Artan Santo

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Artan Santo (8 shtator 1956 në Tiranë dhe vdiq më 26 qershor 2014)[1] njihet si drejtori i bankës së parë shqiptare të nivelit të dytë, Credins Bank. Kjo Bankë, e cila u krijua në vitin 2001 nga një grup profesionistësh në fushën bankare, ishte nisma e parë e biznesit shqiptar i cili kaloi nga kapitali tregtar në atë financiar.

Eksperienca e tij e parë si drejtues ka qenë në moshën 23-vjeçare. Me përfundimin e Fakultetit Ekonomik, në vitet 1976-1979 pas diplomimit si ekonomist kontabël.

Santo emërohet kryerevizor në ndërmarrjen tregtare industriale. Në vitin 1984 punon në Institutin e Studimeve Ekonomike, në sektorin e ekonomisë botërore në rolin e bashkëpunëtorit tekniko-shkencor dhe qëndron në atë pozicion për rreth 5 vjet.

Artan Santo, njihet edhe si drejtuesi që bëri kthesën në Bankën e Kursimeve. Në korrik të 97-ës. Kohë në të cilën Santo emërohet drejtor i përgjithshëm i kësaj banke, bilanci financiar i saj ishte me një humbje prej 6.6 miliardë lekësh. Pas largimit në vitin 2000 nga ky post rezultati financiar i bankës ishte 6 miliardë lekë fitim.

Biznesmeni Artan Santo nga viti 2009 e këtej njihet edhe si aksionier në dy grupe mediatike, fillimisht Televizion Scan me përmbajtje kryesisht ekonomike dhe në pas në 2011, grupi mediatik informativ i News 24, me Gazetën Shqiptare, Radio Rash dhe Balkanweb të cilët nga viti 2011 u bënë pronë e kompanisë shqiptare Focus Group SHPK, e themeluar nga Artan Santo dhe Irfan Hysenbelliu.

Por më herët Artan Santo njihen edhe si protagonist në filmin Guximtarët. Në një moshë mjaft të re, Santo luan në këtë film rolin e “qullacit”, një djalë i vogël që ishte aq dobët në fizkulturë, sa nuk kalonte dot as kaluçin. Por në fund të filmit, falë përpjekjeve të mëdha të tij, djali i vogël e kalon kaluçin. Në një intervistë dhënë disa vite më parë, vetë Artan Santo u shpreh se edhe jeta e tij ka qenë e ngjashme me atë film.

Arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 1976-1979 - Fakulteti i Ekonomisë, diplomohet ekonomist kontabël.
  • 1981-1987 - Fakulteti i Shkencave Politike –Juridike, diplomohet jurist.

Eksperienca e punës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • 2003-2004 e në vazhdim: Drejtor ekzekutiv i Credins Bank.
  • 2001-2002 Instituti Financiar Credins, drejtor i kreditit.
  • 1997-2001 Banka e Kursimeve, drejtor i përgjithshëm.
  • 1994-1997 Banka e Kursimeve, drejtor i Drejtorisë së Huave me Probleme.
  • 1993-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm, drejtor i Degës Tiranë.
  • 1992-1994 Banka e Kursimeve, zv.drejtor i përgjithshëm - drejtor i Kreditit.
  • 1991-1992 Banka e Kursimeve, specialist krediti.
  • 1989-1990 Banka e Shtetit Shqiptar, shef i sektorit studimor në Drejtorinë e Kambizmit
  • 1990-1991 Banka e Shtetit Shqiptar, zv.drejtor i Drejtorisë së Jashtme.
  • 1984-1991 Instituti i Studimeve Ekonomike, Sektori i Studimit të Ekonomisë Botërore bashkëpunëtor tekoniko – shkencor.
  • 1981-1984 Ndërmarrja Tregtare Industriale Tiranë, kryerevizor.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 30 dhjetor 2014. Marrë më 1 gusht 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)