Jump to content

Çarshia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Çarshia, treg i mbuluar. Rrugë me dyqane në të dy anë varg njëri pas tjetrit.

Kuptimi i parë i fjalës çarshi është pazar i një qyteti, ku dikur (nga shek. XVI) ushtroheshin zejtaria e tregtia, si dhe çdo veprimtari tjetër e rëndësishme publike që lidhej me jetën ekonomike-shoqërore dhe politike të vendit. Me zhvillimin dhe lulëzimin e qyteteve shqiptare në shek. XVII-XIX, çarshitë u pasqyruan dhe morën rëndësi të madhe. Çarshia më e rëndësishme me rreth 2000 dyqane ishte ajo e qytetitShkodrës, kurse në Rrafshin e Dukagjinit rëndësi të veçantë në shek. XVIII-XIX fitoi çarshia e Prizrenit me mbi 1000 dyqane dhe ajo e Gjakovës me rreth 700 dyqane. Çarshi të tjera të njohura kemi pasur në Elbasan, Berat, Korçë etj. Çarshia e Elbasanit e vendosur nga pjesa jugore e kalasë kishte 800 dyqane, sa edhe ajo e Korçës; kurse e Beratit arriti deri në 1000 dyqane. Thuajse të gjitha çarshitë e qyteteve shqiptare u pajisën në kohën e tyre me kulla sahatesh, minare e kupola xhamish.