Abdi Mati

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Kundëradmirali Abdi Mati ishte një ushtarak shqiptar dhe një nga specialistët më të mirë të Flotës Luftarake Detare (FLD). Abdi Mati kishte një arsim të plotë e kualifikim të shumanshëm në këtë fushë, pasi kishte mbaruar shkollën e mesme ushtarake në vitin 1936Romë, më pas futet e përfundon me rezultate shumë të mira Akademinë Mbretërore të Flotës në LivornoItalisë, shërben për disa kohë në kryqëzorin italianCadorna” 1941-1943 me detyre shturman, në mars të vitin 1943 kthehet në Shqipëri, ku lufton deri në çlirim të atdheut me armë në dorë kundër fashizmit e nazizmit. 22 shkurt 1943 - 31 gusht 1943 partizan në Çetën e Pezës, gusht 1943 - 10 shtator 1943 Komandant i çetës partizane Peqin Darsi të grupit partizan të Pezës, 11 shtator 1943 - 9 tetor 1943 komandan i batalionit të grupit partizan të Pezës, 10 tetor 1943 - 22 gusht 1944 Komandant i batalionit të tretë të brigadës së III-të partizane të UNÇLSH, 22 gusht 1944 - 5 shtator 1944 Komandant i batalionit të katërt të brigadës së XXIV partizane të UNÇLSH, 5 shtator 1944 - 1 janar 1945 oficer operativ i korpoarmatës së parë të UNÇLSH. Që nga 1 janari i vitit 1945 caktohet me urdhër të Komandantit të Përgjithshëm, gjeneral kolonel Enver HOXHA, shef i seksionit të marinës në MINISTRINË E LUFTËS DHE TË MBROJTJES KOMBËTARE me gradën kapiten i parë i marinës. Në 12 shkurt krijon pranë ministrisë së luftës dhe të mbrojtjes kombëtare SEKSIONIN E MARINËS. Në vitin 1957 caktohet kryetar i komisionit për çminimin e kanalit të Korfuzit. Në datë 8 korrik 1959 gradohet kundëradmiral me dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor Nr.2924. Në nëntor të vitit 1959 përfundon një kurs special (1958-1959) të komandantëve të flotave të Traktatit të Varshavës pranë Akademinë se Lartë të Flotës në Leningrad Më 4 dhjetor 1959 rimerr detyrën e shefit degës të flotës luftarake detare pranë ministrisë së mbrojtjes. Në periudhën dhjetor 1959-korrik 1961 ndodhin ngjarjet historike midis Flotës Luftarake Detare Shqipëtare dhe flotës luftarake të Bashkimit Sovjetik. korrik - shtator 1960 caktohet komandant i FLD. shtator 1960 - shtator 196l zevendës komandant i FLD. 4 korik 1961 me vendim të byrosë politike të KQ të PPSH kundëradmiral Abdi MATI ka detyrën e zevendës komandantit të FLD dhe i caktohet detyra speciale e komandantit të brigadës së nëndetseve. Sërisht në shtator 1961 kunderadmiral Abdi MATI është në detyrën e komandantit të Flotës Luftarake Detare të Shqipërisë deri në gusht të vitin 1975 kur lirohet nga detyra. “Kunderadmiral Abdi Mati ishte dhe mbetet njeriu i aftë, i përkushtuar që bëri e la shumë për Flotën Luftarake Detare”, - kujton mes të tjerave ushtaraku i FLD, Myfit Qorduka. U nda nga jeta më 4 shtator 1992. [1] [2] [3]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ http://www.gazetadita.al/ne-100-vjetorin-e-lindjes-te-kunder-admiralit-abdi-mati/
  2. ^ https://telegraf.al/dosier/dr-vangjel-kasapi-abdi-mati-admirali-qe-themeloi-floten-luftarake-detare/
  3. ^ https://www.qmksh.al/4-shtator-1992-vdiq-kunderadmirali-abdi-mati/