Javi Martínez

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Javi Martínez
Javier Martinez enhanced.jpg
Martínez përpara një ndeshje me Spanjën U–21
Të dhënat personale
Emri i plotë Javier Martínez Aginaga
Data e lindjes 2 Shtator 1988 (26 vjeçar)
Vendi i lindjes Estella, Spanjë
Gjatësia 1.90
Pozita ne fushë Mesfushor–Mbrojtës
Informacionet për klubin
Klubi aktual Bayern München
Numri 8
Kariera në rini
1993–1995 Berceo
1995–1997 Logroñés
1997–2000 CD Arenas
2000 Izarra
2001–2005 Osasuna
Kariera profesioniste*
Vitet Klubi Ndesh. (Gls)
2005–2006 Osasuna B 32 (3)
2006–2012 Athletic Bilbao 201 (22)
2012– Bayern Munich 35 (3)
Ekipi kombëtar
2005 Spanja U–17 5 (0)
2006–2007 Spanja U–19 5 (0)
2007–2011 Spanja U–21 24 (1)
2012 Spanja U–23 4 (1)
2010– Spanja 14 (0)
* Ndeshjet dhe golat në nivelin profesionist, vetëm në ligën vendase deri në daten 00:00, 10 Gusht 2013 (UTC).

† Ndeshje (Gola).

‡ Ndeshjet dhe golat në kombëtare deri më 00:00, 15 Gusht 2013 (UTC)

Javier "Javi" Martínez Aginaga (lindur më 2 Shtator 1988) është një futbollistë spanjoll që luan aktualisht me Bayern MunichBundesligë dhe me kombëtaren Spanjolle. Pozicioni i tij i zakonshëm është mesfushor i tërhequr, por Martínez mund të luaj edhe në qëndër.

Ai u bashkua me Athletic Bilbao në vitin 2006 përpara ditëlindjes së tij të 18, ai u bë një nga lojtarët më të mirë të klubit duke luajtur 251 ndeshje zyrtare gjatë gjashtë sezoneve në La Liga, duke shënuar edhe 26 Gola. Ai u transferua tek Bayern Munich për 40 Milion , dhe që në sezonin e parë fitoi Bundesligën, Champions League dhe DFB–Pokal duke realizuar "Tripletën" e parë në karrerën e tij dhe në historinë e Bayernit.

Ai është një lojtar i kombëtares Spanjolle që nga viti 2010, ai gjithashtu ka qënë pjestar i skuadrës në fitimin e Kupës së Botës 2010 dhe Euro 2012.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

Athletic Bilbao[redakto | redakto tekstin burimor]

Martínez ka lindur në Estella-Lizarra, Navarre. Athletic Bilbao e bleu atë që në moshën 17 vjeçare në verën e vitit 2006 për 6 Milion nga skuadra e Osasunas [1]. Ai nuk kishte luajtur asnjë ndeshje me skuadrën e parë.

Më 27 Gusht 2007, Martínez bëri debutimin e tij me klubin në barazimin 1–1 kundër Real SociedadStadiumin San Mamés. Martínez më pas u bë një lojtar i formacionit të parë që në sezonin e debutimit të tij duke treguar një shumë të mirë. Më 16 Dhjetor 2006, Martínez shënoi 2 Gola në fitoren 2–0 kundër Deportivo la Coruña, këto ishin Golat e parë të Martínezit me skuadrën e Athletic Bilbao. Ai e përfundoi sezonin e parë me 35 ndeshje dhe 3 Gola në La Liga, gjithashtu ai luajti edhe një ndeshje në Copa del Rey.

sezonin 2009–10, Martínez ishte motorri i mesfushës së Athletic Bilbao duke luajtur 46 ndeshje dhe duke shënuar 9 Gola. Ai vendosi një rekord personal duke e kaluar numrin e Golave të shënuar sezonin 2008–09 (5). Në atë sezon, Athletic Bilbao siguroi edhe kualifikimin në UEFA Europa League. Në sezonin 2011–12, trajneri i ri, Marcelo Bielsa e zhvendosi në qëndër të mbrojtjes [2]. Paraqitjet e mira të tij në sezonin 2009–10 bënë që klube si Manchester City, Real Madrid dhe Barcelona të tregonin interes për të.

Bayern Munich[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 29 Gusht 2012, pasi Bayern Munich pagoi klauzolën e lirimit të kontratës për 40 Milion , Martínez nënshkroi një kontratë 5 vjeçare me klubin gjerman [3]. Ai ishte transferimi më i shtrejntë në historinë 50 vjeçare të Bundesligës [4].

