Ali Begeja
Ky artikull nuk citon asnjë burim, prandaj mund të mos jetë i saktë. |
Ali Begeja | |
---|---|
Deputet në Parlamentin e Shqipërisë | |
Në detyrë 1937–1939 | |
Kryetar i Bashkisë së Tiranës | |
Në detyrë 1922–1923 | |
Paraprirë nga | Ismail Ndroqi |
Pasuar nga | Ali Derhemi |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1888 Tiranë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1947 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | shqiptar |
Punësimi | politikan, avokat |
Ali Begeja (Tiranë, 1 janar 1888 - 17 gusht 1947) ka qenë kryetar i Bashkisë Tiranës prej vitit 1922 deri në vitin 1923 dhe deputet i Durrësit në vitin 1937.
Në vitin 1908 Ali Begeja merr pjesë në komisionin e krijuar për hartimin e programit për përhapjen e gjuhës shqipe dhe sigurinë e vendit, komision i drejtuar nga Refik Toptani, ndërsa në prill 1910 merr pjesë si delegat i Tiranës në Kongresin e III të Manastirit për gjuhën shqipe. Në vitin 1911 deri në vitin 1914 ka kryer detyrën e gjykatësit paqëtues në Tiranë. Pas kësaj periudhe hapi zyrën e vet si avokat. Në mars 1914, së bashku me një grup tiranasish mbështet qeverinë e princ Vidit. Për aktivitetin e tij në shërbim të vendit, princ Vidi e dekoron me medaljen "Besë e Bashkim". Në Kongresin e Lushnjes që u mbajt më 21 janar 1920, shoqata “Drita”, shoqata e parë e intelektualëve të Tiranës ku sekretar i saj ishte Ali Begeja, e zgjodhi atë përfaqësues të saj në këtë kongres. Avokat Ali Begeja në vitet 1922-1923 zgjidhet kryetar i Bashkisë së Tiranës. Në vitin 1924 Ali Begeja zgjidhet antar i Asamblesë Kushtetuese së bashku me Ahmet Zogun, Seit Toptanin, Zija Toptanin, Osman Myderrizin, Rauf Ficon etj. që përfaqësonin qarkun e Tiranës. Në vitin 1927 ishte kryetar i Dhomës së Tregtisë në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1937, ai zgjidhet deputet i legjislaturës së tretë për prefekturën e Durrësit, në përbërjen e së cilës ishte dhe qarku i Tiranës. Mbas çlirimit të vendit Ali Begeja vazhdoi profesionin e tij si avokat deri në vitin 1947, kur u arrestua me grupin e deputetëve nga regjimi komunist. Në qelitë e hetuesisë së Tiranës iu nënshtrua torturave çnjerzore derisa vdiq.
Një rrugë në Tiranë mban emrin "Ali Begeja”.
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |