Jump to content

Albert Camus

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Albert Kamy)
Albert Camus
U lind më7 nëntor 1913
Mondovi, Algjeri
Vdiq më4 janar 1960
Villeblevin, Francë  Franca
KombësiaFrancez
Gjinitë letrareRoman, Drama, ese filozofike

Alber Kamy (Mondovi, 7 nëntor 1913 - Villeblevin, 4 janar 1960), shkrimtar dhe filozof francez, fitues i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1957. Është i njohur për stilin karakteristik të shkrimit dhe me tematikat e veprave të tij. I gjithë opusi letrar i tij bazohet në idenë absurde të ekzistencës së njeriut.

U lind me 7 nëntor 1913. I ndjek rregullisht studimet në universitet dhe diplomon për filozofi. Në vitet tridhjetë ai kalon sprova të shumta në jetë dhe piqet nga përvoja gjithfarëshe: shkruan tekste te vogla meditative me theks biografik, shtohet ne spital për tuberkuloz por i shpëton vdekjes por jo kurimeve te vazhdueshme.

Harton romanin e rinise "Vdekja e lumtur", të cilën nuk pranon ta botoje për se gjalli. Viti 1937 shënon çast vendimtar ne jetën intelektuale te Kamysë. Boton librin "E mbrapshta dhe e mbara" me ese të rinisë. Në vitin 1939 boton një tjetër libër me ese "Dasma".

Më pas punon në gazetat serioze të Algjerit dhe shkrimet e tij i boton në një përmbledhje "Aktualet".

Bëhet i njohur me 1942 me botimin e eseut filozofik "Miti i Sizifit", sfidë krenare e njeriut ndaj universit të dhunës e të pakuptimte që Kamyja e emërton me emrin "absurd". Po atë vit boton romanin "I Huaji", pasqyrë e brishtësise së njeriut dhe e vuajtjes absurde. Krijimtaria e Kamysë pasurohet dhe me dy drama. "Kaligula", me 1944, përshkrim poetik i çmendurisë njerëzore te mishëruar ne figurën e perandorit romak Kaligula. Drama tjetër është "Të drejtët" himn i sakrificës për liri. Vepër tjetër është eseja "Mendime për gijotinën" ku dënon heqjen e dënimit me vdekje. Botime tjetër është romani "Murtaja" që mbahet si një nga romanet më të mira të shek XX, ku i bëhet një sinteze qëndresës njerëzore ndaj të gjitha formave te tiranisë.

Botimi i esesë "Njeriu i revoltuar" me 1951, drejtuar kundër mendimit diktatorial e veçanërisht kundër terrorit stalinist, i shkakton Kamysë sulmin e ashpër të intelektualeve të majtë francezë, me në krye Sartrin dhe një lloj izolimi, të cilin ai e vuajti thellë. Në këto vite dëshpërimi e vetmie ai shkroi veprën e tij më pesimiste e të zymtë "Rënia", aktualizim i parabolës biblike mbi gjendjen e njeriut si mëkatar dhe i pandreqshëm.

1957 suksesi letrar i Kamysë vlerësohet me çmimin Nobel.

Kamy e gjen vdekjen nga një aksident automobilistik me 4 janar 1960.

Dorëshkrimi i papërfunduar i Kamyse është romani "Njeriu i parë" që e botuan më pas nën kujdesin e së bijës më 1994.

Tregime të shkurtëra

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
  • L'Exil et le Royaume; 1957
  • L'Envers et l'Endroit; 1937
  • Noces; 1938
  • Le Mythe de Sisyphe; 1942
  • Actuelles I, Chroniques 1944-1948; 1950
  • L'Homme révolté; 1951
  • Actuelles II, Chroniques 1948-1953; 1953
  • L'Été; svojevrstan nastavak Pirovanja; 1954.
  • Réflexions sur la guillotine; 1957
  • Chroniques algériennes, Actuelles III, 1939-1958; 1958
  • Albert Camus, Maria Casarès. Correspondance inédite (1944-1959). Édition de Béatrice Vaillant. Avant-propos de Catherine Camus. Collection Blanche, Gallimard. Parution : 09-11-2017.

Në gjuhën shqipe

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]