Artan Broci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Artan Broci
Datëlindja: 3 Mars 1973
Vendlindja: Shkodër
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: Gjyqtar
Edukimi: Fakultetiti i Drejtësisë
Universiteti i Tiranës
Vendi i punës: Gjykata e Lartë


Artan Broci (Shkodër, 3 mars 1973) është jurist dhe Anëtar i Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë pas të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës së Apelit Tiranë.[1]

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ka lindur në Shkodër më 03 Mars 1973 dhe është diplomuar në vitin 1995 me titullin "Jurist", pranë Universitetit të Tiranës në Fakultetin e Drejtësisë. Me një përvojë të gjatë si gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë prej vitit 1996 – 2010 dhe Gjykatës së Apelit Tiranë gjatë periudhës 2010 – 2013, Artan Broci ka dhënë kontributin e tij dhe si Asistent Pedagog pranë Fakultetit të Drejtësisë në Lëndën e të Drejtës Administrative, gjatë viteve 1995-1997.

Artan Broci ka fituar titullin "Master në Administrim Publik" (MPA). Ai ka marrë pjesë në disa Seminare Trajnuese të organizuara si brenda ashtu dhe jashtë vendit nga organizma të ndryshme si Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ABA Ceelli, IBA (International Bar Association; Departamenti i Tregtisë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, etj. Njëkohësisht, Z. Broci ka ushtruar detyrën e ekspertit pranë disa projekteve të rëndësishme të organizuara nga Ministria e Drejtësisë dhe organizatat ndërkombëtare si OSBE dhe Unicef.

Në vitin 2009 Zotit Broci i është akorduar "Çmimi i Mirënjohjes" nga Transparency International dhe Unicef , për kontributin e dhënë në reformën e drejtësisë për të miturit në Shqipëri.

Më 14 Dhjetor 2012, Artan Broci u bë anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë si rezultat i zgjedhjes nga Konferenca Gjyqësore Kombëtare, ndërsa më datë 26 Prill 2013 emërohet Anëtar i Gjykatës së Lartë me Dekretin Nr.8123 dt.26.04.2013 të Presidentit të Republikës.

Emri i lindjes është Dritan Broci. Artan Broci është vëllai i dëshmorit të demokracisë Arben Broci.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Struktura". Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2016. Marrë më 9 mars 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)