Andrea Ranocchia
Ranocchia me Interin në 2011 | |||
Të dhënat vetjake | |||
---|---|---|---|
Datëlindja | 16 shkurt 1988 | ||
Vendlindja | Assisi, Itali | ||
Gjatësia | 1.95 m (6 ft 5 in) | ||
Pozicioni | Qëndër-mbrojtës | ||
Të dhënat e klubit | |||
Klubi aktual | Monza | ||
Numri | 13 | ||
Karriera me të rinjtë | |||
1998–2004 | Perugia | ||
2004–2006 | Arezzo | ||
Karriera me klube* | |||
Vitet | Klubi | Ndeshje | (Golat) |
2006–2008 | Arezzo | 56 | (1) |
2008–2011 | Genoa | 16 | (2) |
2008–2010 | → Bari (huazim) | 34 | (3) |
2011–2022 | Internazionale | 170 | (9) |
2016 | → Sampdoria (huazim) | 14 | (0) |
2017 | → Hull City (huazim) | 16 | (2) |
2022– | Monza | 0 | (0) |
Karriera ndërkombëtare‡ | |||
2007 | Italia U20 | 3 | (2) |
2007–2010 | Italia U21 | 14 | (2) |
2010–2016 | Italia | 21 | (0) |
*Ndeshjet dhe golat me klubet llogariten vetëm për ligën vendase – redaktuar më 29 qershor 2018 ‡ Ndeshjet dhe golat me ekipin kombëtar të redaktuar më 29 mars 2016 |
Andrea Ranocchia (Italisht anˈdrɛa raˈnɔkkja; lindur më 16 Shkurt 1988) është një futbollist profesionist italian i cili luan si qëndër mbrojtës për klubin italian Monza.
Pas mbërritjes te Interi, ai u konsiderua nga legjenda Marco Materazzi si pasardhësi i tij, duke bërë që Ranocchia të merrte numrin 23 që e kishte pasur vetë Materazzi gjatë kohës te Inter.[1] Javier Zanetti, kapiteni historik, pas tërheqjes nga futbolli në fund të sezonit 2013–14, në një intervistë më 27 maj 2014, tha se Ranocchia duhet të jetë kapiteni i ardhshëm i klubit.[2][3]
Karriera me klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vitet e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindur në Assisi, Itali, Ronacchia filloi të luajë futboll me skuadrën e të rinjëve të Bastia Umbra.
Arezzo
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ranocchia u rrit në sektorin e të rinjëve të Perugias.[4] Në sezonin 2006–07, nën drejtimin e trajnerit Antonio Conte, ai bëri debutimin e tij në Serie B në moshën 18 vjeçare dhe gjatë gjithë sezonit luajti 24 ndeshje dhe shënoi 1 gol. Pavarësisht se Arezzo ra nga kategoria, ai qëndroi te klubi për të luajtur edhe sezonin tjetër në Serie C1.[5]
Bari
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në verën e vitit 2008, ai u ble nga klubi i Serie A, Genoa i cili e huazoi atë menjëherë në klubin e Serie B Bari, ku ai gjeti trajnerin e tij të vjetër Conte. Ai u vendos si titullar në pjesën më të madhe të sezonit duke luajtur 17 ndeshje dhe duke shënuar 1 gol. Pas përfundimit të sezonit, Genoa e huazoi atë te Bari edhe për sezonin tjetër.[6]
Më 23 gusht 2009, në moshën 21 vjeçare, ai bëri debutimin e tij në Serie A në barazimin 1–1 në San Siro kundër kampionëve në fuqi të Interit. Më 18 Tetor, në Stadio Marcantonio Bentegodi, ai shënoi golin e parë në Serie A në fitoren 2–1 kundër Chievo Veronës. Ai shënoi golin e dytë të sezonit më 6 Dhjetor 2009 në humbjen 3–2 kundër Napolit jashtë fushe. Në ndeshjen e fundit të raundit të parë të ligës më 10 Janar 2010, ai pësoi një dëmtim të rëndë në ligamentet e këmbëve duke bërë që ai të humbiste pjesën tjetër të sezonit.
