Agron Berisha

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Agron Berisha
U lind në27 shtator, 1955
Shkup, Maqedoni
VdiqGabim: Nevojitet datë e vlefshme vdekjeje (data e parë): data, muaji, viti
Kombësiashqiptar
ArsimiUniversitetin Giessen në Gjermani
Profesionikëngëtar
Vite aktiviteti1985–1999
Bashkëshorti/jaNaxhie Berisha

Agron Berisha lindi në Shkup më 27-09-1955. Agroni u rrit në një familje artdashëse dhe përparimtare .

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Babai i tij, Zijai, aktori i njohur teatral i cili më vonë u bë edhe drejtor i teatrit, zgjoi interes tek Agroni që nga fëmijëria, i cili së bashku me motrën e tij morën pjesë në shumë drama (radio drama), pika teatrale dhe shumë prezantime të tjera. Në shtëpinë e Agronit mbretëronte një atmosferë teatrale ku u dëgjoheshin vargjet e recituara, tingujt e muzikës instrumentale të kitarës dhe të pianos. Qysh në fëmijëri të hershme tek Agroni u shpreh talenti muzikor, kështu që në çdo program shkollor si dhe jasht oborrit të shkollës, Agroni ishte qendër e vemendjes .Talenti i lindur tek ai filloi të zhvillohet më tej duke u kthyer në dashuri dhe pasion, atë e arsyetoj me përkushtimin e tij të plot. Për Agronin, muzika dhe vet arti u bën si katalizator dhe stimulant parimor gjatë ciklit jetësor të tij, duke e kthyer atë në mjetin kryesor për ekzistencën e tij dhe të familjes. Ai prodhonte komponimet e tij nëpërmjet instrumentit me të cilin ai ishte ngushtë i lidhur, me kitarën, të cilën e përvetësoj që në fëmijëri. Në moshën 16 vjeçare fillon edhe bashkëpunimi i tij profesional, ndër të parët, me kompozitorin e ndjerë të mirënjohur Musa Piperku. Në këtë moshë Agroni bën regjistrimin e tij të parë në studion e Radio Shkupit dhe këngët e para që dalin janë: Si Vardari, Ndalu Pak, Ti Moj Vasho etj., kështu në vitin 1973 debiton në festivalin e atëhershëm me renome “Akordet e Kosovës” me këngën e Gazmend Zajmit. Këtu shpërblehet me çmimin për interprentimin më të mirë nga juria profesionale në ish-Jugosllavinë. Mjeshtëria dhe arma tjetër e Agronit ishte edhe komponimi, duke e dëshmuar këtë në këngët e tij të shumta, dhe jo vetëm ajo, por edhe për shumë artist shqiptarë. Sukseset e tija vijojnë edhe nëpër shumë festivale të tjera në ish Jugosllavinë duke u kurorëzuar me çmime të ndryshme si kompozitor ashtu edhe si këngëtarë. Ndër bashkëpunimet më të mëdha konsiderohet edhe bashkëpunimi me grupin e famshëm nga Bosnja “Bijelo Dugme” së bashku me Goran Bregoviqin. Në vitin 1985, në tregun e atëhershëm të ish. Jugosllavisë, lansohet albumi – LP (pllaka) në gjuhen serbo-kroate me titullin”AGRON” e distribuar nga shtëpia diskografike e njohur “Diskoton” i Sarajevës. Albumi përmbante 9 këngë. Pason album i njëjtë i cili përkthehet në gjuhën shqipe, për publikun shqiptar, i edituar në formatin e kasetës. Pas këtij albumi, pason album i radhës në gjuhën shqipe,në të cilin ka 8 këngë ndër të cilat veçohen “vetëm 5 minuta”, “promethe”, ”të dashurës” etj.

Me hapjen e kufijve të Shqipërisë në vitin 1991-1992, Agroni me kolegun e tij artistin Veli Sahiti, së bashku shkelin trojet e Shqipërisë. Më pas ata drejtohen në radio televizionin shtetërorë, ku prezantohen si artist shqiptarë nga Maqedonia dhe Kosova.

Më vonë, Agroni me iniciativën dhe dëshirën e tij të apasionuar që ky popull të ketë festivalin e parë oficial shqiptar, ai organizoi “Nota Festin” me ndihmën dhe përkrahjen e bashkëshortes së tij, si dhe mikut të tij Avni Aliut. Agroni vazhdoi me aktivitetet e shumta dhe me veprimtarinë e tij në sfidat që e prisnin.

Këngë Që ka kënduar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Adriatikut - Agron Berisha

Ëndërr - Agron Berisha

Ëngjëll Je - Agron Berisha

Dielli I Dha Ngrohtesine - Agron Berisha

Du Me T’marr - Agron Berisha

Edhe Nje Hap - Agron Berisha

Eja Vera - Agron Berisha

Emine - Agron Berisha

Era - Agron Berisha

Fato Fato - Agron Berisha

Fol Ti Moj Vjose - Agron Berisha

Gurbeti - Agron Berisha (Feat. Ismet Bexheti)

Hajt Se Bashku - Agron Berisha (Feat. Ismet Bexheti)

Hej Moj Vogelushe - Agron Berisha

Hej Une E Di - Agron Berisha

Hej, E Di Une E Di - Agron Berisha (Feat. Eroll Jakupi)

Idemo Na Jug - Agron Berisha (Feat. Enver)

Jehon Kenga - Agron Berisha (Feat. Foleja)

Kënga E çiftelisë - Agron Berisha Këngë Për Liri - Agron Berisha

Këngë Për Shqiptarinë - Agron Berisha

Kërkoj Yllin - Agron Berisha

Kenga E Tetoves - Agron Berisha

Kenge Kurbeti - Agron Berisha

Kosove Bije E Ballkanit - Agron Berisha

Lamtumirë - Agron Berisha

Lulekuqe Une Per Ty Mblodha - Agron Berisha

Malesorja - Agron Berisha

Mashallah, Mashallah - Agron Berisha (Feat. Ganimete Abazi)

Me Zerin E Saj - Agron Berisha

Miss Albania - Agron Berisha (Feat. Naxhije Berisha)

Moj Laroke - Agron Berisha

Monotoni Kam - Agron Berisha

Mos E Humb Bozhurin - Agron Berisha

Ndalu Tash - Agron Berisha Nora - Agron Berisha

Oj Dora Me Kone - Agron Berisha (Feat. Ganimete Abazi)

Oj Evrope Shtrige Evrope - Agron Berisha

Oj Zogo - Agron Berisha

Pa Ty - Agron Berisha

Per Pak Liri - Agron Berisha (Feat. Estrada)

Rock’n Roll - Agron Berisha

Rocku Jone - Agron Berisha Shpirto - Agron Berisha

Shqipja Ju Kendon - Agron Berisha (Feat. Agim Poshka)

Sikur Te Isha Promethe - Agron Berisha

Sytë E Mi - Agron Berisha

T'du Shum' T'du - Agron Berisha

Të Dashurës - Agron Berisha

Te Gjitha T’i Kam Falur - Agron Berisha

Te Gjithe Jemi Nje - Agron Berisha

Ty Te Do Shqiptari - Agron Berisha

Venera - Agron Berisha (Feat. Nano & Adem Ramadani)

Vera - Agron Berisha

Vetëm Për Ty - Agron Berisha

Vetem 5 Minuta - Agron Berisha

Zhurmë Zhurmë - Agron Berisha