Jump to content

Çiprian Nika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Çiprian Nikaj)
Çiprian Nika
Át, (OFM)
U lind më5 janar 1888
Shosh
Vdiq më1948
Shkodër
KombësiaShqiptar
Gjinitë letrarePublicistikë

Çiprian Nika (Shkodër, 19 korrik 1900 - 11 mars 1948) qe frat françeskan, mësues dhe publicist shqiptar. Hapja e procesit dioqezan për lumnimin e tij, u shpall më 10 nëntor të viti 2002, nga prefekti i asokohshëm i Kongregatës për Ungjillëzimin e Popujve, kardinali Kreshencio Sepe, gjatë kremtimit të Eukaristisë, në katedralen e Shkodrës. Lumnimi dhe pranimi si shenjtor ndodhi më 5 nëntor 2016, në sheshin para katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër.[1]

U lind në Shkodër me emrin e pagëzimit Dedë, i biri i Mëhill Nikës dhe Prendës së Ali Mirashit[2] nga fshati Celaj i Shoshit. Deda mbetet jetim nga e ëma kur qe pesë vjeç dhe një frat e afroi në Kuvendin e Françeskanëve në qytet.[3] U shqua si nxënës dhe duke pasë thirrjen shpirtërore për meshtar vendosi t'i kushtohej Urdhrit të Sh’Françeskut. Veshi zhgunin e më 16 tetor 1916. më 23 tetor 1917 bëri kushtet e përkohshme; më 16 shtator 1921, kushtet e përjetshme, ndërsa Meshën e parë e kremtoi më 25 korrik 1924.[2]

Përfundoi studimet e Larta Teologjike në Austri dhe më 26 korrik 1924, u shugurua meshtar në Romë, duke marrë emnin Çiprian, në Urdhnin e Fretënve të Vogjël, (O.F.M.). U kthye në Shkodër dhe u emërua profesor në liceun Illyricum. I dhënë pas muzikës, nën drejtimin e Át Martin Gjokës mori pjesë në orkestrën frymore të Françeskanëve që përbëhej prej rreth 40 vetësh, ku i binte flautit.[4]

Më 1939 u ndodh në postin e Provincialit, më 1943 kur u zgjodh P. Mati Prennushi, Nika qe guardian i provincës.

Me hyrjen e regjimit komunist, Nika u arrestua i akuzuar për fshehjen e armëve. Me datën 28 dhetor 1947, Trupi Gjykues dha vëndimin:

1. At Çiprian Nika nga Shkodra, me vdekje me pushkatim.
2. At Pal Dodaj nga Janjeva, Jugosllavi, me privim lirije përjetë.

Sekretari: T. Tukja, Antarë. B. Beqiri, A. Koroveshi dhe Kryetari Misto Bllaci, d.v. (Firmat).

At Çiprian Nika u pushkatua më 11 mars 1948, në orën 5 të mëngjezit, në Zallin e Kirit, në Shkodër, bashkë me vëllaznit e shokët e gjithë jetës.[4]

  1. ^ Flocchini, Emilia. "Beati Martiri Albanesi (Vincenzo Prennushi e 37 compagni)". Santiebeati. Marrë më 6 tetor 2017. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ a b Kurti, P. Donat (2003). Provinça Françeskane Shqiptare. Shkodër: Botime Françeskane. fq. 133. ISBN 99927-789-1-1. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Milani, Prelë (qershor 2015). "At Çiprian Nika ndër ma të diturit françeskan në fushën teologjike dhe filozofike" (PDF). shoqatadukagjini.com. Dukagjini, nr. 140. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Tedeschini, Paul. "Pushkatohet 61 vjet ma parë P. Çiprian Nika o.f.m". albemigrant2011.wordpress.com. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)