Jump to content

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut

Coordinates: 41°59′47″N 21°26′30″E / 41.99639°N 21.44167°E / 41.99639; 21.44167
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut
Academy of Sciences and Arts of the North Macedonia
Македонска академија на науките и уметностите
MANU logo
Selia e Akademisë
Formuar më22 shkurt 1967[1]
ThemeluesKuvendi i Maqedonisë së Veriut
QëllimiMonitorimi dhe stimulimi i shkencës dhe artit[2]
SeliaShkup, Maqedonia e Veriut Maqedonia e Veriut
Koordinatat41°59′47″N 21°26′30″E / 41.99639°N 21.44167°E / 41.99639; 21.44167
Gjuha zyrtare
Maqedonisht
President
Taki Fiti[3]
Vice-President
Luan Starova
Vlado Matevski
Secretar Gjeneral
Leonid Grčev
PërkatësitëCEN, SEEA
Faqja në internetwww.manu.edu.mk
Logoja

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut (maqedonisht: Македонска Академија на Науките и Уметностите, МАНУ) është institiucioni akademik më eminent në Republikën e Maqedonisë.

Academia e Shkencave dhe e Arteve u themelua nga Asambleja Maqedonase më 22 shkurt 1967 si institucioni më i lartë shkencor, arsimor dhe artistik në vend me qëllim të monitorimit dhe stimulimit të shkencës dhe artit. Objektivat e Akademisë janë: të studiojnë trashëgimin kulturore dhe burimet natyrore, të asistojnë në planifikimin e politikës kombëtare në lidhje me shkencën dhe artin, për të stimuluar, koordinuar, organizuar dhe udhëhequr shkencën dhe hulumtimet arsimore dhe për të promovuar arritjet artistike. Akademia lehtëson përpjekjet dijetare, shkencore dhe artistike në pjesën e anëtarëve të vet, inkurajon përdorimin e metodologjisë më bashkëkohore dhe informacionin shkencor me rezultatet e fundit hulumtuese. Ajo po ashtu punon në zhvillimin ndërkombëtar në fushat e shkëncës dhe të artit.

Si institucion i pavarur artistik dhe shkencor, Akademia arrin objektivat nga projektet bazike, hulumtimet zhvilluese dhe të aplikuara, projektet gjithëpërfshirëse dhe ndër-disiplinore, duke organizauar konferenca shkencore dhe simpoziume, duke publikuar rezultate të hulumtimeve të njëjta dhe të ndryshme dhe duke organizuar evente në fushat e artit. Akademia bashkëpunon me universitetet, institucionet e tjera shkencore, arsimore dhe kulturore, shoqëritë shkencore dhe artistike dhe organizimet e tjera të krahasueshme në Republikën e Maqedonisë. Ajo po ashtu koorporon e akademitë e tjera të shkencës dhe të artit, dhe me institucionet e tjera shkencore, arsimore dhe artistike jashtë vendit.

Trupa superme e Akademisë është Asambleja më anëtarët e saj. Asambleja është në krye të kalimit të rregullave ligjore në lidhje me organizimin dhe aktivitetet gjenerale të akademisë si statuti, plani financiar, themelimi i njësive shkencore, arsimore dhe artistike, etj. Asambleja zgjedh presidentin, zëvendëspresidentin dhe sekretarin e akademisë ashtu si dhe numrin e anëtarëve të presidencës.

Ajo po ashtu zgjedh gjithë anëtarët, e huaj si dhe anëtarët e nderit të akademisë. Zgjedhja e anëtarëve bëhet çdo tri vjet nga votat shumicë në votim të fshehtë të të gjithë anëtarëve të akademisë.

Anëtarët janë të pavarur në hulumtimet e tyre shkencore dhe punën artistike.

Struktura organizative e akademisë përfshinë presidencën, pesë departamente, pesë qendra kërkimore, dy njësi teknike dhe sekretariatin e akademisë.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Një kategori në Wikimedia Commons përmban dokumente multimediale për Akademia e Shkencave dhe Arteve e Maqedonisë së Veriut.