Jump to content

April Ashley

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

April Ashley (lindur në 29 prill 1935 - 26 dhjetor 2021) është një modele angleze. Ajo është përmendur si transgjinore për herë të parë nga revista Sunday People në 1961 [1] dhe njihet si një prej njerëzve të parë britanikë që ka kryer kirurgji të ndryshimit të seksit.

Lindur në Liverpool, ajo ishte një prej gjashtë fëmijëve të një babai katolik romak, Frederick Jamieson dhe mamasë protestante, Ada Brown Jamieson.[2] Gjatë fëmijërisë në Liverpool, Ashley vuajti prej mungesës së kalciumit, duke u detyruar të merrte injeksione për kalcium në spitalin për fëmijë “Alder Hey”.[3]

Vitet 50’ dhe 60’

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ajo u rekrutua në ushtri në 1951 në moshën 16 vjeçare.[4][3] Pas një tentative për vetëvrasje, ajo u largua nga ushtria. Pas një tentative të dytë për vetëvrasje, Ashley u dërgua në një institutë mendor në Ormskirk në moshën 17 vjeçar për mjekim mendor.

Në librin me titull “The First Lady”, Ashley rrëfen historinë e përdhunimit prej një personi me të cilin ndanin qeranë e dhomës, dhe se si mbeti e plagosur pas ngjarjes.[5]

Tranzicioni gjinor

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi la spitalin ajo u zhvendos në Londër. Aty ajo nisi të vishet me rroba të vajzave, më pas u zhvendos në Paris në fund të viteve 50’ dhe nisi të përdori emrin Toni April. Ajo fitoi audicionet për në kabaretin e drag queen në Teatrin e Carousel.[4][6][7]

Në moshën 25 vjeçare, pasi arriti të kursejë 3.000 paund, Ashley realizoi kirurgjinë e ndryshimit të seksit, një operacion që zgjati 7 orë. Operacioni u zhvillua në 12 maj 1960 në Moroko nga Georges Burou. Operacioni pati efekte anësore si përshembull rënia e flokut dhe dhimbje të konsiderueshme, por megjithatë operacioni u mbyll me sukses.[4][6][7]

Karriera në modeling

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pasi u kthye në Britani, Ashley nisi të përdori emrin April Ashley si dhe u shndërrua në një modele të suksesshme, duke debutuar në revista të ndryshme si Vogue (e fotografuar prej David Bailey) dhe duke fituar një rol të vogël në filmin The Road to Hong Kong, përkrah aktorëve Bing Crosby dhe Bob Hope.[6][8]

Më vonë në 1961 një i afërm i saj bën publike në media identitetin e saj si transgjinore nën titullin “Sekreti i saj del sheshit” dhe botohet në revistën Sunday People. Ajo u vu në qendër të vëmendjes dhe skandaleve, si dhe debutimi i saj në film u pre.[1]

  1. ^ a b "'Her' secret is out" (jpg). The Sunday People. 19 nëntor 1961. Marrë më 20 dhjetor 2014. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Jones, Kay. "Radical Objects: April Ashley's Birth Certificate & Birthday Card". History Workshop (në anglisht). Marrë më 24 mars 2018.
  3. ^ a b Fallowell, Duncan; Ashley, April (1982). April Ashley's Odyssey (në anglisht). Jonathan Cape Ltd. ISBN 978-0224018494. Arkivuar nga origjinali më 18 nëntor 2019. Marrë më 20 dhjetor 2014.
  4. ^ a b c Corbett v Corbett (EWHC 1970). Text
  5. ^ Thompson, Douglas; Ashley, April (2006). First Lady. Blake Publishing. ISBN 1-84454-231-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ a b c Gilmore, Stephen; Herring, Jonathan; Probert, Rebecca (2011). Landmark Cases in Family Law. Bloomsbury Publishing. ISBN 978-1849461016. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. ^ a b Johnston, Jenny (3 qershor 2006). "How Prescott made a woman out of me" (në anglisht). Daily Mail. Marrë më 23 maj 2010.
  8. ^ "April Ashley" (në anglisht). IMDB.