Jump to content

Chaitya

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çaitja)
Stupa në chaityan që ndodhet në Shpellat Bhaja

Një chaitya është një faltore ose holl lutjesh budist me një stupa në njërin skaj të saj.[1] Në tekstet moderne mbi Arkitekturën Indiane, përdoret shpesh termi chaitya-griha për të shënuar një sallë mbledhjeje ose holl lutjesh që bujt një stupa.

Rrjënojat e Chaitya-grihas në Lalitgiri, Odisha

Chaityat ndërtoheshin me gjasa për të mbajtur një numër të madh besimtarësh si dhe tu ofronin strehim atyre.[2] Chaityat e hershme, si Bijak ki Pahadi i Viratnagarit e atribuar perandorit Ashoka, u ndërtuan si struktura të ngritura me stupan e rrethuar nga një korridor procesional me kolonadë të mbyllur nga një mur i jashtëm me një holl mbledhjeje ngjitur me të.[2] Megjithatë, chaityat më spektakolare dhe më të shumta ishin të skalitura në shpellat shkëmbore. NJë praktikë e lashtë e Arkitekturës shkëmbore ka qenë një traditë e gjatë në Budizëm. Chaityat e lashta budiste mund të gjenden në zonat e thella të Maharashtras, vecanërisht në shpellat ashokane si ato Barabar. Chaityat më të hershme të skalitura në shkëmb, të ngjashme me ato të veçuara, konsistojnë në një dhomë të brendshme rrethore me kolona për të krijuar një kalim rrethor rreth stupas dhe një holl të jashtëm drejtëkëndor për mbledhjen e besimtarëve. Përgjatë kohës, muri që ndan stupan nga holli u hoq për të krijuar një holl absidal me një kolonadë rreth navatës dhe stupas.[3] Chaitya në Shpellat Bhaja u ndërtua në shekullin e I p.e.s. Ajo konsiston në një holl absidal me stupa. Kolonat janë të anuara nga brenda në imitim të kolonave prej druri që do të kenë qenë strukturalisht të nevojshme për të mbajtur çatinë. Tavani ishte në formën e një voze me mahi druri të vendosura në të. Muret ishin lëmuar në stilin Mauryan. Kishte një façatë thelbësisht prej druri. Një dritare e madhe në formë patkoi, dritarja-chaitya, ishte vendosur sipër qemerit të portës dhe e gjithë zona e portikut ishte e skalitur në imitim të një ndërtese shumë-katëshe me ballkone dhe dritare si dhe skulptura njerëzish që vëzhgonin skenën poshtë. Kjo krijonte pamjen e një banese të lashtë indiane.[3] Në Bhaja, si në chaityat e tjera, hyrja funksiononte si kufi midis të shenjtës dhe profanes. Stupa brenda hollit tashmë ishte plotësisht e hequr nga e shikimi i njerëzve nga jashtë. Në këtë kontekst, në shekullin e I të e.s., adhurimi i hershëm i stupas ndryshoi në adhurimin e imazhit të Budës. Chaityat ishin zakonisht pjesë e një kompleksi monastik, viharas.

Holl lutjesh (chaitya) në Shpellat Ajanta në Indi

Nepal, chaityat janë ndërtuar dhe adhuruar midis të tjerëve nga sherpat, magarët, gurungët, tamangët dhe newarët. Newarët në luginën e Katmandusë, kryesisht pas shekullit të XII, filluan të shtonin imazhe të katër Budave Dhyani në katër drejtimet e chaityas. Ato janë ndërtuar me llaç balte dhe gurë të skalitur mjeshtërisht. Ato thuhet se konsistojnë në pesë elemente bazë — toka, ajri, zjarri, uji dhe hapësira. Secila prej tyre është ndërtuar në kujtim të një personi të vdekur nga familja e tij ose saj. Mesatarisht, secila prej tyre është rreth 2.5 metra e lartë.

Nga ana arkitekturore, chaityat tregojnë ngjashmëri me konceptet e Arkitekturës Romake për kolonën dhe harkun. Murgjit ndërtuan shumë struktura që u skalitën nga një shkëmb i vetëm masiv, i kryer me çekiç dhe daltë. Këta janë të njohur si tempuj shpellorë. Rreth 1200 tempuj të tillë shpellorë u ndërtuan përgjatë Indisë. Më të rëndësishmet prej tyre janë Shpellat Karla, Shpellat Barabar, Shpellat Ajanta, Shpellat Ellora, Shpellat Udayagiri dhe Khandagiri, Shpellat Aurangabad dhe Shpellat Pandavleni. Ato ishin holle drejtëkëndore, me mure të brendshëm mjaft të lëmuar. Kishte një numër kolonash të mirë proporcionuara, përgjithësisht rreth 35 dhe një çati gjysëm-rrumbullake. Përballë një hyrjeje qëndronte një stupa. Të gjitha kolonat kishin kapitele në krye të tyre, me skalitje të një elefanti të gjunjëzuar, të hipura mbi baza në formë kambane. Kolonat kishin tre pjesë: mbështetjen, që është bazë që është e ngulur në tokë; boshti, trupi kryesor i kolonës që është i lëmuar dhe skalitur dhe kapiteli, kreu i kolonës ku janë skalitur figura kafshësh. Stupa në skaj të holli Chaitya ka një obrellë në krye. Kjo ombrellë sugjeron asocimin me Budizmin. Ndodhet një façatë e bërë me dru tiku, e cila e bën atë të duket sikur e gjithë struktura po qëndronte në kurrizin e elefanti me çatalle fildishi dhe zbukurime metalike. Chaityat ishin pothuajse 40 metra të gjata, 15 metra të gjera dhe 15 metra të larta.

  1. ^ "Shikarakuta (small temple) Chaitya". Asianart.com. Marrë më 24 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b D. Mitra: Buddhist Monuments; 1971, Sahitya Samsad: Calcutta; ISBN 0-89684-490-0
  3. ^ a b V. Dehejia: Early Buddhist Rock Temples; 1972, Thames and Hudson: London; ISBN 0-500-69001-4
  • V. Dehejia: Early Buddhist Rock Temples; 1972, Thames and Hudson: London; ISBN 0-500-69001-4.
  • V. Dehejia: Indian Art; 1997, Phaidon: London; ISBN 0-7148-3496-3.
  • D. Mitra: Buddhist Monuments; 1971, Sahitya Samsad: Calcutta; ISBN 0-89684-490-0.
  • Total History and Civics; A Morning Star Publishing; ICSE- IX standard.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]