Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve
Shkurtesa | CANU |
---|---|
Formuar më | 1973 |
Lloji | Akademi kombëtare |
Selia | Podgorica, Mali i Zi |
Anëtarësia | 31 anëtar |
Kryetar | Dragan Vukčević |
Përkatësitë | International Council for Science (ICSU) |
Faqja në internet | canu.org.me |
Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve (Malazezisht: Црногорска академија и наука умјетности; Crnogorska akademija nauka i umjetnosti ose CANU) është institucioni më i rëndësishëm shkencor në Mali të Zi.
Historiku
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ajo u themelua në vitin 1973 si Shoqata Malazeze për Shkenca dhe Arte (Crnogorsko društvo za nauku i umjetnost) ndërsa emrin e saj aktual e mori në vitin 1976. Ajo tani ka 40 anëtarë (akademikë) në tri departamente: shkencat natyrore, shkencat humane dhe art.
CANU shpesh është konsideruar dhe përshkruar si një institucion pro-serb në Mal të Zi, pasi akademia parashtronte tezën e prejardhjes etnike serbe të kombit Malazezë. Në kundërshtim me këtë, një grup intelektualësh formuan Akademinë Duklane të Shkencave dhe të Arteve (Dukljanska akademija nauke i umjetnosti - DANU) në vitin 1997, e regjistruar si një organizatë jo-qeveritare, në një përpjekje për t'iu kundërvënë akademisë zyrtare proserbe.
Mes reformës kushtetuese të vitit 2007 CANU kishte rezistuar standardizimin e Gjuhës malazeze duke mbështetur interpretimin sipas të cilit Gjuha malazeze është një dialekt i gjuhës serbe.[1] Disa prej anëtarëve të shquar të Akademisë kanë marrë pjesë aktive në fushatën kundër pavarësisë së Malit të Zi në referendumin për pavarësi të organizuar në vitin 2006. Kryetari i Akademisë Momir Đurović në vitin 2007 ka kontaktuar me anëtarët e opozitës politike proserbe, dhe kishte vizituar selinë e Partisë Popullore Serbe dhe liderin e saj Andrija Mandić gjatë negociatave për gjuhë-emërtimin në kushtetutën e re. Akademia po ashtu ka kritikuar Malin e Zi për vendimin e qeverisë për të njohur Kosovën pas shpalljes së pavarësisë së saj në vitin 2008.
Megjithatë, në vitin 2015 të dy akademitë (DANU dhe CANU), u bashkuan në një organizim të vetëm zyrtar, shkencor e institucional në Mal të Zi.[2]
Në maj të vitit 2016, mjetet e informimit publik dhe portalet e ndryshme informative njoftuan se Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve, këtë vit, ka publikuar “Fjalorin e gjuhës popullore e letrare malazeze, 1" ku mes tjerash theksohet se gjoja shqiptarët qenkan ata që kanë bërë asimilimin e popujve sllavë, gjë e cila shkaktoi reagim të ashpër të personaliteteve të shquara shqiptare, në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e gjetiu.[3][4][5] Më vonë, përfaqësues të autoriteteve malazeze njoftuan se Akademia është e gatshme për rishikimin dhe korrigjimin e lëshimeve eventuale në Fjalor ... por kurrsesi nuk do ta tërheqin ate.[6]
Anëtarësia e saj përfshinë:
- Piktorët Vojo Stanić, Milos Vusković dhe Aleksandar Prijić,
- Fituesit e Medaljes Oscar, animatori Dushan Vukotić,
- Shkrimtarët Mihailo Lalić, Radovan Zogoviq dhe Qamil Sijariq,
- Historianin e artit Pavle Mijović
- Fizikani Dragiša Ivanović.
Lista e presidentëve të Akademisë Malazeze të Arteve dhe të Shkencës:
- Historiani Branko Pavićević ( lindur në vitin 1922) (1973-1981),
- Ekonomisti Branislav Šoškić ( lindur në vitin 1922) (1981-1985),
- Ekonomisti Mirčeta Ðurović ( lindur më 1924) (1985-1989),
- Kirurgu Dragutin Vukotić ( lindur më 1924) (1989-2001),
- Inxhinieri Momir Ðurović ( lindur më 1941) (2002-2016)
- Juristi Dragan Vukčević ( lindur më 1958) (2016-vazhdon)
Anëtarët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Departamenti i Shkencave të Natyrës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anëtarët e rregullt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ranislav Bulatović
- Momir Đurović
- Milojica Jaćimović
- Gordan Karaman
- Vlado Lubarda
- Milorad Mijušković
- Ljubiša Stanković (Nënkryetar)
- Milinko Šaranović
- Vučina Šćekić
- Perko Vukotić
- Dragan Vukotić
- Petar Vukoslavčević
- Sllobodan Backović
- Svetomir Ivanović
Anëtarët e jashtëzakonshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Predrag Miranović
- Goran Nikolić
- Igor Đurović
- Svjetlana Terzić
Anëtarët korrespondent
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ljubomir Berberović
- Milan Dragović
- George Duka
- Boris Gusev
- Farudin Hodža
- Dushan Kosović
- Veselin Perić
- Ljubiša Rakiqin
- Viktor Antonovič Sadovničij
- Ivo Šlaus
- Felix Unger
Departamenti i Shkencave Sociale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anëtarët e rregullt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Miomir Dašić
- Zoran Lakić
- Dragutin Leković
- Branko Pavićević
- Vlado Strugar
- Branislav Šoškić
- Petar Vllahoviq
- Dragan K. Vukčević (President)
- Momčilo Zečević
- Milica Kostić
- Dragan Rrethinën (Sekretari i Përgjithshëm)
- Đorđe Borozan (Nënkryetar)
Anëtarët e jashtëzakonshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zoran Rašović
- Veselin Vukotić
Anëtarët korrespondent
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Ljubiša Adamovič
- Andrej Mitroviq
- Anatolij Pantelejevič Derevjenko
- Pjetri Drent
- Milorad Ekmečić
- Džangir Abasović Kerimov
- Evangelos Mucopulos
- Evgenij Ljvovič Nemirovski
- Sllobodan Perović
- Radovan Vukadinović
- Jaime Gil Aluja
Departamenti i Arteve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anëtarët e rregullt
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Zharko Đurović
- Dragan Karadžić
- Anka Burić
- Branislav Ostojić
- Olga Perović
- Vojislav Stanić
- Rajko Vujičić
- Čedo Vuković
Anëtarët e jashtëzakonshëm
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Nenad Vuković
- Pavle Pejović
- Niko Martinović
- Zharko Mirković
- Zuvdija Hodžić
Anëtarët korrespondent
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Marko Mušić
- Cvetan Grozdanov
- Radomir Ivanović
- Petar Omčikus
- Asim Peco
- Milivoj Solar
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar" (në serbisht). Arkivuar nga origjinali më 7 tetor 2011. Marrë më 12 gusht 2016.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://www.novosti.rs/vesti/planeta.300.html:541349-Ode-DANU-u-CANU
- ^ Fjalori malazez provokim për shqiptarët[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur] Vizituar më 12.8.2016.
- ^ Akademia Malazeze e Shkencave dhe e Arteve fyen shqiptarët Vizituar më 12.8.2016.
- ^ Akademia e Malit të Zi ta tërheq Fjalorin e turpshëm Arkivuar 26 maj 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 12.8.2016.
- ^ Becanovic: I would rather set myself on fire than withdraw the dictionary Arkivuar 3 korrik 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 12.8.2016.