Ajri
Ajri i thatë është një përzierje gazrash e atmosferës së tokës që mbahet nga rëndesa e saj dhe përbëhet kryesisht nga dy gaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%), 1% argoni, dhe dioksidi i karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla. Në gjendje natyrore ajri është pa erë dhe pa shije.
Ajri i quajtur i lagësht mund të përmbajë deri 7% të avullitujor, një përqindje e tillë varet nga sasia e lagështisë së ajrit dhe temperaturës dhe kufizohet nga trysnia e avullit ujor. Përqindja e dioksidit të karbonit del kohët e fundit shumë e ndryshueshme. Në veçanti veprimtaria e njeriut (industria, ndotja, djegia e karbureve, çpyllëzimet etj..) kanë shkaktuar një rritje të madhe të kësaj përqindjeje qindvjeçarin e fundit, që kaloi nga 280 ppm në vitin 1900 në 315 ppm në vitin 1970 deri në 350ppm (0,035%) vitet e fundit.
Ajri është po ashtu si uji i domosdoshëm për jetën dhe qëniet tokësore.
Cili përbërës ka veti inerte ?
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajri, përveç gazrave që përmendëm mësipër, përbëhet edhe prej grimcash, si hi vullkani, pjalm lulesh, lagështirë etj. perbehet edhe nga shume perberes te tjere qe janë azoti,pika te vogla uji etj.