Ai bëri debutimin e tij zyrtarë më 2 Shtator - ditën e 24 vjetorit të lindjes së tij – duke zëvëndësuar Bastian Schweinsteiger në minutën e 77 në fitoren e Bayernit 6–1 kundër VfB Stuttgart [5]. Më 24 Nëntor, ai shënoi Golin e tij të parë me Bayernin me një rrofeshatë në fitoren 5–0 kundër Hannover 96 [6].

Martínez shënoi Golin e dytë me Bayernin në fitoren 6–1 kundër Werder Bremen më 23 Shkurt 2013, Goli erdhi pas një goditje dënimi të krosuar nga Arjen Robben, ai e gjuajti topin me kokë duke vendosur rezultatin 2–0 pas 30 minutave lojë [7]. Pas fitores fantastike kundër Barcelonës me rezultatin 4–0 në gjysmë–finalen e Champions Leagues më 23 Prill, ai u lavdërua nga shumë ekpertë futbolli, pasi ai u vlersua si njeriu kyç në prishjen e lojës tiki–taka të Xavit dhe Andrés Iniestës [8]. Në ndeshjen e fundit të kampionatit, ai shënoi edhe Golin e tretë në fitoren 3–4 me përmbysje kundër Borussia Mönchengladbach [9].

Më 30 Gusht 2013, Martínez shënoi një Gol vendimtar në minutën e 120 në finalen e Superkupës së Europës kundër Chelseas [10], ai shënoi pas një krosimi të Alabës dhe pas një ngatërrimi në fushën e lojës për ti dhënë Bayernit barazimin 2–2, Bayern Munich fitoi 5–4 me penallti dhe gjithashtu ishte trofeu i parë në historinë e klubit [11].

Më 13 Gusht 2014, në ndeshjen e parë të sezonit për DFL-Supercup kundër Borussia Dortmund, Martínez luajti ndeshjen si titullar për 31 minuta përpara se tëë zëvëndësohej me mbrojtësin Dante për shkak të një dëmtimi, megjithatë, Bayerni humbi ndeshjen me rezultatin 2–0 Dortmund duke humbur kështu superkupën për vitin e dytë rresht [12]. Pas ekzaminimeve të bëra, u konfirmua se Martínez do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth shtatë muaj [13].

Kombëtarja[redakto | redakto tekstin burimor]

Që në moshën 19 vjeçare, Martínez ka luajtur me kombëtaren Spanjolle U–21, ku ai ishte pjesë në 2009 Kampionatin Europian që u zhvillua në Suedi, Spanja U–21 u eleminua që në fazën e grupeve.

Më 20 Maj 2010, ai ishte një nga 23 lojtarët e zgjedhur nga trajneri Del Bosque për të luajtur me kombëtaren në Kupën e Botës 2010Afrikën e Jugut [14]. Më 29 Maj, ai bëri debutimin e tij zyrtarë në një ndeshje miqësore të fituar me rezultatin 3–2 kundër Arabisë Suadite, ai hyri në minutën e 81 duke zëvëndësuar mesfushorin e Barcelonës, Xavi. Më 3 Qershor, ai luajti një tjetër ndeshje miqësore kundër Koresë së Jugut, ai hyri sërisht si zëvëndësim me David Silvën dhe luajti 10 minuta.

Ai luajti sërish një ndeshje tjetër miqësore kundër Kilit më 25 Qershor, ai hyri sërisht si zëvëndësim në minutën e 70 në vend të Xabi Alonsos që u dëmtua, [15]. Ai u rikthye që të luante me kombëtaren U–212011 Kampionatin Europian ku Spanja U–21 fitoi në finale me Zvicrën U–21 me rezultatin 2–0, Javi Martínez ishte kapiten i skuadrës dhe një nga lojtarët më të mirë të turnamentit dhe u zgjodh edhe në formacionin më të mirë.

Javi Martínez ishte një nga 23 lojtarët që u zgjodhën nga Del Bosque për të luajtur në Euro 2012 që u zhvillua në Poloni dhe Ukrainë. Ai luajti vetëm një ndeshje në Grupin C kundër Irlandës së Veriut ku Spanja fitoi me rezultatin 4–0 [16]. Spanja u shpall fituese ku në finale mposhti Italinë me rezultatin 4–0. Del Bosque e ka përshkruar atë si një "Lojtar i kompletuar" dhe gjithashtu e ka krahasuar me Patrick Vieira [17].