Genoa
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1 Korrik 2010, ai u rikthye te Genoa. Pas një lidhje me Interin në shkurt 2010, klubet bënë një marrëveshje duke bërë që sulmuesi i ri Mattia Destro të ishte pjesë e marrëveshjes.[7] Transferimi u bë zyrtar më 20 korrik 2010, me Interin që mori gjysmën e kartonit të Ranocchias për 6,5 milion € dhe dërgoi në huazim sulmuesin Destro te Genoa me një mundësi për ta blerë në fund të sezonit.[8] Ranocchia u dërgua në huazim te Genoa për sezonin 2010–11.[9]
Ranocchia bëri debutimin e tij me Genoan në ndeshjen e parë të sezonit në Serie A më 28 gusht kundër Udineses ku Genoa fitoi me rezultatin 1–0 jashtë fushe. Ai shënoi golin e parë me fanellën e Genoas më 14 nëntor 2010 në fitoren 1–0 kundër Cagliarit. Më 5 dhjetor 2010, ai shënoi golin e dytë me fanellën e Genoas duke kontribuar në fitoren 3–1 jashtë fushe kundër Lecces.[10] Ai u largua nga Genoa në Janar 2011 pasi e mori Interi duke e mbyllur pjesën e parë të sezonit me 2 gola në 17 paraqitje.
Internazionale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 27 dhjetor 2010, Inter bleu kartonin e plotë të tij nga Genoa për 12,5 milion € (duke e bërë vlerën totale 19 milion €), gjë që u konfirmua edhe nga vetë presidenti i Genoas Enrico Preziosi i cili gjithashtu shprehu kënaqësinë e tij për të bërë bisnez me Interin. Presidenti i interit, Massimo Moratti, foli për transferimin e tij në Sky Italia duke thënë: "Më në fund një italian. Ne duhej t'i vinim syt atij më parë. Është një projektin tonë të lojtarëve të rinjë". Më 9 janar 2011, Ranocchia bëri debutimin e tij zyrtarë me Interin në ndeshjen kundër Catanias në Serie A ku Inter fitoi me rezultatin 2–1. Ai gjithashtu bëri debutimin e tij në Ligën e Kampioneve kundër gjermanëve të Bayern München në ndeshjen e parë të raundit të 16 ku Inter humbi me rezultatin 1–0.
Ranocchia u vendos si kapiteni i ri i Interit për sezonin 2014–15 si zëvëndësuesi i të pensionuarit Javier Zanetti.[11] Ai shënoi golin e parë si kapiten i Interit më 30 nëntor, një gol të barazimit të përkohshëm i shënuar me kokë në zhvillimet e një korneje, në humbjen 4–2 kundër Romës në Stadio Olimpico.[12]
Monza
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 21 qershor 2022, Ranocchia u transferua te Monza duke firmosur një kontratë dy-vjeçare; ai u bë blerja e parë e klubit si një klub i Serie A.[13]
Karriera ndërkombëtare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ranocchia bëri debutimin e tij me Italinë nën-21 në një ndeshje miqësore kundër Francës nën-21. Ai gjithashtu mori pjesë në Kampionatin Evropian nën-21 2009.
Ai bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë më 17 nëntor 2010 në një ndeshje miqësore kundër Rumanisë.
Ranocchia ishte i përfshirë në listën e 30 lojtarëve të thirrur nga trajneri Cesare Prandelli për të luajtur në Kupën e Botës 2014, por në u përfshi në listën përfundimtare prej 23 lojtarësh.[14]
Më 4 Shtator 2014, ai u rikthye në kombëtare duke luajtur 90 minuta në miqësoren kundër Hollandës që përfudnoi me fitoren 2–0; kjo ishte ndeshja e parë nën drejtimin e Antonio Contes, i cili mori detyrën pas largimit të Cesare Prandellit.[15] Ranocchia gjithshtu luajti 90 minuta edhe në ndeshjen e parë kualifikuese të Euro 2016 ku Italia mposhti me rezultatin 2–0 në transfertë Norvegjinë duke marrë fitoren e parë në Oslo që nga viti 1937.[16]
Stili i lojës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ranocchia është një qëndër-mbrojtës i madh, i fortë dhe me fizik të mirë, i cili ka njohuri taktike dhe përqëndrim, si dhe aftësi për të lexuar lojëm dhe për të kryer ndërhyrje në kohën e duhur.[17][18][19][20] Ai më shumti ka marrë vlerësime për luftën në ajër, e cila e ka bërë një kërcënim për mbrojtjet kundërshtare në rastet e goditjeve nga këndi dhe të lira. Kjo ka bërë që Marco Materazzi të deklarojë se Ranocchia është pasardhësi i tij pikërisht për këtë aftësi.[21] Një ish mesfushor sulmues, Ranocchia është komod në zotërimin e topit falë teknikës së tij dhe shpërndarjes së saktë, duke bërë që fillimisht ai të krahasohej me Alessandro Nestën.[17][18][20]
