Asaf Ademi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Asaf Ademi është politikan shqiptar dhe Ministër i Kulturës i Maqedonisë që nga 4 qershori 2018.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Ai u lind më 9 prill 1980 në Gostivar . Ka diplomuar për inxhinieri ndërtimi në Universitetin e Shkupit . Nga viti 2007 deri në vitin 2009 ka qenë udhëheqës i sektorit të urbanizmit dhe mbrojtjes së mjedisit në Komunën e Gostivarit. Në periudhën 2009-2013 ka qenë ambasador i Republikës së Maqedonisë në Danimarkë. Nga 2013 deri në 2018 është menaxher i zyrës së INSCALE Global në Shkup. Ai ishte këshilltar personal i Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor [1] . Nga 4 qershori 2018 është ministër i Kulturës nga Lëvizja Besa, nga krahu i Afrim Gashit, i cili në vitin 2019 formoi partinë Alternativa. Më 6 maj 2019 njofton dorëheqjen për arsye shëndetësore. [2] .

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Биография на сайта на Министерството на културата
  2. ^ МИНИСТЕРОТ ЗА КУЛТУРА АСАФ АДЕМИ ПОДНЕСЕ ОСТАВКА, Сакам да кажам, 06.05.2019