Shko te përmbajtja

Anton Berishaj (1965)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Anton Berishaj (1965) është poet, prozator, kritik i letërsisë, përkthyes dhe profesor universitar.[1]

Anton Berishaj u lind në vitin 1965 në Podgoricë. Arsimin fillor e kreu në vendlindje, arsimin e mesëm në Tuz ndërsa studimet për letërsi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës. Është profesor i letërsisë së vjetër shqipe, teorisë së vargut, prozës bashkëkohore shqipe dhe i historisë komparative të letërsisë shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Për një kohë ka qenë sekretar shkencor i Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Në fokus të studimeve të tij letrare janë letërsia mesjetare shqiptare dhe letërsia e barokut, por edhe letërsia moderniste dhe neoavangarde.[2]

  • Lule mëngjesi (Podgoricë 1986)
  • Retorika dhe letrarësia (Prishtinë 2005)
  • Letërsia performative (Prishtinë 2010),
  • Fenomenologjia e vdekjes (Podgoricë 2019)
  1. Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 1. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 172 - 173. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
  2. "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 15 gusht 2023. Marrë më 15 gusht 2023. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)