Zeqir Fazliu
Zeqir Fazliu | |
---|---|
Lindi | |
Shtetësia | shqiptarshqiptar |
Zeqir Fazliu u lind më 5.10.1943 në Karaçevë të Poshtme të Dardanës (Kamenicës).
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën tetëvjeçare e mbaroi në Roganë (Rogaçicë). Shkollën Normale në Gjilan më 1965. Shkollën e Lartë Pedagogjike, dega gjuhë dhe letërsi shqipe e mbaroi në Prizren, më 1969. Fakultetin Filozofik, dega gjuhë dhe letërsi shqipe e mbaroi në Prishtinë, më 1973.
Puna
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fillimisht Zeqir Fazliu punoi si mësues në Strezovc të Kamenicës. Pastaj punoi si edukator i Konviktit të Nxënësve dhe Studenteve "Ivo LL.Ribar" në Prizren. Zeqir Fazliu ka punuar si profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin, "9 Maji" në Kamenicë, në Shkollën Ekonomike në Gjilan. Po ashtu Zeqir Fazliu ka punuar edhe si profesor i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike "Skënderbeu" në Gjilan. Këtu e largojnë nga LKJ si të pa përshtatshëm politikisht se i vetmi e kishte mbrojtur kolegun Bajram Qerimin qe të mos e largojnë nga puna. Për këtë arsye e lëshoi Gjilanin dhe kaloi në Prishtinë në vitin 1976, ku punoi si profesor i gjuhës shqipe në Universitetin e Punëtorëve në Prishtinë[1]. Zeqir Fazli është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Gjilan.
Veprat letrare poetike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Deri më tash ka botuar këta tituj me poezi:[2]
- |1.Këngë për liri” , 1992;
- |2.“ Zëri i bilbilit” , 1993;
- |3.“ Lirika e Trojës” , 1994;
- |4.“ Rilindja e dashurisë” , 1996;
- |5.“ Krismat e lirisë” , 1999;
- |6.“ Labirinti sibilik i Dijes” , 2001;
- |7.“ Këngë të ndezura pas shiut” , 2002;
- |8.“ Dielli lindi, por nuk zbardhi” , 2003,
- |9.“ Diçka nuk po më lë të ec” , 2005
- |10. “ Bardhë dhe blu”, 2008.
- |11. "Lot dhe lule", 2009
- |12. “ Mbolla lule në fushë”, 2010,
- |13. Gjithçka hyjnore mbaroi (2011),
- |14. Kur këndoi këngën e diellit (2012).
- |15. Bukurçilet e shiut, 2013..
- |16. Vargjet hyjnore, Shb "Rrjedha" 2014– Biblioteka ARS Poetika ISBN 978-9951-453-18-9 [3]
- |17. Frymëzime , ShB Meshari, Prishtinë, 2015
- |18 Ëndrra dhe kujtime[4]. 2016
- |19 Këngë mallëngjimi, 2017[5]
- |20."Bulëzat e thanës", Meshari, Prishtine, 2018
ÇMIMET
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shumë poezi të Zeqir Fazliut kanë marr çmime të ndryshme letrare.
- Në "Flakën e janarit" katër çmime (2003 dhe 2008).
- Në Sofren poetike, "Ymer Elshani" në Drenas, 2006, tri çmime.
- Në "Lulkuet e prillit" në Dardanë, dy çmime, 2012.
- Në "Vjeshta letrare- "Rifat Kukaj",Drenas një çmim me vlere.
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime dhe shënime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ http://www.sa-kra.ch/zeqir_fazliu.htm ZEQIR FAZLIU
- ^ [1]Poeti që shkruan dhe jeton me vargje artistike
- ^ [2] Nijazi Ramadani: Për vepren “Vargje hyjnore” të poetit Zeqir Fazliu
- ^ Fazliu kthehet me ëndrra e kujtime të reja
- ^ [3]Bota Sot