I konsideruar si një nga mbrojtësit italian më të talentuar të gjeneratës së tij në rininë e tij,[18] Ranocchia është vlerësua nga legjenda e Interit Javier Zanetti për lidershipin. Ishte pikërisht Ranocchia ai që trashëgoi shiritin e kapitenit pas tërheqjes së Zanettit.[17][22] Në shkurt 2019, aftësit e tij si udhëheqës morën vlerësime nga trajneri Luciano Spalletti, i cili deklaroi: "Ranocchia është kapiteni i vërtet pasi ai flet shpesh, mesazhet e të cilit në rrjetet sociale shkojnë te të gjithë. Ai është udhëheqësi që është në skuadër, por ju nuk e vini re atë, por gjatë kohërave të vështira ai del dhe thotë atë që duhet të thuhet."[23][24]
Statistikat e karrierës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klubi | Sezoni | Liga | Kupa | Evropa | Gjithsej | ||||
---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | Ndsh | Gola | ||
Arezzo | 2006–07 | 24 | 1 | 5 | 1 | – | 29 | 2 | |
2007–08 | 32 | 0 | – | – | 32 | 0 | |||
Gjithsej | 56 | 1 | 5 | 1 | – | 61 | 2 | ||
Bari | 2008–09 | 17 | 1 | 0 | 0 | – | 17 | 1 | |
2009–10 | 17 | 2 | 1 | 0 | – | 18 | 2 | ||
Gjithsej | 34 | 3 | 1 | 0 | – | 35 | 3 | ||
Genoa | 2010–11 | 16 | 2 | 1 | 0 | – | 17 | 2 | |
Gjithsej | 16 | 2 | 1 | 0 | – | 17 | 2 | ||
Internazionale | 2010–11 | 18 | 1 | 4 | 0 | 4 | 0 | 26 | 1 |
2011–12 | 12 | 1 | 3 | 0 | 2 | 0 | 17 | 1 | |
2012–13 | 32 | 2 | 3 | 1 | 10 | 0 | 45 | 3 | |
2013–14 | 24 | 1 | 2 | 1 | – | 26 | 2 | ||
2014–15 | 23 | 2 | 1 | 0 | 8 | 0 | 32 | 2 | |
Gjithsej | 109 | 7 | 12 | 2 | 24 | 0 | 147 | 9 | |
Gjithsej karriera | 215 | 13 | 19 | 3 | 24 | 0 | 260 | 16 |
Kombëtarja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Redaktuar më 5 korrik 2014[27]
Kombëtarja italiane | ||
---|---|---|
Viti | Ndsh | Gola |
2010 | 1 | 0 |
2011 | 7 | 0 |
2012 | 0 | 0 |
2013 | 4 | 0 |
2014 | 3 | 0 |
Gjithsej | 15 | 0 |
Trofe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Klube
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Bari
- Internazionale
Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimi Armando Picchi: 2010–2011
- Serie A Skuadra e Vitit (1): 2010–11
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Materazzi: "Cassano, uno vero Non fa male a chi crede in lui"" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 13 shtator 2012. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "Inter, Zanetti: "Ranocchia ha la stoffa del capitano. E Cambiasso..."" (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 27 maj 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "Serie A - Zanetti: "Io mai allenatore, Ranocchia capitano"" [Serie A - Zanetti: "Unë kurrë trajner, Ranocchia trajner"] (në anglisht). Eurosport. 27 maj 2014. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "Ranocchia a 360°: "Quella volta che feci da raccattapalle a Materazzi..."" (në italisht). Tuttomercatoweb.com. 12 shkurt 2011. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "Tutto Ranocchia: da Bastia Umbra all'Inter, fino ai... supermercati!". fcinternews.it (në italisht). 1 prill 2011. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ "IL GENOA PRENDE RANOCCHIA E LO DA' AL BARI" (në italisht). Genoa C.F.C. 11 korrik 2008. Marrë më 2 qershor 2014.
- ^ Graziano, Mirko (22 qershor 2010). "Maicon, ci sono solo due milioni fra l' Inter e il Real" [Maicon, jan vetëm dy milion ndërmjet Interit dhe Realit] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. Marrë më 20 korrik 2010.
- ^ "Mattia Destro on loan to Genoa" [Mattia Destro në huazim te Genoa]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 20 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2019. Marrë më 20 korrik 2010.
- ^ "Andrea Ranocchia signs five-year contract" [Andrea Ranocchia firmos një kontratë pesë-vjeçare]. inter.it (në anglisht). F.C. Internazionale Milano. 21 korrik 2010. Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2019. Marrë më 21 korrik 2010.
- ^ "Lecce 1-3 Genoa" (në italisht). Lega Serie A. 5 dhjetor 2010. Arkivuar nga origjinali më 18 qershor 2015. Marrë më 5 dhjetor 2010.
- ^ "New Inter captain Rocchia keen to emulate Zanetti" [Kapiteni i ri i Interit Ranocchia i prirur të imitojë Zanetti] (në anglisht). Sportal. 17 korrik 2014. Arkivuar nga origjinali më 26 korrik 2014. Marrë më 17 korrik 2014.
