke bërë vetëmohim thuhet se është Bhagiratha. Bhagiratha thuhet se e kryen vetëmohimin në mënyrë që Ganga të mund të zbresë në tokë dhe të lajë mëkatet e të afërmve të tij. Për ta ndërprerë rënien e Ganga-s nga qielli në tokë, ajo bie mbi flokun e Shivës dhe ndahet në shumë rrjedha nga gërshetat e tij; kjo mrekulli tregohet në formën e skulpturave në poplat e mëdha që shihen nga qeniet njerëzore dhe kafshët.[2][11] Një tjetër interpretim për yogi-n duke kryer vetëmohimin mbi një këmbë është që është një paraqitje e Bhagiratha-s duke kryer një agjërim të ashpër vetëmohues për të zbritur Gangun në tokë për të sjellë begati dhe lumturi për njerëzit. Nagat e skalitura në plasaritje përfaqësojnë pjellorinë dhe begatinë. Shiva dhe zotat e tjerë janë paraqitur duke e bekuar shenjtin. Skena është theksuar më tej me skalitjet e mbretërve, të urtëve, artistëve dhe kafshëve.[16] Një interpretim tjetër i mitit që shihet në një tjetër pjesë të panelit është ai i një mace duke qëndruar mbi një këmbë dhe ndoshta një figurë ikonike në baso-reliev. Është interpretuar si e lidhur me rrëfenjën e Panchatantra të një asketiku. Ai tregon për macen që josh një zog të vijë më afër kështu që ajo e kap dhe e ha atë. Artisti e ka paraqitur shprehjen e fytyrës së maces dhe motivet e saj qartësisht.[3][13][17]
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Grupi i monumenteve në Mahabalipuram
- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Tempulli hindu
- Arkitektura e tempujve hindu
- Shpellat Ellora
- Shpellat Ajanta
- Shpellat Badami
- Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri
- Shpellat Elephanta
- Aihole
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "The Descent of the Ganges – Story of Bhagirata". indiantemples.com (në anglisht). Marrë më 3 mars 2007.
- ^ a b c d Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 1 shtator 2008, Pearson Education India, kontrolluar më 25 shkurt 2013, isbn 978-81-317-1120-0, fq. 634–
- ^ a b c d e f g h i j k "Mahabalipuram – The Workshop of Pallavas – Part IV". Open Air Bas-Reliefs (në anglisht). Puratatva.com. Arkivuar nga origjinali më 26 dhjetor 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
- ^ a b c "Group of Monuments at Mahabalipuram" (në anglisht). UNESCO. Marrë më 3 mars 2007.
- ^ P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2, fq. 157–
- ^ a b Pippa de Bruyn, Keith Bain, David Allardice & Shonar Joshi: Frommer's India; 18 shkurt 2010, John Wiley & Sons, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-0-470-64580-2, fq. 333–
- ^ James Hurd: Temples of Tamilnad: Travels in South India; 8 shtator 2010, Xlibris Corporation, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-1-4653-1921-0, fq. 63–
- ^ http://whc.unesco.org/en/statesparties/in
- ^ "A monumental effort" (në anglisht). Front Line India's National Magazine from the publishers of The Hindu. 8 nëntor 2003. Arkivuar nga origjinali më 10 prill 2013. Marrë më 23 qershor 2016.
- ^ Sarina Singh, Amy Karafin & Anirban Mahapatra: South India; 1 shtator 2009, Lonely Planet, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-1-74179-155-6, fq. 63, 387–
- ^ a b c "Sculpture of the descent of the Ganges, Mamallapuram" (në anglisht). Online Gallery of British Library. Marrë më 23 tetor 2012.[lidhje e vdekur]
- ^ "A bas-relief gone dry at Mamallapuram" (në anglisht). The Hindu. 6 dhjetor 2012. Arkivuar nga origjinali më 11 janar 2011. Marrë më 26 shkurt 2013.
- ^ a b c "Arjuna's Penance" (në anglisht). Lonely Planet.com. Marrë më 25 shkurt 2013.
- ^ "Mahabalipuram" (në anglisht). UCLA Education, South Asia. Marrë më 30 dhjetor 2012.
- ^ "Advisory body evaluation" (pdf) (në anglisht). UNESCO. Marrë më 26 shkurt 2013.
- ^ a b c Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: Baedeker India; 14 shkurt 2012, Baedeker, kontrolluar më 26 shkurt 2013, isbn 978-3-8297-6622-7, fq. 589–
- ^ a b c "Mamallapuram" (në anglisht). Frontline: India’s national Magazine from the publishers of The Hindu. Marrë më 26 shkurt 2013.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- P. V. Jagadisa Ayyar: South Indian Shrines: Illustrated; 1982, Asian Educational Services, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-81-206-0151-2.
- Pippa de Bruyn, Keith Bain, David Allardice & Shonar Joshi: Frommer's India; 18 shkurt 2010, John Wiley & Sons, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-0-470-64580-2.
- James Hurd: Temples of Tamilnad: Travels in South India; 8 shtator 2010, Xlibris Corporation, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-1-4653-1921-0.
- Karen Schreitmüller, Mohan Dhamotharan & Beate Szerelmy: Baedeker India; 14 shkurt 2012, Baedeker, kontrolluar më 26 shkurt 2013, isbn 978-3-8297-6622-7.
- Sarina Singh, Amy Karafin & Anirban Mahapatra: South India; 1 shtator 2009, Lonely Planet, kontrolluar më 7 shkurt 2013, isbn 978-1-74179-155-6.
- Upinder Singh: A History of Ancient and Early Medieval India: From the Stone Age to the 12th Century; 1 shtator 2008, Pearson Education India, kontrolluar më 25 shkurt 2013, isbn 978-81-317-1120-0.