Jump to content

Hamami

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Hamam)
Hamami al-NahhasinAleppo, Siri

Hamami i njohur edhe si banjo turke (Turqisht: hamam; Arabisht: حمّام‎; trasnlit. hammamm) është një lloj banjo publike lidhur me kulturën e Perandorisë Osmane dhe më gjerësisht me botën Islame. Metoda e pastrimit dhe relaksimit u bë popullore gjatë epokës viktoriane dhe u përhap në Perandorinë Britanike dhe Evropën Perëndimore. Ndërtesa është e ngjashme me banjon romake.

Dallimi mes hamamit dhe banjos turke viktoriane është ajri. Ajri i nxehtë në banjon turke viktoriane është i thatë; në hamami ajri është shpesh me avull. Kush bën banjë në një banjo turke viktoriane shpesh bën një zhytje në një pishinë të ftohtë pas dhomave të nxehta; ndër hamame nuk ka pishinë përveç rasteve kur uji rrjedh nga ndonjë burim, ai që bën banjë ndër hamame spërkatet mbrapa me ujë të ftohtë.

Banjo publike sipas kontekstit Islam

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Një nga pesë shtyllat e Islamit është namazi. Është e nevojshme pastrimi para namazit. Dy llojet e pastrimit në Islam janë: gusli, pastrimi i gjithë trupit dhe abdesi, pastrimi i duarve, fytyrës dhe këmbëve.[1] Në mungesë të ujit, lejohet gjithashtu pastrim me dhé ose me rërë të pastërt (tejemum).[2] Xhamitë gjithnjë mundësojnë një vend për t'u pastruar, por shpeshherë hamamet gjenden pranë për ata që duan të pastrohen krejtësisht.[3]

El-Gazaliu, teologu i shquar mysliman shkruajti në shekullin e njëmbëdhjetë Rilindja e Shkencave Fetare, një vepër shumëvëllimëshe që shqyrton format e duhura të sjelljes në shumë aspekte të jetës e vdekjes në Islam. Në njërin nga vëllimet, të titulluar Të Fshehtat e Dëlirjes, shtjellon teknikën e përshtatshme për të kryer pastrimet para se me u falë dhe pastrimin e madh mbas veprimeve trupore, që mbahen të papastra, si seksi apo dalja jashtë. Për El-Gazaliun, hamami është një përvojë kryesisht mashkullore dhe ai paralajmëron se gratë duhet të hyjnë në hamam vetëm pas lindjes ose sëmundjes. Edhe atëherë, el-Gazaliu çmon të pranueshme që burrat të ndalojnë gratë dhe motrat e tyre nga përdorimi i hamamit. Pikën kryesore të çështjes për hamamët në vlerësimin e el-Ghazaliut është lakuriqësia. Në veprën e tij paralajmëron se lakuriqësia e plotë duhet të shmanget. "... ai duhet ta mbrojë atë nga sytë e të tjerëve dhe së dyti, të ruhet prej kontaktit nga të tjerët".[4] Ai shkruan se lakuriqësia është e mirë vetëm kur zona ndërmjet gjunjëve dhe stomakut të poshtëm të një njeriu është i fshehur. Sa i përket grave, zbulimi i fytyrës dhe duarve është e përshtatshme. Duke e ditur se May Telmissany, një profesoreshë në Universitetin e Otavës, argumenton se imazhi i një gruaje të hiper-seksualizuar që largohet nga hamami është një perspektivë orientaliste që shikon largimin ose ndjekjen e hamës si një shenjë e sjelljes seksuale të shquar.[5]

  1. ^ Rahim, Habibeh (2001). "Understanding Islam". The Furrow. 52 (12): 670–674. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Reinhart, Kevin (1990). "Impurity/No Danger". History of Religions. 30 (1): 1–24. doi:10.1086/463212. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sibley, Magda. "The Historic Hammams of Damascus and Fez: Lessons of Sustainability and Future Developments". The 23rd Conference on Passive and Low Energy Architecture. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Ghazali, Abu Hammid (1975). The Mysteries of Purity: Being a Translation with Notes of the Kitāb Asrār Al-ṭahārah of Al-Ghazzāli's Iḥyāʼ ʻulūm Al-dīn. Lahore: Muhammad Ashraf. fq. 51. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Nkrumah, Gamal (23 korrik 2009). "Tales from the Hammam". Al-Ahram Weekly. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)