Ali Manaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Ali Rakip Manaj lindi më 7 nëntor 1937 në Damës të rrethit të Tepelenës. Në moshën e rinisë së hershme, i mbetur jetim, u detyrua të punonte ysmeqar për të siguruar bukën e gojës në disa fshatra të këtij rrethi. Pas kryerjes së shërbimit ushtarak në Tiranë.itet 1956 - 1958, vendoset në Berat. Hyn në rrugën e jetës si punëtor dhe shpejt bëhet mjeshtër saldator. Krahas aftësimit profesional, kryen shkollën e mesme pa shkëputje nga puna (natën), dhe kryen kursin pasuniversitar për filozofi marksiste-leniniste. I përkushtuar në punë, vit pas viti, ngarkohet me detyra e përgjegjësi të ndryshme, deri në ne drejtor i Drejtorisë së Përgjithëshme të Kërkimeve të Naftës dhe Gazit. Me vonë zgjidhet anëtar i Plenumit dhe Presidiumit të Bashkimeve Profesionale, por edhe anëtar i Plenumit dhe Byrosë së Partisë së Punës (komuniste) të rrethit të Beratit.

Më tej, u ngarkua me detyra të tjera: në vitet 1969 - 1976 u ngarkua me detyrat sekretar dhe sekretar i Parë i komitetit të Partisë së Punës (komuniste) në rrethin e Tepelenës; në vitet 1976 - 1978 kryen detyrën e sekretarit të Parë të komitetit të Partisë së Punës në rrethin e Gjirokastrës; nga viti 1978 u ngarkua me detyrën drejtor drejtorie në Presidiumin e Kuvendit Popullor të Shqipërisë. Gjatë viteve të punës në Tepelenë dhe në Gjirokastër ka qenë i zgjedhur deputet në Kuvendin Popullor dhe në legjislaturën e tetë ka qenë zgjedhur me miratimin e diktatorit komunist Enver Hoxha kryetar i Kuvendit Popullor të Shqipërisë.

Ka marrë pjesë, si delegat-anëtar ne Kongreset e Partisë së Punës (nga Kongresi i V- në të VIII-tin).

Jeton në Londër (Angli) familjarisht, pranë të birit, Arben Manaj - gazetar në BBC.

Tituj të veprave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • "Në rrjedhat e kohës" të Ali Manaj. Redaktuan dhe përgatitën për botim : Dr.Zihni Haskaj dhe Bektash Zite. ISBN ....