Hidrokarburet

Hidrokarburet janë substanca të cilat bëjnë pjesë në grupin e kimisë organike, dhe janë të përbëra prej dy elementësh kryesorë: karbonit dhe hidrogjenit. Hidrokarburet janë burime të rëndësishme në ushqimin e njeriut si përbërje e frutave, karotës, në përbërjen e vajit të bimëve të larta, po ashtu gjenden edhe në përbërjen e naftës dhe gazit nëntokësor. Hidrokarburet janë të ndara në hidrokarbure aciklike dhe hidrokarbure ciklike.
Hidrokarburet Aciklike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hidrokarburet aciklike ndryshe quhen alifatike dhe janë të ndara në dy grupe: hidrokarbure të ngopura dhe hidrokarbure të pangopura.
- Hidrokarburet e ngopura ndryshe quhen Alkane dhe kanë si karakteristikë lidhjen njëfishe (C–C), të cilat gjatë emërtimit marrin prapashtesën -AN dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n+2.
- Hidrokarburet e pangopura ndahen në Alkene dhe Alkine. Alkenet si karakteristikë kanë lidhjen dyfishe (C=C) dhe gjatë emërtimit marrin prapashtesën -EN dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n. Alkinet kanë si karakteristikë lidhjen trefishe (C≡C), gjatë emërtimit marrin prapashtesën -IN dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n-2.
Hidrokarburet Ciklike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hidrokarburet Ciklike ndahen në dy grupe: Cikloalkan dhe Cikloalken.
- Cikloalkanet emërtohen duke i shtuar emrit të alkanit parashtesën CIKLO d.m.th. Ciklo + Alkan = Cikloalkan p.sh. (ciklopropani C3H6) dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n ku n≥3.
- Cikloalkenët emërtohen duke i shtuar emrit të alkenit parashtesën CIKLO d.m.th. Ciklo + Alken = Cikloalken p.sh. (ciklopenteni C5H8) dhe kanë formulë të përgjithshme CnH2n-2 ku n≥3.
Vetitë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shembuj të hidrokarbureve dhe variacioneve të tyre
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Përftimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]a) Përftimi i alkaneve me anë të sintezës së Vurcit:
b) Gatitja e alkaneve në laborator.
Përdorimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hidrokarburet janë një nga burimet më të rëndësishme energjetike të tokës. Përdorimi mbizotërues i hidrokarbureve është si një burim i djegshëm karburanti. Në formën e tyre të ngurtë, hidrokarburet marrin formën e asfaltit.
Metani dhe etani janë në gjendje të gaztë në temperaturat normale dhe nuk mund të lëngëzohen vetëm nga presioni. Propani është megjithatë lëng i lehtë, dhe ekziston më së shumti si lëng. Butani është gjithashtu lëng i lehtë. Pentani është i lëngshëm në temperaturë normale, dhe zakonisht përdoret në kimi dhe industri si një tretës i fuqishëm gati pa erë. Heksani është gjithashtu një tretës jo-polar, jo-aromatik, si dhe një pjesë e rëndësishme e benzinës së zakonshme.
Heksani dhe oktani - alkanët, alkenët dhe cikloalkanët izomerikë janë komponentët kryesorë të benzinës, naftës dhe përzierjeve të tretësve industrialë.
Djegia e karburanteve
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Hidrokarburet aktualisht janë burimi kryesor i botës për energjinë elektrike dhe burimet e ngrohjes (si për shembull ngrohja e shtëpive) për shkak të energjisë së prodhuar gjatë djegies. Shpesh kjo energji përdoret drejtpërdrejt si ngrohës në shtëpi, të cilat përdorin naftë apo gaz natyror. Djegia e hidrokarbureve përdoret gjithashtu për të ngrohur ujin, i cili pastaj qarkullon nëpër sisteme. Një parim i ngjashëm përdoret për të gjeneruar energji elektrike në termocentrale.
Metani liron vetëm një molekulë dioksid karboni (CO2) për çdo dy molekula uji (H2O).
Veti karakteristike e hidrokarbureve është se ata prodhojnë avull uji, dioksid karboni dhe nxehtësi gjatë djegies, dhe se kërkojnë oksigjen që djegia të ndodhë. Hidrokarburi më i thjeshtë, metani, digjet në këtë mënyrë:
Një tjetër shembull është propani:
Djegia e hidrokarbureve është një shembull i një reaksioni kimik ekzotermik.