Jump to content

Klubi Regbisë Tirana

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Klubi Regbisë Tirana
Pseudonimi(et)Legjenda Bardhë e Blu, Tirona
ThemeluarGusht 2013
StadiumiSelman Stërmasi
Kapaciteti12,724 vende[1]
PronariXhino Drangu
TrajneriAdam Vernon
Ngjyra shtëpi

Klubi Regbisë Tirana ose KR Tirana (English:Tirana Rugby Club) është një klub regbie me qendër në Tiranë, Shqipëri. Krijuar më gusht 2013, KR Tirana është klubi i parë dhe më i vjetri në Shqipëri.[2][3][4]

Në vitin 2011, disa djem vendosën të promovojnë regbinë si një sport krejt të ri në Shqipëri. Ndeshja e parë u organizua në 4 gusht 2013, me pjesëmarrjen e disa lojtarëve te Klubit të Regbisë Tirana dhe disa emigrantëve nga Italia. Organizimi ishte një event promocional në Stadiumin Selman Stërmasi.

Në gusht 2012, Ekipi fillestar filloi si “Tirana Lions Rugby Club” dhe më vonë u bë “Klubi Regbisë Tirana”. Klubi u formua me përpjekje të përbashkët të; Stiljan Sala, Xhino Drangu, Mariglen Nezaj dhe Kein Turdiu. Përfaqësonte një përpjekje vërtet pioniere ku përpjekja e të lartpërmendurve ishte që të sillnin regbin tek të rinjtë kryeqytetas. Ndonëse një sport me një kulturë të panjohur më parë, numri i lojtarëve nga shkolla të ndryshme rritej vazhdimisht.

Xhino Drangu dhe Adam Vernon ishin dy njerez që punuan dhe u përpoqën fort për të hedhur hapat e parë të kësaj loje, gjë që më pas e bëri dhe rekrutimin më të lehtë. Të tjerë lojtarë u afruan në klub. Drangu ka pasur një ekperiencë 5-vjeçare në Britani. Ai u bë trajneri i parë i KR Tirana më 2013. Ai ndihmoi lojtarët të fillonin të kuptonin e të luanin sportin e regbisë në menyrë të mirëfilltë. Me kalimin e kohës, pasi skuadra u bë më solide erdhi momenti për ndeshjen e parë miqësore ndaj klubit KR Kosova Roosters. Në vitin 2014 Adam Vernon u bë trajneri i dytë i skuadrës. Adam është me origjinë angleze dhe ka luajtur regbi në nivele të larta. Në vitin 2014 u zhvillua ndeshja e dytë miqësore, po kundër KR Kosova Roosters, prapë në Tiranë. Në fillim të vitit 2015 u bë aplikimi në gjykatë për ligjërimin dhe regjistrimin e skuadrës. Pas shumë përpjekjesh, u arrit me sukses të bëhet regjistrimi dhe të merrej statusi "Shoqatë jofitimprurëse". Po në këtë vit, përpos regbi-t ekipi mori pjesë dhe në ndeshjen e parë të kriketit, zhvilluar në Shqipëri, ndeshje e organizuar me mbështetje nga pjesëtarë të Ambasadës Britanike dhe "Crown Agents".

Në vitin 2015 KR Tirana mori pjesë në një turne organizuar në Kosovë. Në këtë turne merrnin pjesë 3 skuadra:

KR Tirana (Shqipëri)

KR Kosova Roosters (Kosovë)

Kibubu RC (Belgjikë)

Në fund të veprimtarisë, Tirana u rendit e treta. Po në vitin 2015 u luajtën 2 ndeshje të tjera miqësore kundër KR Podgorica nga Mali i Zi. Edhe pse u humbën me rezultate të thella, këto ishin dy ndeshje shumë të vlefshme përsa i përket eksperiencës, sepse një pjesë e mirë e lojtarëve malazezë luanin për ekipin Kombëtar të Malit të Zi. Ndeshja e parë u luajt ne Shqiperi dhe e dyta në Mal të Zi.

