Aziz Pollozhani
Appearance
Aziz Pollozhani (15 shkurt 1957, Livadhia, Strugë) është profesor, doktor dhe politikan shqiptar nga Maqedonia Veriore.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Pollozhani ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në vitin 1980 . Studimet pasuniversitare dhe specializimin i kreu në Zagreb në vitin 1988 dhe studimet subspecialiste në Zvicër në vitin 1991 .
Nga viti 1983 deri në vitin 1990 ka punuar në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ka qenë deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ai është autor dhe bashkautor i më shumë se dyqind studimeve shkencore dhe profesionale në fushën e mjekësisë [1] .
Ai ka mbajtur postin e Ministrit të Arsimit dhe Shkencës nga 1 nëntor 2002 deri më 6 korrik 2006 [2] .
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Биографија на www.sobranie.mk
- ^ "Азис Положани, министер за образование. Нема тенденции за поделби меѓу учениците Македонци и Албанци". Макденес. 6 март 2003. Marrë më 2010-12-25.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!); Shiko vlerat e datave në:|date=
(Ndihmë!)
Kategoritë:
- Bashkimi Demokratik për Integrim
- Njerëz nga Struga
- Absolventët e Universitetit të Prishtinës
- Ministra të Arsimit në Maqedoninë e Veriut
- Shqiptarë në Maqedoni të Veriut
- Politikanë nga Maqedonia e Veriut
- Njerëz që jetojnë
- Lindje 1957
- Profesorë të Universitetit "Nënë Tereza" në Shkup
- Profesorë të Universitetit të Prishtinës
- Gabime CS1: Datat
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës