Jump to content

B'Tselem

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

B'Tselem është një organizatë jo-qeveritare me qendër në Jeruzalem, me mision dokumentimin e shkeljeve të të drejtave të njeriut në territoret e pushtura palestineze nga Izraeli, të identifikimit të mohimit të këtyre shkeljeve nga autoritetet përkatëse, dhe ka për mision krijimin dhe promovimin e kulturës së të drejtave të njeriut në Izrael.Organizata drejtohet prej Hagai El-Ad, i cili ka mbajtur këtë pozicion drejtues që prej majit 2014.[1] B’Tselem ka prezencën e saj dhe në Washington D.C., ku njihet si B’Tselem USA. Organizata me punën e saj ka gjeneruar polemika dhe reagime të ndryshme, që variojnë nga kritika e ashpër deri në lavdërim të fortë për punën e bërë.

Logoja e Bcelemit

B’Tselem është themeluar në shkurt 1989 nga një grup i gjerë avokatësh izraelitë, doktorë dhe akademikë me mbështetjen e një lobi prej 10 anëtarësh të Knesset, legjislacioni izraelit. Qëllimi i tij ishte të dokumentonte shkeljet e të drejtave të njeriut në territoret e uzurpuara (Rripi i Gazës dhe Bregu Perëndimor) për të garantuar sigurinë dhe karakterin human në Shtetin e Izraelit. Në vitin e shkuar, forcat izraelite vranë 311 palestinezë, nga të cilët 53 i përkasin moshës nën 17 vjeçare.[2] Vrasjet ndodhën gjatë një vale protestash dhe rebelimi ku mbetën të vrarë edhe 12 izraelitë. Rebelimi njihet ndryshe si Intifada e Parë.

B’Tseleum është e mbështetur financiarisht nga individë (me origjinë nga Izraeli dhe të huaj)[3] si dhe fondacione amerikane dhe evropiane të fokusuara në promovimin e të drejtave të njeriut.[4][5]

Në 2016, drejtuesi ekzekutiv i B’Tselem kërkoi nga OKB të marrë masa ndaj zaptimit dhe vendbanimeve ilegale të Izraelit, të cilat sipas tij janë kompromentuese ndaj marrëveshjes së paqes me palestinezët.[6]

Në 2014 B’Tselem vendosi të mos i dërgojë më Forcave Izraelite të Mbrojtjes (FIM) ankimime që merrte prej palestinezëve në Gaza për krime të mundshme lufte të realizuara prej FIM. Në 2016, B’Tselem mori të njëjtat masa edhe për ankimimet dhe krimet e mundshme të luftës të kryera në Bregun Perëndimor, për shkak të shfajësimit të tyre prej FIM.[7]

Në një raport të publikuar në 12 janar 2021, B’Tselem e cilësoi Izraelin një regjim aparteid, i devotshëm ndaj Supremacisë Hebraike dhe u shpreh se Izraeli nuk mund të konsiderohej më një vend demokratik.[8] Ky raport pason një tjetër të realizuar prej Komisionit Social dhe Ekonomik pranë OKB për Azinë Perëndimore, raport i publikuar në 2017 ku u konkludua se Izraeli është fajtor për krimin e aparteidit.[9]

Me dhjetëra vite përpara se B’Tselem të themelohej, David Zucker, pjesëtar i Knesset në partinë Ratz, nisi të publikojë informacione rreth temash, duke përfshirë implikimin e Izraelit në territore. Në fund të 1988, Zucker fluturoi drejt SHBA-ve dhe atje ai takoi drejtuesin e organizatës Human Rights First, Michael Posner, i cili i ofroi atij formimin e një organizate dhe në këtë mënyrë Zucker nisi themelimin duke përdorur $25 mijë, që iu dhanë në SHBA.[10]

B’Tselem u themelua në 3 shkurt 1989. Emri e ka origjinën nga disa pasazhe biblike, ku thuhet se gjithë njerëzimi u krijua nën imazhin e Zotit, për të cilën organizata thotë se mbetet në linjë me Deklaratën Universale për të drejtat e Njeriut të OKB, ku deklarohet se të gjithë njerëzit janë të barabartë dhe meritojnë të drejta të barabarta fundamentale.[11]

Disa prej bashkëthemeluese ishin:

  • Daphna Golan-Agnon, akademike dhe drejtuese/bashkëthemeluese e grupit të paqes dhe feminizmit Bat Shalom;
  • David Zucker, pjesëtar i Knesset për partinë Ratz, një prej themeluesve të lëvizjes Peace Now;
  • Haim Oron, pjesëtar i Knesset për partinë Mapam, një nga themeluesit e lëvizjes Peace Now;
  • Zehava Gal-On, aktivist pranë partisë Ratz;
  • Avigdor Feldman, avokat për të drejtat civile'
  • Edy Kaufman, aktivist për të drejtat civile.

Në 2015 reporteri i The Washington Post, Glenn Kessler e përshkroi vijën midis grupeve për të drejtat e njeriut dhe entiteteve politike në Izrael “si shumë të zbehtë”. Ai theksoi se pasi shërbeu si drejtuese e B’Tselem, Zehava Gal-on drejtoi partinë Meretz.

