Bajram Hasani
Bajram Hasani | |
---|---|
Lindi | 15 korrik, 1982 |
Bajram Hasani ka lindur më 15 korrik 1982, është politikan shqiptar nga Kosova.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bajram Hasani ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Menaxhment dhe Informatikë. Studimet postdiplomike i përfundoi në Universitetin e Tiranës, dega Marketing.[1] Hasani ka përfunduar edhe nivelin Master në Universitetin Shtetëror të Tetovës, në drejtimin Menaxhment.
Bajram Hasani u emërua Ministër i Tregtisë dhe Industrisë në shtator të vitit 2017.[2]
Hasani ka përvojë pune në fushat e menagjimit. Përvoja e tij përfshin:
Prej vitit 2005 deri më 2013 ka punuar në NLB Bank SHA ku ka mbajtur disa pozita siç janë: menaxher i korporatave, analist kreditor dhe koordinator i riskut. Ai është aksionar në kompaninë "City Projects" shpk.
Hasani për një mandat ka qenë këshilltar i Kuvendit Komunal të Gjilanit. Që nga themelimi i partisë NISMA për Kosovën, Hasani mban detyrën e kryetarit të degës së kësaj partie në Gjilan dhe është anëtar i Kryesisë së NISMA-s.
Hasani jeton në Gjilan është i martuar dhe ka katër fëmijë.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 tetor 2017. Marrë më 6 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://kosovarja.al/aktualitet/bajram-hasani-minister-i-tregtise-dhe-industrise-79589/?archive=1[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]