Jump to content

Bajlozi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Bajzoli)

Bajlozi ose balozi është një figurë mitologjike-demonologjike e rapsodive popullore shqiptare si një rrezik të ardhur nga deti. Sipas Arshi Pipës përshkruhet si një vigan i keq, herë-herë, përbindësh në mitologjinë popullore.[1]

Në rrënjën e vet baiulus në gjuhën latine do të thotë mbikëqyrës, mbarështues, dhe në Mesjetën e vonë mori në venetishte edhe kuptimin ambasador, i dërguar.

Ndër rapsoditë shqiptare

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në mbledhjen e etërve Palaj e Kurti, në rapsodinë "Omeri i ri", një e fejuar e veshur si mashkull del të bëjë bejleg me një bajloz që kishte thirrur në mejdan të atin e saj.[2]

Në arketip, sipas Shaban Sinanit, i përgjigjet figurës biblike të Leviatanit - antagonist i "përbindëshit biblik të tokës", Behemotit. Në kulturën mitologjike shqiptare i përgjigjet figurës së dragoit që çliron popullin prej kulçedrës, zaptueses së burimeve, hyjit të thatësirës, shkatërruesit të jetës.

Në rrafshin historik ka të bëjë me demonizimin e Republikës së Shën Markut, që shfaqet me të njëjtat ndajshkrime si "Harapi i zi" që del prej detit, që u kërkon taksën vendësve. Në rastin e ciklit të këngëve të Gjergj Elez Alisë, bajlozi përbën një kujtim të hershëm të një rreziku të ardhur nga deti të lidhur me sundimin venedikas.[3] Ndërkëmbehet nëpër rapsoditë me Harapin apo Arapin, ku si Bajlozi ashtu edhe (H)arapi simbolizojnë stuhitë, natyrore apo shoqërore qofshin.[4]

Ne një legjende te famshme shqiptare, Gjergj Elez Alia luftoi me bajlozin e ardhur nga deti, duke e mundur atë edhe pse vinte pas një lëngate te gjate për shkak te nënte plagëve te marra ne lufte. Bajlozi erdhi kryelarte por Gjergji e nguli 12 pashe nen dhe.

  1. ^ Pipa, Arshi (2013) [1978]. Trilogjia Albanika I: Vargu folklorik shqip: Ndërtime dhe gjinitë [Trilogia Albanica I: Albanian folk verse: Structure and genre]. Tiranë: Princi. fq. 128. ISBN 9789928409058. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Pipa, Arshi (2017) [1982]. "Rapsodë shqiptarë në serbokroatisht: cikli epik i kreshnikëve" [Etnia albanese e minoranze linguistiche in Italia] (PDF). kens.al. Kêns 1, 2017. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 9 gusht 2017. Marrë më 1 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Sinani, Shaban (2011). Etnos në epos: studim monografik. Tiranë: Naimi. fq. 61, 152–153. ISBN 9789928109026. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Qazimi, Azem (2008). Fjalor i mitologjisë dhe demonologjisë shqiptare. Tiranë: Plejad. fq. 26. ISBN 9789995670610. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)