Jump to content

Alkenet

Checked
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
shembull mbi alkenët modeli 3Dimensional i etenit (etilenit)


Alkenet si bazë kyesore si hidrokarburet e tjera kanë hidrogjenin dhe karbonin , bëjnë pjesë në kiminë organike , në hidrokarburet e pangopura dhe që kanë karakteristike lidhjen dyfishe ( = ) . Alkenët krijojë një seri të hidrokarbureve homologe me formulë të përgjithshme :

CnH2n Për alkenët
CnH2n - 1 Për radikalet e Alkenëve

Alkeni në foto një shembull i strukturës 3dimensionale etileni i emërtuar sipas IUPAC - si eten .

Alkenët emërtohen nëse emrit të numrit të karbonit sipas numrave greko-latine i shtojmë prapashtesën EN për alkenët përkatës dhe ENIL për radikalet e alkenëve .
Nr Emri greko-latin Alkenët n = Formula CnH2n Radikalët e alkenëve n = Formula CnH2n - 1
1 Meta / / / / / /
2 Eta Eten n = 2 C2H4 Etenil - radikal n = 2 C2H3
3 Propa Propen n = 3 C3H6 Propenil - radikal n = 3 C3H5
4 Buta Buten n = 4 C4H8 Butenil - radikal n = 4 C4H7
4 Penta Penten n = 5 C5H10 Pentenil - raikal n = 5 C5H9
6 Heksa Heksen n = 6 C6H12 Heksenil - radikal n = 6 C6H11
7 Hepta Hepten n = 7 C7H14 Heptenil - radikal n = 7 C7H13
8 Okta Okten n = 8 C8H16 Oktenil - radikal n = 8 C8H15
9 Nona Nonen n = 9 C9H18 Nonenil - radikal n = 9 C9H17
10 Deka Deken n = 10 C10H20 Dekenil - radikal n = 10 C10H19

Alkenet janë hidrokarbure të pangopura me dy atome të hidrogjenit më pak se Alkanet, me formulë të përgjithshme CnH2n. Alkenet përmbajnë një lidhje dyfishe në molekulë. Alkenet përmbajnë dy e më shumë atome të karbonit. P.sh.: Eteni. Varësisht nga raporti që ekziston ndërmjet atomeve të karbonit dhe hidrogjenit, hidrokarburet e pangopura ndahen në: alken, të cilat përmbajnë dy atome të hidrogjenit më pak se alknai përkatës, dhe alkine me katër atome më pak.  Alkenet janë hidrokarbure të pangopura të cilat në strukturën e molekulave të tyre përmbajnë një lidhje dyfishe ndërmjet dy atomeve të karbonit. Alkenet përfitohen nga nafta me procesin e krekingut, me çhidratimin e alkooleve në prani të acidit sulfurik.

Izomeria te Alkenet

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Te alkenet paraqitet izomeria gjeometrike cis dhe trans. Alkenet tregojnë izomeri cis-trans për shkak të pranisë së lidhjes dyfishe. Prania e lidhjes dyfishe nuk është kusht i mjaftueshëm për izomeri gjeometrike. Te eteni nuk papraqitet izomeria gjeometrike. Kusht domosdoshëm që një alken të ketë izomeri gjeometrike është që çdo atom i karbonit, i cili përmban lidhjen dyfishe, të jetë i lidhur me atome apo me grupe atomike të ndryshme. P.sh. Te izomeria cis atomet gjenden në anën e njëjtë të lidhjes dyfishe, ndërsa te izomeria trans, në anë të kundërta.

C1-C4 në gjendje të ngurtë C5-C17 në gjendje të lengët C17 e siper në gjendje të gazët Tre antaret e pare te serise homologe ne temperature te zakonshme jane ne gjendje agregate te gazte nga antari i peste deri te antari i shtatembedhjete jane sybstanca te lengeta ndersa me mbi tetembedhjete atome karboni jane ne gjendje te ngurte.Jane substanca jopolare qe nuk treten ne uje por ne tretsa organike.

Karakteristike per alkenet jane reaksionet e :

a) adicionit CH2 = CH2 + H2 ------> CH3 - CH3

b) polimerizimit nCH2 = CH2 -->[ - CH2 - CH2 -]n

Alkenet digjen ne prani te oksigjenit dhe produktet e djegies jan dyoksidi i karbonit dhe uji.

Alkenet veprojne me halogjenet,permanganatin e kaliumit dhe me ujin e bromit. Alkenet per dallim nga alkanet jane me aktive dhe reagojne lehte me halogjene me disa acide te forta, me reagjente oksidues dhe reduktues, madje edhe me uje,ne prani te acidit sulfurik te perqendruar. Reaksioni me reagjente te tille si dheme shumicen e reagjenteve te tjere ,karakterizohet me adicionim(nga lat.addire-me shtu )ne lidhje dyfishe.Adicionimi eshte reaksion kimik gjate te cilit atomet ose grupet atomike futen ne perberjen e molekulave te pangopura (me lidhje dyfishe ose trefishe )duke formuar komponime te ngopura.

Alkanët
Alkinët
Hidrokarburet