AKM (armë)
AKM | |
---|---|
![]() | |
Lloji | Pushke Sulmi |
Prejardhja | Bashkimi Sovjetik |
Historia në shërbim | |
Në shërbim | 1959–tani |
Historia e prodhimit | |
Dizajnuesi(t) | Mikhail Kalashnikov |
Dizajnuar | 1950 |
Prodhuesi | Izhmash, KM Poliçan, Tula arsenal, etj. |
Prodhuar | 1959-tani |
Nr. i ndërtuar | më shumë se 10,278,300 |
Variantet | AKMS, AKMP, AKML, AKMLP, AKMSP, AKMSU, AKMSN, AKMSNP, ASH-82(prodhim shqiptar)kopje e AKMS |
Specifications | |
Pesha | AKM: 3.1kg AKML: 3.80kg AKMS: 3.3kg AKMSN: 3.77kg AKMS: 3.8kg me karikator plot. |
Gjatësia | AKM, AKML: 880mm AKMS, AKMSN: 920mm qytë e zgjatur / 655mm qytë e mbledhur |
Barrel length | 415mm |
Cartridge | 7.62×39mm |
Action | Me Gaz |
Rate of fire | 600 fishekë/min |
Muzzle velocity | 715 m/s |
Effective firing range | 400 m,100–1,000 m me rregullim shënjimi |
Feed system | Kapaciteti i karikatorit standart 30 fishekë. Ka edhe me 10, 20, 40, 75, ose 100-fisheke (karikator rrethor) |
Sights | Shënjestruesi me 378 mm rreze shikimi |
AKM (Rusisht; Avtomat Kalashnikova Modernizirovanniy ose "Pushka automatike e modernizuar Kalashnikov") është një pushkë sulmi e kalibrit 7.62mm e projektuar nga Mihail Kallashnikovi. Është një version i përditësuar i AK-47, i zhvilluar në vitet 1950.
I futur në shërbim me Ushtrinë Sovjetike në 1959, AKM është varianti më i kudogjendur i serisë së armëve AK dhe ka gjendur përdorim të madh tek shumica e vendeve anëtare të ish Paktit të Varshavës dhe në shumë vende Afrikane dhe Aziatike aleate me BRSS. Prodhimi i këtyre armëve Sovjetike u bë në fabrikat Tula Arms dhe Izhmash në Rusi. AKM u prodhua në shumë vende aleate të BRSS-së, përfshirë edhe në Shqipëri ku u prodhua me emrin ASH-82 në Kombinatin Mekanik Poliçan. Ai u zëvendësua nga shërbimi në Ushtrinë Sovjetike nga AK-74 në fund të viteve 1970, por mbetet në përdorim në mbarë botën.
Detajet e projektimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]AKM është një pushkë sulmi automatike me kalibër 7.62×39mm. Ka veprim mbushjeje me gaz. AKM është e aftë të gradohet në mënyrë selektive, duke qëlluar në goditje të vetme ose automatike me shpejtësi prej 600 fishekë/min. Pavarësisht se u zëvendësua në fund të viteve 1970 nga AK-74 AKM është ende në shërbim në disa njësi rezervë ose të linjës së dytë në Ushtrinë Ruse po ashtu edhe në disa nga vendet e Europës Lindore.
Përmirësimi i AK-47
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]E krahasuar me AK-47, AKM ka shumë përmirësime dhe lehtësira në prodhimin në masë; disa pjesë dhe metoda montimi u realizuan me metoda të thjeshtuara prodhimi. Më kresorja, marrësi i çelikut i me metal të gërryer i AK-47 u zëvendësua nga çelik në formë U i stampuar në fletë çeliku. Si rezultat i këtyre modifikimeve, pesha e AKM u ul me rreth 1 kg, saktësia gjatë goditjes automatike u rrit dhe shumë probleme besueshmërie u hoqën. Tyta e kromuar si tek AK-47 u mbajt, një veti e zakonshme kjo në armët Sovjetike e cila i reziston përdorimit dhe korrozionit, sidomos në kushtet e ashpra dhe për shkak se në Bllokun Lindor përdorështë municion me mbushje korrozive.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]