Trofe[redakto | redakto tekstin burimor]

Martínez me trofeun e Euro 2012.

Skuadra[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri Athletic Bilbao
Flamuri Bayern Munich

Shteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Spanja U21
Spanja U19

Personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Statistikat[redakto | redakto tekstin burimor]

Redaktuar më 30 Gusht 2013

Skuadra Sezoni Kampionati Kupa Europa Total
Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola Ndeshje Gola
Athletic Bilbao
2006–07 35 3 1 0 - - 36 3
2007–08 34 0 2 0 - - 36 0
2008–09 32 5 9 1 - - 41 6
2009–10 34 6 1 1 11 2 46 9
2010–11 35 4 3 0 - - 38 4
2011–12 31 4 9 0 14 0 54 4
Bayern Munich 2012–13 27 3 5 0 11 0 43 3
2013–14 1 0 1 0 1 1 3 1
Total 229 25 31 2 37 3 297 30

Jeta personale[redakto | redakto tekstin burimor]

Vëllai i vjetër i Martínez, Álvaro, është gjithashtu futbollistë, ai luan në mbrojtje. Ai ka luajtur zakonnisht në kampionatet e niveleve të ulëta. Ai ka luajtur për Barakaldon 3 vite, dhe në vitin 2011 deklaroi tërheqjen nga futbolli [18][19].

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Athletic spend big on starlet. Sky Sports. 2 Korrik 2006. Retrieved 16 Shkurt 2010. 
  2. ^ Javi Martínez sueña con volver al centro del campo pero Bielsa le quiere de central (Spanjisht). El Confidencial (22 Janar 2012). Vizituar në 24 Janar 2012.
  3. ^ Bayern's record signing Spain international Martinez: I'm very happy. FC Bayern Munich (29 Gusht 2012). Vizituar në 29 Gusht 2012.
  4. ^ Javi Martinez bashkohet me Bayern Munich. ESPN Soccernet (29 Gusht 2012). Vizituar në 29 Gusht 2012.
  5. ^ Bayern Munich 6–1 VfB Stuttgart. ESPN Soccernet (2 Shtator 2012). Vizituar në 3 Shtator 2012.
  6. ^ Bayern hammer Hannover. ESPN Soccernet (24 Nëntor 2012). Vizituar në 24 Nëntor 2012.
  7. ^ Gomez stakes claim in Bayern rout. ESPN FC (23 Shkurt 2013). Vizituar në 18 Maj 2013.
  8. ^ Michael Cox (23 Prill 2013): Javi Martínez the key weapon as Bayern cut Barcelona down to size. The Guardian. Vizituar në 18 Maj 2013.
  9. ^ Borussia Monchengladbach 3–4 Bayern Munich. ESPN FC (18 Maj 2013). Vizituar në 18 Maj 2013.
  10. ^ Bayern mund Chelsean me peanllti në Superkupën e Europës. UEFA.com (30 Gusht 2013). Vizituar në 31 Gusht 2013.
  11. ^ Bayern tackle Chelsea in Prague Super Cup. UEFA.com. Vizituar në 26 Maj 2013.
  12. ^ Bajerni mposhtet 2-0, triumfon Dortmundi. Panorama Sport. 14 Gusht 2014. Retrieved 14 Gusht 2014. 
  13. ^ Bajerni, Havi Martinez do mungojë disa muaj. Panorama Sport. 14 Gusht 2014. Retrieved 14 Gusht 2014. 
  14. ^ Spain omit Marcos Senna from 2010 World Cup squad. BBC Sport (20 Maj 2010). Vizituar në 20 Maj 2010.
  15. ^ Chile 1–2 Spain. BBC Sport. 25 Qershor 2010. Retrieved 3 Korrik 2012. 
  16. ^ Spain turn on style to eliminate Ireland. UEFA.com. 14 Qershor 2012. Retrieved 3 Korrik 2012. 
  17. ^ Del Bosque confident Bayern Munich will have 'plenty of fun' with Martinez. Goal.com (18 Gusht 2012). Vizituar në 4 Janar 2013.
  18. ^ Javi Martínez, a Suráfrica (Spanish). Diario de Navarra (21 Maj 2010). Vizituar në 16 Gusht 2012.
  19. ^ Ya veras cómo pagas tú la cena (Spanish). Deia (23 Tetor 2010). Vizituar në 16 Gusht 2012.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]