Aziza Mustafa Zadeh

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Aziza gjatë festivalit "BakuJazz" në Azerbajxhan, në vitin 2007

Aziza Mustafa Zadeh (lindur në 19 dhjetor 1969) e njohur ndryshe si “Princesha e Xhazit” është një këngëtare azerbajxhane, pianiste si dhe kompozitore që performon një zhanër miks të xhazit me mugam (një improvizim tradicional të Azerbajxhanit) me influenca të klasikes dhe avangardës. Kritikët muzikorë shprehen se muzikantja Keith Jarret ka influencuar në stilin e këngëtares azerbajxhane. Momentalisht ajo jeton në Mainz, Gjermani së bashku me mamanë e saj, Elza Mustafa Zadeh, që është njëkohësisht dhe menaxherja e saj. Dy prej aktiviteteve të preferuara të saj janë të pikturuarit dhe të fjeturit. Ajo është vegjetariane si dhe beson në Zot, edhe pse ka deklaruar se nuk i përket ndonjë besimi fetar.[1]

Biografia[redakto | përpunoni burim]

Aziza lindi në Baku nga prindër muzikantë, babai Vagif ishte kompozitor dhe pianist ndërsa Elza Mustafa Zadeh [2]një këngëtare e trajnuar e zhanrit klasik nga Gjeorgjia.[3]

Prindërit e Aziza e vunë re pasionin për muzikën tek e bija e tyre kur ajo ishte 8 muajshe. Ja si e kujton[4] këtë histori Aziza: “Një ditë babai im po improvizonte në piano duke ekzekutuar pjesën “Shur”, e cila evokon ndjesi të trishtueshme. Teksa po luante, unë nisa të qaj. Të gjithë nisën të pyesnin se çfarë po ndodh me mua. Pse po qaja vallë? Më pas mamaja e kuptoi ndjeshmërinë time ndaj muzikës.” Aziza i pëlqen të gjitha format e artit, veçanërisht vallëzimin, të pikturuarit dhe të kënduarit. Në moshën tre vjeçare, ajo debutoi së bashku me babanë në skenë, duke improvizuar vokalisht. Ajo nisi të studiojë muzikën klasike në piano që prej një moshe të vogël, duke treguar interes për kompozitorë të njohur si Bach dhe Chopin. Më vonë, ajo shfaqi talent për improvizim.[5]

Më 16 dhjetor 1979 babai i Aziza u largua nga jeta për shkak të një ataku në zemër në Tashkent në moshën 39 vjeçare. Në mënyrë që të ndihmonte të bijën të kalonte këtë periudhë të vështirë, mamaja e Aziza e braktisi karrierën e saj si këngëtare për tu fokusuar në rritjen artistike të së bijës.

Në 1988, në moshën 18 vjeçare Aziza u rendit në vendin e tretë së bashku me muzikantin amerikan Matt Cooper në konkursin e pianos në “Thelonious Monk” në Washington D.C.[6] Gjatë kësaj periudhe ajo u shpërngul së bashku me mamanë në Gjermani.

Festivali i Xhazit në Baku 2017[redakto | përpunoni burim]

Aziza vizitoi Azerbajxhanin në qershor 2007 për të marrë pjesë në Festivalin e Xhazit në Baku, duke performuar në koncertin personal në Akademinë e Operas dhe Baletit të Azerbajxhanit si dhe të performuarit në hapjen e koncertit pranë teatrit “Open-air Green”.[7] Këtu ajo performoi në versionin e saj pjesën “Shamans”.

Diskografia[redakto | përpunoni burim]

Referenca[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Jazzeitung interview with Aziza Mustafa Zadeh
  2. ^ Region Plus Magazine |url=http://regionplus.az/en/articles/view/2292
  3. ^ Classical TV Archived December 29, 2010, at the Wayback Machine.
  4. ^ Asadzadeh, Ulviyya. "Əzizə Mustafazadə atası haqqında xatirələrini danışır". www.azadliq.org. Marrë më 25 korrik 2014. 
  5. ^ "A Feeling of Jazz". Baku Magazine, No. 2(16), May 2010; p. 80.
  6. ^ Monk Institute Archived February 3, 2011, at the Wayback Machine.
  7. ^ "Aziza Mustafa Zadeh (Azerbaijan) on 2007 Jazz Festival". festival.jazz.az. Marrë më 15 August 2014.