Duke pasur parasysh ekzistencën e një ekipi kompakt dhe lidhjet e krijuara me ekipe të tjera, u hodh ideja që të luhej kupa e parë mes skuadrave shqiptare në trojet e Shqipërisë etnike. Kupa u quajt "Kupa Skënderbe" dhe pjesëmarrësit e parë ishin vetëm 2 skuadra; KR Tirana dhe KR Kosova Roosters. Në këtë kupë mund të marrë pjesë çdo skuadër me origjinë shqiptare nga trojet e Shqipërisë etnike. Këtë vit kupa konsiston në 3 ndeshje në një kohështrirje 1-vjeçare , ku fitues shpallet ekipi që fiton 2 ndeshje. Ndeshja e parë ishte më 28 nëntor 2015 dhe KR Tirana e fitoi me rezultatin 24-10. Ndeshja e dytë do luhet në prill 2016, në Prishtinë.

Planet e së ardhmes

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Me rritjen në numër të ekipit kryeqytetas, synohet gjetja e një rivali serioz për të zhvilluar miqësore të tjera. Synimi kryesor i KR Tirana është zhvillimi i sportit të regbisë në Shqipëri dhe, si skuadra e parë dhe e vetme e këtij sporti në Shqipëri, përhapja e këtij sporti mbetet një obligim i rëndësishëm. Një tjetër synim është krijimi i ekipeve të tjera regbi në Shqipëri. Një hap i rëndësishëm i ndërmarrë është krijimi i marrëdhënieve me ekipe ndërkombetare, pikërisht realizimi i binjakëzimit me 2 ekipe italiane, L'Aquila dhe Gran Sasso, me të cilat po tentohet organizimi i eventeve dhe ndeshjeve të ndryshme në të ardhmen.

Numri Nënshtetësia Emri Mbiemri Pozicioni
1 Shqipëria Girsjan Priska Loose-head Prop
2 Shqipëria Aurel Gjeloshi Hooker
3 Shqipëria Ditmar Halla Tight-head Prop
4 Shqipëria Gjergji Bitani Second Row
5 Shqipëria Serxho Hatibi Second Row
6 Shqipëria Kein Turdiu Blank-side Flanker
7 Shqipëria Arnaldo Telo Open-side Flanker
8 Shqipëria Andi Bejo Number 8
9 Italia Luigi Sciorio Scrum-half
10 Shqipëria Olban Llapaj Fly-half
11 Shqipëria Ardit Suka Left Wing
12 Shqipëria Cristian Kondi Inside Center
13 Shqipëria Indrit Murgu Outside Center
14 Shqipëria Jon Gajo Right Wing
15 Shqipëria Mariglen Nezaj Full Back
16 Shqipëria Orest Bala Tight-head Prop
17 Shqipëria Fabian Thanasaj Second Row
18 Shqipëria Edvi Muça Loose-head Prop
19 Shqipëria Eugen Gucaj Second Row
20 Anglia Adam Vernon Fly-half
21 Shqipëria Silvio Cela Full Back
22 Turqia Oğulcan Yiğit Şatıroğlu Number 8
23 Shqipëria Dajan Shatraj Right Wing
24 Shqipëria Shaban Penxho Scrum-half
25 Shqipëria Orion Jucja Second Row
Pozicioni Emri
Presidenti i klubit Shqipëria Xhino Drangu
Trajneri i parë Anglia Adam Vernon
Koordinator i brendshëm Shqipëria Ditmar Halla
Koordinatori i jashtëm Shqipëria Mariglen Nezaj
Ekonomisti Shqipëria Kein Turdiu
Marketing Shqipëria Andi Bejo
Drejtor i Regbisë Shqiptare Republika e Irlandës Marty Lustiano
  1. ^ "World Stadiums – Stadiums in Albania". Worldstadiums.com. Arkivuar nga origjinali më 24 shtator 2019. Marrë më 26 korrik 2012. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Tirana Regbi Klub kthen sportin e munguar në kryeqytet". Arkivuar nga origjinali më 10 mars 2016. Marrë më 27 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Skuadra e pare e rugby-t ne Shqiperi". Arkivuar nga origjinali më 17 dhjetor 2017. Marrë më 27 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ "Rugby, l'incontro tra il Tirana Rugby Club e alcuni appassionati aquilani". Arkivuar nga origjinali më 5 mars 2016. Marrë më 27 shkurt 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)