Arkitektura Badami Chalukya
Arkitektura Badami Chalukya është një stil ndërtimi tempullor i evoluar gjatë periudhës nga shekulli i V deri në të VIII-in në zonën e luginës Malaprabha, në distriktin modern të Bagalkotit në shtetin indian Karnataka, shpesh herë i quajtur stili Vesara ose stili Chalukya. Tempujt më të hershëm datojnë që nga viti 450 në Aihole kur Dinastia Badami Chalukya ishte vasale e asaj Kadamba të Banavasit dhe që janë po ashtu të reflektuar gjatë kësaj periudhe. Sipas historianit K.V. Sounder Rajan, kontributi Badami Chalukya në ndërtimin tempullor është i krahasueshëm me vlerën e arritjeve të tyre në beteja. Stili i tyre përfshinte dy tipe monumentesh, përkatësisht sallat e skalitura në shkëmb (shpellat) ose tempujt shpellorë si dhe monumentet strukturore në sipërfaqe. Dinastia Badami Chalukya e quajtur edhe Dinastia e Hershme Chalukya, sundoi nga Badami Karnatakan në periudhën midis viteve 543 – 753 të e.s.. Shembujt më të përsosur të artit të tyre shihen në Patadakal, Aihole dhe Badami në Karnatakan veriore. Trashëgimia më qëndrueshme e Dinastisë Chalukya është arkitektura dhe arti që ata lanë mbrapa. Më shumë se njëqind e pesëdhjetë monumente të atribuara kësaj dinastie dhe të ndëruara midis viteve 450 dhe 700, mbeten në luginën Malaprabha në Karnataka.[1]
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Aty nga vitit 450 në Aihole u krijua Stili Chalukya dhe do të përsosej në Badami dhe Patadakal.[2] Artistët Chalukya eksperimentuan me stile të ndryshme, përzierje të stilit indo-arjan Nagara dhe stilet dravidiane, si dhe stili i evoluar Chalukya.[3]
Stili i tyre përfshinte dy tipe monumentesh:
- Sallonet (ose shpellat) e skalitura në shkëmb.
- Tempujt strukturorë në sipërfaqe.
Tempujt strukturorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Tempujt më të rafinuar strukturor gjenden në Patadakal. Nga dhjetë tempujt e Patadakalit, gjashtë i përkasin stilit dravidian dhe katër stilit Rekhanagara. Tempulli Virupaksha ka ngjashmëri të shumta me tempullin Kailasanatha në Kançipuram që u krijua disa vite më parë. Ky është një tempull gjithëpërfshirës, që ka një strukturë qëndrore, pavjoni nandi përballë dhe ka një rrethim me mure që hyet nga një portik. Shenjtërorja kryesore ka një Pradakshina-patha dhe mandapa. Mandapa është me kolona dhe ka dritare të hapura. Sipërfaqja e murit të jashtëm është e ndarë nga dy gjysmë-kolona në kamare zbukuruese të mbushura me skulptura dhe dritare të hapura. Kritiku i artit Percy Brown thotë se skulpturat që ata përfshijnë në arkitekturë rrjedhin në një rrjedhë të vazhdueshme. Thuhet se Tempulli Virupaskha është një nga këta monumente ku shpirti i personit që i ndërtoi ato jeton akoma.
Tempujt strukturorë chalukyan përfshijnë:
- në Pattadakal
- Tempulli Virupaksha
- Tempulli Sangamesvarar
- Tempulli Kashivisvanatha (Rashtrakuta)
- Tempulli Mallikarxhuna
- Tempulli Galganatha
- Tempulli Kadasideshvara
- Tempulli Xhambulinga
- Tempulli xhainist Narajana (Rashtrakuta)
- Tempulli Papanatha
- Tempulli Naganatha
- Chandrashekara
- Tempulli Mahakuteshvara
- në Gerusoppa
- Tempulli Vardhamanasvami
- në Alampur
Tempujt shpellorë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Arkitektura e tempujve shpellorë gjendet në Tempujt shpellorë në Badami, kryeqyteti i hershëm Chalukya, të skalitur në shekullin e VI. Janë gjetur katër tempuj shpellorë të skalitur në faqet shkëmbore, tre tempuj hindu dhe një xhainist, që përmban elemente arkitekturore si kolona dekorative, kllapa si dhe skulptura të skalitura mjeshtërisht ashtu si dhe relieve mjeshtëror në tavane. Në afërsi ndodhen shumë faltore shpellore budiste.[4] Katër shpellat janë në një stil të thjeshtë. Hyrja ështënjë verandë e thjeshtë me kolona guri dhe kllapa – një veçori dalluese e këtyre shpellave – që të çon në një mandapa me kolona dhe pastaj në një faltore të vogël katrore (Latin: sanctum sanctorum) i futur thellë në shpellë.[5] Tempujt shpellorë përfaqësojnë sekte të ndryshme fetare. Midis tyre, dy i janë kushtuar zotit Vishnu, një zotit Shiva dhe i katërti është një tempull xhainist. Tre të parët janë të besimit vedik dhe shpella e katërt është e vetmja xhainiste në Badami.[6]
Arkitektura e tempujve shpellorë është një përzierje e stilit Nagara të Indisë së veriut dhe stilit dravidian të Indisë së Jugut. Secila shpellë ka një Latin: sanctum sanctorum (garbhagriha), një mandapa, një verandë dhe kolona. Tempujt shpellorë mbajnë gjithashtu skalitje, skulptura dhe piktura murore të mrekullueshme. Tempujt shpellorë në Badami kanë holle të skalitura në shkëmb me tre veçori bazë: veranda me kolona, holli me kolona dhe një shenjtërore e futur thellë në shkëmbin e shpellës.
