Zhaneta Andrea
Zhaneta Andrea (22 mars 1937, Korçë - 14 tetor 2022, Tiranë) ka qenë arkeologe, specialiste për periudhën e prehistorisë e protohistorisë dhe profesore shqiptare nga Korça.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Korçë, u ku kreu dhe shkollën e mesme. Mes viteve 1957-1961 ndoqi studimet e larta për arkeologji në Universitetin e Sofjes dhe u diplomua në Universitetin e Tiranës (1962). Po atë vit filloi punën si arkeologe në Sektorin e Arkeologjisë të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë e në vijimësi në Institutin e Arkeologjisë. Ka marrë pjesë në gërmimet në Maliq, Tren, Podgorie (Rrethi i Korçës) etj. dhe ka bërë gërmime të pavarura në Cakran, Kuç i Zi, Barç, Shuec, Nezir, Burim, Zagorë, Bujan, Gërmenj, Cërujë etj. Veprimtaria shkencore e saj është pasqyruar në një varg artikujsh studimorë e kumtesash. Ndihmesë të veçantë përbëjnë monografitë: "Kultura ilire e tumave të pellgut të Korçës" (1985) dhe "Vendbanimi shpellor i Nezirit" (Revista "Iliria" 1989/1, 1990/2). Me studimet e saj Zhaneta Andrea ka dhënë ndihmesë në studimet ilire për epokën e bronzit (shih: Koha e bronzit) e të hekurit (shih: Koha e hekurit).
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Lafe, Emil, red. (2009). Fjalor Enciklopedik Shqiptar [Encyclopedic Dictionary of Albania]. Vëll. 2. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 72. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.