Agim Vinca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agim Vinca
U lind në22 maj 1947
Kombësiashqiptar
Profesioniprofesor
shkrimtar
albanolog

Agim Vinca lindi më 22 maj 1947VeleshtëStrugës (Maqedoni). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa të mesmen në Strugë. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe i kreu në vitin 1970, në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, ku edhe magjistroi dhe doktoroi. Ka qenë profesor në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, ku ligjëronte Letërsinë e sotme shqipe.Tani është pensionuar dhe merret vetem me letërsi.

Agim Vinca është njëri nga poetët më të njohur bashkëkohorë shqiptarë dhe njëri ndër studiuesit më të dalluar të letërsisë shqipe. Agim Vinca merret edhe me përkthime letrare dhe shkrimin e veprave studimore për gjuhën dhe letërsine shqipe. Perkthimet e tij janë kryesisht nga gjuha franceze ne gjuhën shqipe. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Feniksi (poezi, 1972)
  • Bregu i mallit (poezi, 1975)
  • Në vend të biografisë (poezi, 1977)
  • Aspekte të kritikës sonë (studim, 1977)
  • Qasje (kritikë, 1980)
  • Buzëdrinas (poezi, 1981)
  • Struktura e zhvillimit të poezisë së sotme shqipe (1945-1980) (monografi historiko-letrare, 1985)
  • Iz savremene albanske poezije u Jugoslaviji (antologji, Sarajevë, 1985)
  • Arna dhe ëndrra (poezi, 1987)
  • Orët e poezisë (kritikë letrare, 1990)
  • Populli i pandalur (publicistikë, 1992)
  • Alternativa letrare shqiptare (kritikë letrare, 1995)
  • Kohë e keqe për lirikën (poezi, 1997)
  • Shqiptarët mes mitit dhe realitetit (publicistikë, 1997)
  • Dri' (poezi, përzgjedhje, Tiranë, 1999)
  • Sonet i vetmuar (poezi të vjetra dhe të reja, 2001)
  • Kurs i teorive letrare. Prej antikës deri te postmodernizmi (libër teorik, 2002)
  • Panteoni i ideve letrare (libër teorik, 2003)
  • Fije të pakëputura (sprova letrare dhe kulturore, 2004)
  • Kënga e hapur (antologji e komentuar, 2005)
  • Psalmet e rrënjës (poezi, 2007)
  • (Po)etika e fjalës, (publicistikë, 2010)
  • Arti i reagimit (publicistikë, 2011)
  • Muza e mëmëdheut (poezi, 2012)
  • Mashat (poezi, greqisht, 2015)
  • Une cloche à ton cou / Kambanë në qafë (poezi, frëngjisht, 2016)
  • Metoda letrare (libër teorik, 2016)
  • Nostalgji për kohërat e rrezikshme (poezi, 2017)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]