Çaji turk

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Çaji turk

Çaji truk është lloj i çajit që është i njohur gjerësisht në Turqi dhe në diasporën turke, ashtu si edhe në Çipron Veriore dhe disa vende ballkanike.

Hyrje[redakto | përpunoni burim]

Çaydanlık alumini. Instrument unik i kuzhinës turke.

Çaji turk është çaj i zi i cili konsumohet pa qumësht, prodhohet në bregdetin e Detit të Zi, i cili ka klimë të mesme me reshje të lartë dhe tokë pjellore. Çaji truk përgatitet tipikisht me dy enë njëra mbi tjetrën (çaydanlık) të dizajnuara veçanërisht për përgatitjen e çajit. Uji vendoset për vlim në enë e poshtme që është më e madhe dhe pastaj pak nga ai ujë përdoret për të mbushur enën e vogël në maje dhe vendosen disa lugë të fletëve të çajit, duke prodhuar një çaj shumë të fortë. Kur servohet, uji i mbetur përdoret për të dobësuar çajin në bazë individuale, duke i dhënë secilin konsumues zgjidhjen në mes të çajit të fortë (Turqisht: koyu; që dmth  "i errët", tavşan kanı (që dmth: gjak i lepurit) -- një e kuqe në të kaftë ose të dobët (Turqisht: açık; që dmth "i ndritshëm"). Çaji pihet nga disa gota të vogla për tu shijuar i nxehtë duke i shtuar disa kube të panxhar sheqerit (Turqisht: kesme şeker).

Në vitin 2004 Turqia prodhoi 205,500 tone të çajit (6.4% e prodhimit total botëror të çajit), që e bën atë një nga tregjet më të mëdha në botë për çaj,[1] me 120,000 tone të konsumuara në Turqi, dhe pjesën tjetër të eksportuar.[2] Për më tepër, në vitin 2004, Turqia kishte kapitalin më të lartë të konsumimit të çajit në botë, me 2.5 kg për person—përcjell nga United Kingdom (2.1 kg për person).[3] Çaji rritet më së shumti në Provincën Rize në bregdetin e Detit të Zi.

Prapavija[redakto | përpunoni burim]

Çaji është pjesë e rëndësishme e kulturës turke, dhe pija e nxehtë më e konsumuar, pavarësisht historisë së gjatë të vendit me konsumimin e kafesë. Ofrimi i çajit për mysafirët është pjesë e mikpritjes truke. Çaji shpesh konsumohet nëpër shtëpi, dyqane dhe më së shumti në kıraathane, që është mbledhja shoqërore e burrave turk. Pavarësisht popullaritetit të tij, çaji u bë pije e konsumuar gjerësisht në Turqi vetëm në fillim të shekullit 20. Ai fillimisht hyri si një alternativë e kafesë, e cila u shtrenjtua në kohërat e pas Luftës së Parë Botërore. Pas humbjes së territoreve juglindore pas rënies së Perandorisë Osmane, kafeja u bë import i shtrenjtë. Me kërkesë të themeluesit të republikës, Ataturkut, turqit iu kthyen më shumë çajit për të cilin kishin burime të brendshme. Çaji turk tradicionalisht ofrohet në gota të vogla të cilat mbahen në hark, në mënyrë që të ruhen gishtat nga djegia, pasi çaji shërbehet i nxehtë. 

Çajërat herabal turk[redakto | përpunoni burim]

Në Turqi, çajërat herbal nuk konsiderohen si çajëra të vërtetë, por përdoren si çajëra mjekësor. Ata përdoren kryesisht nga turistët me mollë (elma çayı), kaçë (kuşburnu çayı), dhe lule bliri (ıhlamur çayı) duke u bërë aromatikët më të njohur. Çaji i urtë (ada çayı, që nënkuptohet si "çaji ishullor") është më i njohuri në regjionin e bregdetit mesdhetar. Në Turqi, çajërat herbal për shumicën e sëmundjeve mund të gjinden në dyqanet lokale herbale. Fletat e thata herbale, petalet, etj. shiten në fletë të pangjitura duke u akorduar me shijen dhe nevojën e secilit konsumtor.

Lidhje të jashtme[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ World tea production reaches new highs
  2. ^ About Turkey:Geography, Economics, Politics, Religion and Culture, Rashid and Resit Ergener, Pilgrims' Process, 2002, 0-9710609-6-7, p.g. 41
  3. ^ Second biggest Tea Market in the World