Bar Kafe
Neutraliteti i këtij artikulli ose seksioni është i dyshimtë. Jeni të lutur të shikoni faqen e diskutimit si dhe të ndihmoni këtë artikull duke korrigjuar informacionet. |
Bar Kafe | |
---|---|
Bar Kafe | |
Gjinia | Komedi |
Krijuar nga | Erion Kame Saimir Gongo |
Shteti | Shqipëri |
Gjuha në prodhimin origjinal | Shqip |
Nr. i episodeve | 20 |
Prodhimi | |
Kohëzgjatja | 15 |
Kompanitë e prodhimit | Vizion Plus Tring Digital |
Transmetimi | |
Transmetimi origjinal | 2010 |
Bar-Kafe është një komedi për të gjitha moshat. Me humor të kultivuar të karaktereve, situatës dhe batutës. Kjo e bën atë një komedi familjare për t'u ndjekur nga të gjithë. Ngjarjet zhvillohen në një zyrë administrate, me 9 personazhe—punonjës të kompanisë, shefin, dhe një personazh episodik.[1]
Një administratë e cila është shumë e dhënë pas banakut të klubit të punës. Situatat janë nga më të ndryshmet. Aty ka thashetheme, ikje nga puna, rikthime në punë, festa, baste, fejesa, ikje dritash, lojra të ndryshme, ofeza dhe çdo ndodhi që mund të ngjasë në një kolektiv pune ku vetëm për punë nuk bëhet fjalë. Të gjitha këto nëpërmjet situatave të humorit.
Ngjarjet zhvillohen në një zyrë administrate, me 9 personazhe –punonjës të kompanisë, shefin, dhe një personazh episodik.
Aktorët
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Sokol Angjeli – Maksi
- Helidon Fino – Edi
- Neritan Liçaj – Viktori
- Esmeralda Kame – Klodi
- Rozina Kostani – Drita
- Genci Fuga – Alfredi
- Luli Bitri – Klea
- Valbona Imami – Shpresa
- Marko Bitraku – Samiu
- Bledar Mehmeti – Edmondi
- Viktor Zhusti – CEO