Jump to content

Astrit Çerma

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Astrit Cerma)

Astrit Çerma u lind në Elbasan në vitin 1948. Aktor i njohur, një nga figurat më të rëndësishme të "Teatrit Skampa" të Elbasanit. Studioi për aktor në Tiranë dhe pas studimeve u rikthye në qytetin e lindjes. Menjëherë fillon një karrierë të vrullshme dhe të suksesshme në kinema, duke interpretuar me profesionalizëm qysh në filmin e parë “Brazdat” (1973). Në vitet ’70 luan disa role protagoniste, si në filmat “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Thirrja” (1976), “Fije që priten” (1976), “Ata ishin katër” (1977) etj. Ndryshe nga shumica e kolegëve të tij, që kishin pasur suksese të ngjashme në film, Çerma nuk u transferua në Tiranë dhe kjo ndoshta i kushtoi shtrenjtë. Në vitet ’80 luajti vetëm tri filma që nuk patën sukses. Pas vitit 1990 nuk luajti asnjë film dhe pas vitit 1997, ndërsa kishte provuar edhe të shkruante dhe vinte në skenë komedi në Teatrin “Skampa”, transferohet familjarisht në SHBA.