- ^ ""Rrebesh" golash në "Olimpiko", Pjaniç mund Interin". Panorama Sport. 1 dhjetor 2014. Marrë më 1 dhjetor 2014.
- ^ Igli Nikolli (17 qershor 2022). "Berlusconi-Galliani bindin ish-kapitenin e Interit, do firmosë dy vite me Monzan". Supersport.al. Marrë më 21 gusht 2022.
- ^ "World Cup 2014: Striker Giuseppe Rossi in Italy's provisional squad" [Kupa e Botës 2014: Sulmuesi Giuseppe Rossi në listën paraprake të Italisë] (në anglisht). BBC Sport. 13 maj 2014. Marrë më 11 korrik 2014.
- ^ Jeton Stamolla (4 shtator 2014). "Konte e ringjall Italinë, mund Holandën në 10′". Panorama Sport. Marrë më 5 shtator 2014.
- ^ "Italia një "autoblindë", çan edhe në Novergji". Panorama Sport. 10 shtator 2014. Marrë më 11 shtator 2014.
- ^ a b c "Inter, Zanetti: "Ranocchia ha la stoffa del capitano. E Cambiasso..."" [Inter, Zanetti: "Ranocchia ka strukturën e kapitenit. Dhe Cambiasso..."] (në italisht). La Gazzetta dello Sport. 27 maj 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
- ^ a b c Adam Digby (14 janar 2016). "Andrea Ranocchia: The Liverpool target once considered one of Italy's next best defenders" [Andrea Ranocchia: Objektivi i Liverpoolit që njëherë e një kohë konsiderohej si mbrojtësi më i mirë i ardhshëm i Italisë] (në anglisht). FourFourTwo. Marrë më 11 gusht 2016.
- ^ Antonio Labbate (31 korrik 2012). "Ranocchia needs Inter faith" [Ranocchia ka nevojë për besimin e Interit] (në anglisht). Football Italia. Marrë më 12 gusht 2016.
- ^ a b "L'hit parade dell'acquisto in Italia per "Mirror"" [Parada hit e blerjes në Itali për "Mirror"] (në italisht). Panorama.it. Arkivuar nga origjinali më 2 shkurt 2017. Marrë më 1 shkurt 2017.
- ^ "Materaci: Unë dhe Mou një ditë do të drejtojmë Interin". Panorama Sport. 14 shtator 2012. Marrë më 15 janar 2020.
- ^ "Serie A – Zanetti: "Io mai allenatore, Ranocchia capitano"" [Serie A – Zanetti: "Unë kurr trajner, Ranocchia kapiten"] (në italisht). Eurosport. Arkivuar nga origjinali më 20 tetor 2014. Marrë më 11 tetor 2014.
- ^ "Inter Coach Spalletti: "The Real Captain Is Andrea Ranocchia, Icardi Is Injured"" [Trajneri i Interit Spalletti: "Kapiteni i vërtet është Andrea Ranocchia, Icardi është i dëmtuar"] (në anglisht). Sempre Inter. 16 shkurt 2019. Marrë më 22 shkurt 2019.
- ^ Ivan Cardia (16 shkurt 2019). "Spalletti su Icardi: "Abbiamo tanti leader. Handanovic, Ranocchia, Borja"" [Spalletti për Icardin: "Kemi shumë udhëheqës. Handanovic, Ranocchia, Borja"] (në italisht). Tuttomercatoweb.com. Marrë më 22 shkurt 2019.
- ^ "Andrea Ranocchia" (në anglisht). ESPN FC. Marrë më 8 nëntor 2019.
- ^ "Andrea Ranocchia" (në anglisht). Soccerway. Marrë më 8 nëntor 2019.
- ^ Benjamin Strack-Zimmerman. "Andrea Ranocchia" (në anglisht). National Football Teams. Marrë më 5 shtator 2014.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Profili zyrtar në Facebook
- Ranocchia tek Soccerway.com
- Profili Arkivuar 11 tetor 2014 tek Wayback Machine tek Goal.com
- Andrea Ranocchia tek UEFA.com
- Andrea Ranocchia Arkivuar 14 shtator 2014 tek Wayback Machine tek FIFA.com
- Lindje 1988
- Njerëz që jetojnë
- Futbollistë italianë
- Futbollistë në kombëtaren italiane
- Futbollistë në A.S. Bari
- Futbollistë në Genoa C.F.C.
- Futbollistë në F.C. Internazionale Milano
- Futbollistë në Hull City A.F.C.
- Futbollistë në U.C. Sampdoria
- Futbollistë në A.C. Monza
- Futbollistë në Serie B
- Futbollistë në Serie C1
- Futbollistë në Serie A
- Futbollistë në Premier League