B’Tselem ka për qëllim dokumentimin e shkeljes së të drejtave të njeriut që kryhen nën regjimin e Izraelit si forcë uzurpuese. Midis 1989 dhe 2020 B’Tselem ka publikuar 185 raporte dhe publikime që mund të aksesohen përmes website-it të tyre. Momentalisht ata prodhojnë 3-4 raporte për vit.[4] Between 1989 and 2020 B'Tselem has published 185 reports and position papers which can be accessed through their website. They currently produce 3-4 reports a year.[12]

Politikat izraelite për tokën në Zonën C

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në 2013, B’Tselem publikoi raportin e titulluar Duke Marrë rolin e Qiradhënësit: Politika e Izraelit në Zonën C, Bregu Perëndimor. Thuhet se Zona C, e cila përbën 60% të Bregut Perëndimor, është nën patronazhin e plotë të Izraelit, dhe thuhet;

Izraeli limiton të drejtën e palestinezëve për të banuar, ndërtimin dhe zhvillimin në Zonën C, teksa nevojat e popullsisë palestineze mbeten të injoruara. Qytetarëve palestinezë iu mohohet cdo rrugë ligjore për të ndërtuar shtëpi apo për zhvillimin e komuniteteve të tyre, ndaj ata jetojnë me frikën e vazhdueshme që shtëpitë e tyre mund të shkatërrohen, dhe që mund të dëbohen e të humasin jetët e tyre.

B’Tselem u shpreh se disa pjesë të Zonave A dhe B kanë tokë të lejueshme për ndërtim vetëm në Zonën C, gjë të cilën Izraeli e ndalon kategorikisht. Prandaj, politikat izraelite në Zonën C kanë pasoja negative për banorët përgjatë Bregut Perëndimor. Kufinjtë e përcaktuar për Zonat A dhe B iponojnë një pamjaftueshmëri artificiale toke për disa prej komuniteteve në këto zona. B’Tselem e akuzoi Izraelin për shkelje të ligjit ndërkombëtar humanitar përmes aksioneve të ndërmarra.[13][14][15]

Në janar 2021, B’Tselem publikoi raportin ku e cilëson Izraelin një regjim aparteidi, një term i përdorur deri më atëherë vetëm në kontekste specifike, dhe të cilin qeveria e Izraelit e mohon vazhdimisht. Drejtues i B’Tselem Hagai El-Ad tha për raportin: “Një prej pikave kyçe në analizën tonë është që kjo zonë gjeopolitike është e udhëhequr nga një qeveri. Kjo nuk është demokraci plus uzurpim. Ky është aparetid prej lumit deri në det.” [16]

  1. ^ Staff, B'Tselem.
  2. ^ Afflerbach, Holger; Strachan, Hew (2012-07-26). How Fighting Ends: A History of Surrender (në anglisht). OUP Oxford. ISBN 978-0-19-969362-7.
  3. ^ "About B'Tselem" (në anglisht).
  4. ^ a b Gabim referencash: Etiketë <ref> e pavlefshme; asnjë tekst nuk u dha për refs e quajtura btabout
  5. ^ "Total reported funding 2018 | Financial Tracking Service". fts.unocha.org. Marrë më 2021-01-23. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Leftist MK: By going to UN, B'Tselem helps 'demonization of Israel'" (në anglisht).
  7. ^ Bob, Yonah Jeremy (25 maj 2016). "B'Tselem cuts ties with IDF over 'whitewashing'". Jerusalem Post (në anglisht). Marrë më 1 qershor 2016.
  8. ^ "A regime of Jewish supremacy from the Jordan River to the Mediterranean Sea: This is apartheid". B'Tselem (në anglisht). Marrë më 2021-01-23.
  9. ^ "Israeli Practices towards the Palestinian People and the Question of Apartheid". ResearchGate (në anglisht). Marrë më 2021-01-23.
  10. ^ Lori, Aviva (26 gusht 2002). "מחפשים את "בצלם"". Haaretz. Marrë më 21 tetor 2019. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. ^ "B'Tselem Brochure" (PDF). B'Tselem. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 5 gusht 2012. Marrë më 16 prill 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. ^ https://www.btselem.org/publications
  13. ^ "Acting the Landlord: Israeli Policy in Area C, the West Bank" (PDF). B'Tselem. qershor 2013. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. ^ "ANNEX 4 of the Commission Implementing Decision on the Annual Action Plan 2014 for Palestine" (PDF). European Commission. 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. ^ Crookston, Martin (2017). "Echoes of Empire: British Mandate planning in Palestine and its influence in the West Bank today". Planning Perspectives. 32: 87–98. doi:10.1080/02665433.2016.1213183. S2CID 151586867. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. ^ Krauss, Joseph. "Leading human rights group calls Israel an 'apartheid' state". AP News (në anglisht). The Associated Press. Marrë më 13 maj 2021.