Banka e Shqipërisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Sistemi Bankar ne Shqiperi, ashtu si edhe ne ekonomite e tjera, eshte organizuar ne dy nivele: ne bankat e nivelit te dyte (ose bankat tregetare; keto jane bankat qe ne njohim nga perditshmeria jone), dhe nje banke qendrore (Banka e Shqiperise). Sistemi bankar ne Shqiperi eshte zhvilluar vone dhe ka pasur luhatjet e tij qe lidhen me zhvillimet ekonomke dhe shoqerore.

Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës dhe me ligjin nr. 8269, datë 27.12.1997 "Për Bankën e Shqipërisë", i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit. Banka qendrore eshte autoriteti monetar qe harton e zbaton politiken monetare dhe kryen funksione te tjera te rendesishme per ekonomine.

Historia

Banka e Shqipërisë u krijua gjatë procesit të tranzicionit me kalimin në sistemin bankar me dy nivele dhe me krijimin e hapësirës së nevojshme ligjore për një bankë qëndrore, e cila u zyrtarizua me miratimin e ligjit nr.7559 "Për Bankën e Shqipërisë", datë 22 prill 1992. Rishikimet e mëvonshme që iu bënë këtij ligji u hartuan sipas modeleve të vendeve perëndimore dhe rekomandimeve të organizmave ndërkombëtarë.

Banka e Shqipërisë ështe bankë me kapital tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo mban, në përputhje me ligjin “Për kontabilitetin” dhe standardet ndërkombëtare, llogari dhe regjistra, që në çdo kohë duhet të pasqyrojnë në mënyrë të saktë gjendjen financiare të Bankës së Shqipërisë.

Në cilësinë e autoritetit monetar e mbikëqyrës të vendit, Banka e Shqipërisë gëzon të gjitha funksionet e mirëfillta të një banke qendrore klasike:

  • Harton, miraton dhe zbaton politikën monetare të vendit, për realizimin e objektivave të së cilës ajo përdor instrumentet e duhura monetare;
  • Ka të drejtën ekskluzive të nxjerrjes e të qarkullimit të kartmonedhës dhe të monedhës kombëtare.
  • Mban dhe administron rezervat valutore të Republikës së Shqipërisë.
  • Harton, miraton e zbaton regjimin e këmbimit valutor si dhe politikën e kursit të këmbimit.
  • Liçenson ose heq licencën për ushtrimin e veprimtarisë bankare si dhe mbikëqyr aktivitetin bankar me qëllim sigurimin e stabilitetit të sistemit bankar.
  • Shërben si bankier, këshilltar e agjent fiskal i Republikës së Shqipërisë.
  • Shërben si bankë e bankave të nivelit të dytë.
  • Nxit funksionimin normal të sistemit të pagave.

Banka e Shqipërisë drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili kryesohet nga Guvernatori. Brenda kompetencave të përcaktuara me ligj, ajo është e pavarur nga çdo pushtet tjetër për realizimin e objektivit kryesor të veprimtarisë së saj, si dhe në ushtrimin e detyrave të ngarkuara. Çdo subjekt është i detyruar të respektojë pavarësinë e Bankës së Shqipërisë, të mos kërkojë të influencojë te ndonjë anëtar i Këshillit Mbikëqyrës për të cënuar detyrimet e tij ndaj Bankës së Shqipërisë, si dhe të mos ndërhyjë në veprimtaritë e Bankës së Shqipërisë.

Banka e Shqipërisë e ka qendrën në Tiranë. Ajo ka 5 degë në rrethet Shkodër, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Lushnjë.

Për herë të parë Shqipëria pati një institucion të bankës qendrore në vitin 1913. Ajo u krijua si rezultat i marrëveshjes së Qeverisë së Ismail Qemalit, me Karol Pitner e Oskar Pollak, përfaqësues të Wienner Bank Verein që vepronte në emër të grupit bankar austro-hungarez si dhe me Pietro Fenolio e Guido Ansbaher përfaqësues të Banca Commerciale Italiana, që vepronte në emër të grupit bankar italian.

Ky insitucion nuk jetoi gjatë për vetë kushtet politike të kohës dhe për shkak të fillimit të Luftës së Parë Botërore. Njohur me emrin Banka Kombëtare e Shqipërisë ajo e filloi veprimtarinë e saj në vitin 1925.

Historia e Bankës së Shqipërisë dhe e sistemit monetar e të kreditit në Shqipëri është historia e përpjekjeve që i paraprijnë krijimit të institucionit të bankës qendrore (1863-1924), krijimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë (1925-1944), kalimit në Bankën e Shtetit Shqiptar (1944-1992) e cila kishte njëkohësisht atributet e një banke tregtare dhe ato të një banke qendrore, për të përfunduar në sistemin me dy nivele me Bankën e Shqipërisë (që prej 1992), e cila përmbush nevojat e plota të një banke qendrore.

Ndërtesa

Godina e Bankës së Shqipërisë ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1936. Stili i saj arkitektonik i përket rrymës së "Racionalizmit", rrymë e cila lulëzoi në gjysmën e parë të shekullit XX ne Evropë. Projekti i godinës është realizuar nga arkitekti i njohur italian i asaj periudhe, Vitorio Marpurgo.

Ky stil shquhet për volumet e mëdha dhe linjat e forta në fasada. Kryesisht ai është aplikuar në ndërtimet shtetërore me karakter zyrtar, me qëllim që të shprehte forcën e qeverive të asaj kohe dhe është përdorur në shumë vende te Evropës Perëndimore. Në këtë këndvështrim, edhe godina e Bankës së Shqipërisë bën pjesë në ndërtimet më të spikatura të asaj kohe në llojin e vet, rrymës racionaliste.

Ne projekt-idenë e saj, godina është konceptuar me planimetri shumëkëndëshe dhe ndarë nga ana funksionale në dy pjesë, në korpusin qëndror, që do të kryente funksionin përfaqësues të bankës dhe në pjesën operative të saj. Kjo e fundit do të ndërtohej në të dy krahët anësore të pasme të korpusit kryesor. Kjo pjesë do të ndërtohej në vitet '40-të, por, për arsye të Luftës së Dytë Botërore, nuk u realizua ndërtimi i saj.

Korpusi qëndror i saj është i ndërtuar në formën e një harku, i detyruar nga pozicioni i saj në sheshin kryesor të qytetit. Hyrja e saj kryesore është realizuar nga një portal madhështor, që përfshin të gjithë lartësinë e fasadës dhe i mbështetur në kolona të forta, si dhe e zbukuruar me relieve murale ne argjile te pjekur ne ngjyrën karakteristike te saj qe ne kompleks i jep një paraqitje shume dinjitoze godinës. Krahas godinës se bankës me te dy pjesët e saj, kompleksi ishte parashikuar te plotësohej edhe me pallatin e banimit për punonjësit e bankës. Edhe ky objekt ishte ne stil arkitektonik te njëjte me bankën dhe ishte parashikuar te ndërtohej afër bankës, përbri godinës se Parlamentit shqiptar te viteve '30-te, sot Teatri i Kukullave.

Shiko dhe

Lidhje të jashtme