Abdullah Çatlı
Abdullah Çatlı | |
---|---|
Lindi | 1 qershor 1956 |
Vdiq | 3 nëntor 1996 Susurluk, Turqi |
Kombësia | Turk |
Profesioni | İdealist, Trafikanti i drogës, agjenti turk, kundër-kryengritëse |
Abdullah Çatlı (1 qershor 1956 – 3 nëntor 1996) ishte agjent turk i fshehur i qeverisë, dhe vrasës për Counter-Guerrilla.[1][2] Ai e udhëhoqi Ujqërit gri, një degë e të rinjve të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste (MHP) gjatë viteve të 1970.[3] Ai ishte i urdhëruar për t'i vrarë anëtarët e dyshuar të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe Ushtrisë Sekrete Armene për Çlirimin e Armenisë.
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Çatlı vdiq në një aksident rrugor më 3 nëntor 1996 në Susurluk, një qytezë në provincën Ballëkesir. Bashkë me të ishin Hüseyin Kocadağ (polic i famshëm), Sedat Bucak (Anëtar i Partisë Demokrate) dhe Gonca Us (e dashura e Abdullahut). Sedati ishte i vetmi person i cili shpëtoi aksidentit.
Në kohën e vdekjes së tij, Çatlı ishte i kërkuar për trafikim të drogës dhe për vrasje.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vajza e tij, Gökçen shkroi një biografi, duke iu referuar ditarëve që zgjasin dhjetë vjet prapa, në mënyrë që të korrigjohen pasaktësitë e supozuara që u qarkulluan pas vdekjes së tij.[4]
Një libër tjetër ishin shkruar nga Soner Yalçın dhe Doğan Yurdakul me titullin Reis: Gladio'nun Türk Tetikçisi ("Shefi: Vrasësi Turk i Paguar i Gladios").
Jeta personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Babai i Çatlı ishte Ahmet Çatlıoğlu. Ai ka pasur një vëlla Zeki. Abdullah Çatlı u martua me Meral Aydoğan më 10 gusht 1974.[5][6] Më 22 maj 1975, atyre i'u lindë një vajzë të cilët e quajtën Gökçen, e cila tani është studente e mjekësisë në marrëdhënie politike dhe ndërkombëtare.[7] Më vonë atyre i'u lindë edhe një vajzë , Selcen.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Jenkins, Gareth (28 dhjetor 2008). "Susurluk and the Legacy of Turkey's Dirty War". Terrorism Monitor (në anglisht). Jamestown Foundation. 6 (9). Marrë më 28 dhjetor 2008.
...Abdullah Catli, a wanted Mafia hitman and convicted heroin smuggler...
- ^ Korkmaz, Tamer (27 korrik 2008). "Kim, kimin nesi oluyor?". Yeni Şafak (në anglisht). Marrë më 28 dhjetor 2008.
Çatlı da NATO-ABD orijinli 'Mister Kontrgerilla'nın 'sağcı' tetikçisiydi.
(English Arkivuar 26 qershor 2015 tek Wayback Machine) - ^ Martin A. Lee, Les liaisons dangereuses de la police turque, Le Monde diplomatique, March 1997 (frëngjisht)
- ^ Özturk, Neslihan (3 korrik 1997). "Abdullah Catli's daughter to write book on her father". Hürriyet Daily News (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 28 qershor 2007. Marrë më 22 qershor 2017.
- ^ "Dügün Davetiyesi". Official Web site of Abdullah Çatlı (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 19 tetor 2008. Marrë më 1 janar 2009.
- ^ "FOTOĞRAF ALBÜMÜ". Official Web site of Abdullah Çatlı (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2008. Marrë më 1 janar 2009.
- ^ "Gökçen Çatlı hakkında (About G. atlı)". Official Web site of Abdullah Çatlı (në turqisht). Arkivuar nga origjinali më 22 nëntor 2008. Marrë më 1 janar 2009.