Afri-Cola
Afri-Cola është një pije e butë freskuese cola prodhuar në Gjermani. Paraqitja e pijes në treg është regjistruar në vitin 1931 nga kompania gjermane F. Blumhoffer Nachfolger GmbH. E njejta kompani gjithashtu ka prodhuar dhe pijen Bluna, një pije e butë me lëng portokalli. Sot kjo markë prodhimi i takon kompanisë Mineralbrunnen Überkingen-Teinach AG.
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në konkurencën e rëndë të viteve të gjashtëdhjeta Afri-Cola humbi ndikimin e vetë në tregun gjerman. Dizajneri komercial dhe fotografi Charles Wilp filloi marketing kampanjë për të ringritur fotografin e kësaj pije në sytë e konsumit gjerman. Sllogani i njohur është : "Gjithçka është në Afri-Cola...".
Sot të drejtat mbi pijet Afri-Cola dhe Bluna i mbanë Mineralbrunnen Überkingen-Teinach AG. Kjo kompani në vitin 1998 tentoi që të përdor emrin e kësaj marke që të kthej tregun e konsumatorëve në Gjermani, duke ofruar një shije të ndryshme të pijes nga origjinali. Gjithashtu pija përmbante gjer në vitin 1998 kofeinë në një sasi prej 250 mg/L që ishë shum e lartë. Në riparaqitjen e vitit 1998 pija përmbante kofein me një sasi prej 150 mg/L kështu që kjo sasi sipas rregullores nuk ka nevoj të rradhitet në listën e përbërjes në në shihe.
Për shkak të regimit jo të mirë të konsumit ndaj pijes kompania në vitin 2005 ngriti psasinë e kofeinës në pije në 200 mg/L kështu që kofeina duhej shenuar në listën e përbërjes së pijes. Por prap nuki plotësonte nevojat që plotësonte pija origjinale kështu që më 1 prill të vitit 2006 kompania u detyrua të e rikthej sasinë e kofeinës në atë origjinale prej 250 mg/L.
Afri-Cola jasht Gjermanisë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mesin e viteve të nëntëdhjeta të shekullit XX një kompani ameriaken filloi importimin e pijes Afri-Cola në Shtetet e Bashkuara duke distribuar më së shumti në Seattle. Pija ishte e njohur si "pije me përbërje më të lartë të kofeinës lejuar nga ligji dhe në pozitë për të konkuruar në treg me pijet me kofeinë të lartë si: Jolt Cola dhe Fukola Cola. Mineralbrunnen Überkingen-Teinach AG vetvetiu eksporton Afri-Cola në Austri, Francë, Arabi Saudite, Zvicer dhe në Çeki.
Marketingu
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]