Eksperimentet e hershme në hollet e skalitura në shkëmb u kryen në Aihole ku ata ndërtuan tre tempuj shpellorë, një i besimit vedik, një i atij budist dhe i treti i besimit xhainist. Më vonë ata e rafinuan stilin e tyre dhe skalitën katër tempuj të mrekullueshëm shpellorë në Badami.
Një veçori për tu vënë në dukje e këtyre tempujve shpellorë është friza e ganave në postura të ndryshme të skalitur në relieve mbi çdo bazë. Verandat e jashtme të tempujve shpellorë janë mjaft të thjeshta, por hollet e brendshme përmbajnë simbole të shumta dhe të pasura skulpturore. Kritiku i artit Dr. M. Sheshadri shkroi për artin Chalukya se ata skalitën shëmbinj si titanë, por i rafinuan si xhevahire. Ndërsa kritiku Zimmer shkroi se tempujt shpellorë Chalukya janë një balancë e shkëlqyer e gjenialitetit dhe përmbajtjes. Shumë shekuj më vonë, arti i qetë Badami Chalukya u rishfaq në arkitekturën me kolona të perandorisë Vijayanagar. Shpellat e tyre përfshinin skulptura të skalitura mjeshtërisht të Hariharas, Trivikramas, Mahisa Mardhinit, Tandavamurthit, Paravasudevas, Natarajas, Varahas, Gomateshvaras dhe të tjera. Në të përfshihen një numër i madh motivesh me kafshë dhe gjethnaja. Disa skulptorë të rëndësishëm të kohës së tyre ishin Gundan Anivaritachari, Revadi Ovajja dhe Narasobba. Tempujt shpellorë Chalukya përfshijnë:
- Në Aihole
- Tempulli i Lad Khanit
- Tempulli Huçiappajagudi
- Huçiapaja matha
- Tempulli i Durgës
- Tempulli xhainist Meguti
- Tempulli Ravanaphadi
- Tempulli Gouda
- Tempulli Surjanarajana
- Në Badami
- Shpella 1 (Shiva)
- Shpella 2 (Vishnu si avatarët Trivikrama ose Vamana, Varaha dhe Krishna)
- Shpella 3 (Vishnu si Narasimha, Varaha, Harihara dhe Trivikrama.)
- Shpella 4 (Tirthankara xhainist Parsvanatha)
- Grupi i tempujve Bhutanatha (Arkitektura Badami dhe Kalyani Chalukya)
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arkitektura shkëmbore e Indisë
- Arkitektura dravidiane
- Arkitektura Çalukja perëndimore
- Arkitektura e Karnatakas
- Arkitektura e dinastisë perëndimore Ganga
- Arkitektura Kadamba
- Arkitektura Hojsala
- Arkitektura e tempujve hindu
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Vetëm në Aihole ekzistojnë mbi 125 tempuj, Michael D. Gunther (2002). "Monuments of India" (në anglisht). Marrë më 10 nëntor 2006.
- ^ "Echoes from Chalukya caves" (në anglisht). Marrë më 1 prill 2009.
- ^ "Architecture, The Chalukyan magnificence" (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 10 maj 2009. Marrë më 1 prill 2009.
- ^ "Cave 1 Badami, 575 – 585" (në anglisht). Marrë më 27 shtator 2009.
- ^ Binda Thapar (2004). Introduction to Indian Architecture (në anglisht). Singapore: Periplus Editions. fq. 45. ISBN 0-7946-0011-5.
- ^ "Indian Architecture Rock-cut" (në anglisht). Indian Heritage. Marrë më 27 shtator 2009.
Bibliografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- K.A. Nilakanta Sastri (2002) [1955]. A History of South India, From Prehistoric times to fall of Vijayanagar (në anglisht). OUP, New Delhi.
- Suryanath U. Kamat (2002) [2001]. Concise History of Karnataka (në anglisht). MCC, Bangalore.
- Binda Thapar (2004). Introduction to Indian Architecture (në anglisht). Singapore: Periplus Editions. ISBN 0-7946-0011-5.