Anastas Biku

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Faqja e pare e Ελληνισμός και Χριστιανισμός (Helenizmi dhe Krishterimi), 1874

Anastas Byku (?-1878) ka qene botues dhe gazetar shqiptar i shekullit te XIX.[1][2] Publikimi i gazetes Pelasgos ne vitin 1861 ne shqip dhe greqisht konsiderohet si nje nga publikimet me te hershme ne shqip. Perpjekja e tij qe jete-shkurter por ai u rikthye ne vitin 1878 me nje tjeter gazete, Promytheus o Pelasgos, kete here ekluzivisht ne gjuhen greke. Byku mendonte se shqiptaret ishin pasardhes te pellasgeve dhe ilireve dhe ishin nje popull i vetem, megjithese kishin besime te ndryshme; madje sipas tij ata duhet te ishin te pandare nga greket: kjo ide do ta largonte ate nga pjesa tjeter e aktivisteve per zgjimin kombetar shqiptar.

Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Faqja e pare e gazetes "Pelasgos and Pthiotis", Jan. 1860, vol.1, faqja 2. lart: Tukiditi, Historia, 3. poshte: editoriali hyres

Byku, qe i nenshkruante publikimet e tij si Anastasios Pykaios (ne greqisht Αναστάσιος Πυκαίος), lindi ne Lekël, nje fshat shqiptar ne zonen e Tepelenës, atehere pjese e Perandorise Osmane, tashme pjese e Shqiperise.[3] Pasi mbaroi shkollen ne gjuhen greke Zosimea ne Janine, ai filloi te punoi si mesues ne shkolla te ndryshme greke dhe si gazetar.[4] Ne vitet 1861-1862 ne Lamia te Greqise, ku po jetonte ne ate kohe, ai filloi te publikoi nje nga gazetat e para ne gjuhen shqipe, Pelasgos: gazeta zgjati vetem nje vit.[5] Periodiku ishte i shkruar ne gjuhen shqipe me afabet grek dhe ne greqisht. Ne te njejten kohe ai publikoi nje liber te hershem shqip te quajtur Gramë për shqipëtarët. Ne vitin 1878, viti i fundit i jetes se tij, ai u perpoq te publikoi nje tjeter gazete, kete here vetem ne greqisht, Promytheus o Pelasgos,[6] por pa shume sukses.[7]

Byku mendonte se ishte e rendesishme qe shqiptaret te jetonin te lidhur ne paqe me greket dhe te dy kombet te ishin te pandare. Per me teper, ai theksonte se shqiptaret dhe greket ndanin te njejten origjine dhe kishin te njejtet armiq. Ai pohonte gjithashtu se gjuha shqipe eshte nje dialekt i greqishtes.[4] Per kete idete e tij u kundershtuan forte nga nje numer nacionalistesh shqiptare, si Thimi Mitko, i cili i shikonte shqiptaret si teresisht te ndryshem nga greket.[8] Byku ne vepren e tij Ελληνισμός και Χριστιανισμός (Helenizmi dhe Krishterimi) pohonte se tre armiqte e kombit grek jane: evropianet perendimore, bullgaret dhe myslimanet.[4]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Johannes Faensen: Die albanische Nationalbewegung; in Komm. bei O. Harrassowitz, 1980.
  2. ^ Clayer, Nathalie (2007). Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe. KARTHALA Editions. ff. 154, 191–8.  978-2-84586-816-8. Marrë më 19 prill 2011. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Τα δε χοριά της Λιντζουριάς είναι Αλβανοί χριστιανοί, ομοίως και Ζαγοριάς όλοι χριστιανοί Αλβανοί, αρχίζοντας από Σέπερην, το μεγαλύτερων χορίων της. Η δε Ρίζα περιέχει τα χωριά Πέστανη, Κόδρα, Λέκλη, Λάμποβον, Χόρμοβο, Ειρήντι και εξής, Αλβανοί χριστιανοί, ανδρείοι εις τους πολέμους." Κοσμά Θεσπρωτού και Αθανασίου Ψαλίδα: Γεωγραφία Αλβανίας και Ηπείρου εξ ανεκδότου χειρογράφου του Κοσμά Θεσπρωτού , με τοπογραφικά σχεδιογραφήματα και γεωγραφικούς χάρτας του ιδίου, προλεγόμενα και σημειώσεις Αθαν. Χ. Παπαχαρίση, Ιωάννινα 1964, σελ. 65.
  4. ^ a b c Zelepos, Ioannis (2002). Die Ethnisierung griechischer Identität, 1870-1912: Staat und private Akteure vor dem Hintergrund der "Megali Idea". Oldenbourg Wissenschaftsverlag. f. 94.  978-3-486-56666-6. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Aux origines du nationalisme albanais: la naissance d'une nation majoritairement musulmane en Europe Author Nathalie Clayer Publisher KARTHALA Editions, 2007, ISBN 978-2-84586-816-8, fq. 154
  6. ^ Jacques, Edwin (1994). The Albanians: an ethnic history from prehistoric times to the present. McFarland & Company. f. 297.  0-89950-932-0. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ Xhevat Lloshi: Rreth Alfabeti te Shqipes; Logos-A, 2008, ISBN 9989-58-268-8, ISBN 978-9989-58-268-4, fq. 170-171
  8. ^ Islami, Selim (1984). Historia e Shqiperise. 2. Academy of Sciences of Albania. f. 145. Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Bibliografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

BalkanWeb.com]