Anno Domini

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dionysius Exiguus shpik vitet Anno Domini për të njehsuar Pashkët.

Anno Domini (lat. "viti i Zotit") apo në mënyrë të plotë Anno Domini Nostri Iesu Christi („në vitin e Zotit Tonë Jezus Krishtit“), shkurtuar AD, numërimi i viteve të Erës së krishterë, e cila përdor kalendarin gregorian dhe julian. Numërimi i viteve para këtij njehsimi shënohet me ante Christum natum = mbas lindjes së Krishtit, shkurt AC. Datimi sipas "Anno Domini" u parashtrua nga murgu Dionysius Exiguus në vitin 525, dhe nisi të përvetësohej në Evropën Perëndimore gjatë qindvjeçarit të tetë. Dionisi nuk i numëronte më vitet siç bëhej zakonisht më parë, sipas hipjes në fron të perandorit përndjekës të të krishterëve Dioklecianit (20 nëntor 284), por që prej incarnatione Domini, "mishërimit të Zotit". Ndër vendet ortodokse përdorej Era Bizantine, e cila i numëronte vitet që nga krijimi i botës.

Gjer në qindvjeçarin e 18- të përmendej edhe Anno Salutis („në vitin e shëlbimit“). Nga emërtimi Anno Domini bëhet e qartë, përse era e kalendarit të krishterë nuk e njeh vitin zero, megjithëse shpesh bëhet fjalë për vitet pas Lindjes së Krishtit. Viti i parë i Zotit apo i shëlbimit fillon me lindjen e Jezusit.

AD përdoret si pikë e matjes kohore para erës sonë dhe erës sonë d.m.th logaritja e kohës nga fillimi i besimit monoteist në shekullin e parë.

Në literaturën fetare krishtere përdoren shkurtesat AD, A.D ose p.l.k (pas lindjes së Krishtit) për të dalluar vitet para vitit 0 - xero. Zakonisht në literaturën shqipe me këtë qëllim nuk përdoren prapashtesa vetëm për vitet para viti zero përdorët prapastesa p.e.s. me kuptiminin para erë sonë.

Disa shembuj sqarues mbi njehsimin sipas Anno Domini:

AD „mbas Krishtit“ (mb. K.) apo „era e re“ (e.r.)
9 AD = 9 p. K. për. 9 e.r.
AC „para Krishtit“ (p. K.) apo „para erës re“ (p. e. r.)
312 AC = 312 p. K. për. 312 p. e. r.
Ngaqë viti zero mungon, lindin shpesh njehsime të gabuara: …, 2 AC, 1 AC, 1 AD, 2 AD, 3 AD, …

Histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Saktësia[redakto | redakto tekstin burimor]

Viti zero[redakto | redakto tekstin burimor]

Në numërimin e viteve nga lindja e Krishtit, nuk ekzistonte ende viti zero. Në fakt, kur filloi të përdorej ky lloj numërimi, në Evropë nuk njihej numri Zero, i cili u bë i njohur vetëm në qindvjeçarin e XIII nga Leonardo Fibonaçi dhe të tjerë. Prandaj kalohej menjëherë nga viti 1 p. K. në 1 mb. K.

Kështu, 1 janari i vitit 1 shënon fillimin e vitit të parë, të dhjetëvjeçarit të parë, të qindvjeçarit të parë, të mijëvjeçarit të parë, që mbarojnë përkatësisht më 31 dhjetor të vitit 1, të vitit 10, 100 e kështu me radhë.

Poashtu edhe qindvjeçari XX-të dhe mijëvjeçari i II-tç kanç mbaruar më 31 dhjetor të vitit 2000, dhe qindvjeçari i XXI-të dhe mijëvjeçari i III-të kanë filluar nga 1 janari i vitit 2001.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]