Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut
Popullsia e përgjithshme | |
---|---|
509,083 (2002) <500,000 (2016) | |
Gjuhët | |
Shqip Gegë · Tosk | |
Fetë | |
Islami · Katolicizmi · Ortodoks |
Shqiptarët janë grupi i dyte me i madh etnik në Maqedoninë e Veriut. Numri i përgjithshëm i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut është 509,083 banorë, që përfaqëson rreth 25% të popullsisë. Shqiptaret jetojne kryesisht në pjesët veriperëndimore dhe perëndimore të vendit. Numri më i madh i shqiptarëve jeton në komunat: Tetovë (70%), Gostivar (82%), Dibër (58%), Strugë (57%), Kërçovë (55%), Kumanovë (30%) dhe Shkup (60%).[1]
Popullsia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shqiptarët janë popull autokton në Maqedoninë e Veriut. Në këtë të dhëne statistikore të vitit 1912 theksohet se në Maqedoninë e Veriut jetojnë 136.752 shqiptarë. Një të dhëne të tillë e demanton një demograf bullgar M. Selishcef duke thënë se në Maqedoninë e Veriut ka 194.195 shqiptarë (57.443 shqiptarë me pak). Në vitin 1912/1913 të dhënat nga perandoria turke, japin numrin e popullsise shqiptare në territorin e Maqedonisë së Veriut si: Tetovë, Shkup, Dibër, Kumanovë, Kërcovë, Ohër, Prilep, Resnjë dhe Manastir jetojne 230.357 shqiptarë. Në vitin 1900 ka pasur 52.000 torbesh në vitin 1921 nuk jepen të dhëna për numrin kësaj popullate sepse i kanë shënuar si Maqedon edhe pse janë me prejardhje shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 1948 në Maqedoni jetojnë 197.524 shqiptarë. Sipas regjistrimit të vitit 1953 në Maqedoninë e Veriut jetojnë 162.524 shqiptarë (koha e Rankoviqit , shpërngulja e shqiptarve në Turqi). Në bazë të regjistrimit të vitit 1994 jetojnë 441.104 shqiptare. Sipas regjistrimit të vitit 2001/2002 në Maqedoninë e Veriut jetojnë 509.038 shqiptarë.
Komunat me shumicë shqiptare në Maqedoninë e Veriut
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komuna e Zhelinës - 99.2%
- Komuna e Likovës - 97.4%
- Komuna e Bogovinës - 95.2%
- Komuna e Haraçinës - 93.8%
- Komuna e Sarajit - 91.5%
- Komuna e Tearcës - 84.4%
- Komuna e Vrapçishtit - 83.1%
- Komuna e Tetovës - 70.3%
- Komuna e Studeniçanit - 68.4%
- Komuna e Gostivarit - 66.7%
- Komuna e Bërvenicës - 61.6%
- Komuna e Dibrës - 58.1%
- Komuna e Çairit - 57.0%
- Komuna e Strugës - 56.8%
- Komuna e Kërçovës - 54.5%
Ish Komunat Shqiptare (1996 - 2004)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komuna e Çegranit - 99%
- Komuna e Xhepçishtit - 98%
- Komuna Shipkovica - 99%
- Komuna Sërmnova - 99%
- Komuna e Negotinës - 99%
- Komuna Llabunishti - 96%
- Komuna e Vërtokut - 99%
- Komuna Banjica e Poshtme - 80%
Ish Komunat Shqiptare (2004 - 2013)
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Komuna e Zajazit - 97.4%
- Komuna e Osllomejit - 98.39
Kultura dhe feja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Kulturalisht, shqiptarët në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë të lidhur ngushtë me shqiptarët e Kosovës e të Shqipërisë. Flamuri i përbashkët, himni kombëtar, historia e përbashkët, këngët popullore, gjuha, etj. janë vetëm disa nga veçoritë që vërtetojnë lidhjen e ngushtë mes shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe atyre në Kosovë e Shqipëri.
Shqiptarët e maqedonisë së Veriut flasin dialektin gegë të gjuhës shqipe, por në pjesët jugore të vendit shqiptarët flasin dialektin toskë. Në Maqedoninë e Veriut është i mundësuar arsimimi në gjuhën shqipe në të gjitha nivelet.
Islami është feja më e përhapur tek shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, me rreth 99%. Përveç myslimanëve ka edhe shqiptarë të krishterë që jetojnë në Maqedoninë e Veriut, që janë katolikë apo ortodoks.
Figura te shquara
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Moisi Arianit Golemi
- Mehmed Pashë Qyprilliu
- Nënë Tereza
- Familja Qiriazi
- Familja Gjika
- Luan Starova
- Arbën Xhaferi
- Blerim Xhemaili
- Josif Bageri
- Blerim Destani
- Adem Kastrati
- Zagorka Shuke
Politika
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Partitë politike shqiptar në Maqedonin e Veriut:
PPD - Partia për prosperitet demokratik
PDSH - Partia demokratike shqiptare
BDI - Bashkimi demokratik për intengrim
RDK - Partia Rilindja demokratike kombëtare
LRPDSH - Lëvizja për reforma PDSH
Besa - Lëvizja Besa
Uniteti - Partia Uniteti
DR - Demokracia e Re
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ilirët
- Dardania
- Shqipëria natyrale
- Mërgata shqiptare
- Republika e Iliridës
- Shqiptarët në Greqi
- Marrëveshja e Ohrit
- Shqiptarët në Kosovë
- Shqiptarët në Mal të Zi
- Gjuhët në Maqedoninë e Veriut
- Referendumi për autonomi teritoriale dhe politike
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Literatura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Brunnbauer, Ulf (2004). "Fertility, families and ethnic conflict: Macedonians and Albanians in the Republic of Macedonia, 1944-2002". Nationalities Papers (në anglisht). 32 (3): 565–598. doi:10.1080/0090599042000246406.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]