Bashkim Jashari
Bashkim Jashari | |
|---|---|
Gjeneral-Lejtënant Bashkim Jashari | |
| Komandanti i 4-të i Forcës së Sigurisë së Kosovës | |
Titullar | |
| Në detyrë 30 Nëntor 2021 | |
| Presidenti | Vjosa Osmani |
| Kryeministri | Albin Kurti |
| Paraprirë nga | Rrahman Rama |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 15 Nëntor 1977 Prekaz i Poshtëm, Komuna e Skënderajit, Kosovë |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Fëmijët | 4 |
| Arsimimi | Universiteti i Prishtinës |
| Shërbimi ushtarak | |
| Dega/shërbimi |
|
| Grada | Gjeneral–Lejtënant |
| Beteja/luftra | Lufta e Kosovës (1998–1999) |
Bashkim Jashari (i lindur më 15 Nëntor 1977) në fshatin Prekaz të komunës së Skënderajt, Bashkimi është gjeneral i FSK-së me tre yje, dhe shërben si Komandant i Përgjithshëm që nga data 30 nëntor 2021.[1] Ai gjithashtu është edhe këshilltari kryesor ushtarak i Presidentit, Kryeministrit dhe Këshillit të Sigurisë së Kosovës.[1]
Jeta e hershme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Bashkim Jashari lindi më 15 Nëntor 1977 në fshatin Prekaz i Poshtëm të Komunës së Skënderajit. Gjeneral Jashari ishte gjithmonë krah heronjve kombëtarë Hamëz e Adem Jashari, dhe shumë luftëtarëve të tjerë, të cilët qëllim kishin çlirimin e popullit të Kosovës nga dhuna dhe terrori që po i bëhej nga pushteti serb. Gjeneral Jashari është njëri nga dy të mbijetuarit e familjes së Jashari. Bashkim Jashari luftoi deri në fund duke thyer rrethimin treditorë që i ishte bërë familjes Jashari nga forcat policore – ushtarake dhe paramilitare serbe. Pas qëndresës heroike të familjes Jashari, e cila u bë simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, në Kosovë shpërtheu luftë e ashpër, por gjeneral Jashari nuk u zmbraps asnjëherë, ai vazhdoi rrugëtimin e familjes së tij, duke inspiruar shumë djem dhe vajza që t’iu bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në luftën për liri. Gjatë kohës kur ishte pjesëmarrës aktiv dhe i pandashëm i UÇK-së, shërbeu si Zëvendëskomandant i Zonës së Parë Operative, Zones së Drenicës.
Karriera Ushtarake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeneral Jashari vazhdoi karrierën e tij ushtarake duke shërbyer në Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK), që ishte organizatë pasardhëse e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Fillimisht, në vitin 1999 u emërua Zëvendëskomandant i Zonës së Parë Mbrojtëse, ndërsa në qershor të vitit 2001 emërohet Komandant i kësaj zone. Reputacioni si ushtarak i dalluar dhe shumë i respektuar për kontributin e dhënë gjatë luftës ishte një faktor kyç, dhe shumë i rëndësishëm që e ndihmojë të punojë dhe të jetë i përkushtuar drejt krijimit të një ushtrie moderne dhe profesionale.
Me themelimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në vitin 2009, Gjeneral Jashari u bë pjesë e Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës duke u emëruar Inspektor Gjeneral i FSK-së. Ai kishte një rol tejet të rëndësishëm gjatë procesit të tranzicionit të FSK-së, ku siguronte që stafi i Ministrisë dhe FSK-së i zhvillonte këto procese në përpikëri dhe gjithmonë në përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi.
Gjeneral Jashari në mars të vitit 2018 gradohet Gjeneralmajor, dhe pas transformimit të Ministrisë u riemërua Inspektor Gjeneral. Në nëntor të vitit 2021, Gjeneral Jashari emërohet Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Studimet ushtarake të Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm dhe Studimet e Sigurisë dhe Mbrojtjes i kreu në Akademinë e Mbrojtjes “Spiro Moisiu” në Shqipëri. Gjatë studimeve ushtarake ai publikoi punimin shkencor me temën “Formimi i UCK-së, krijimi i shtetit si rezultat i luftës”. Ndërsa studimet civile i kreu në Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës.[1]
Jeta Personale
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjeneral Bashkim Jashari është i martuar, baba i katër fëmijëve, një vajzë dhe tre djem.
Medaljet dhe Mirënjohjet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- (2017) Medalja “Shërbim Vetëmohues” nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës
- (2015) Medalja “Shërbim Vetëmohues” nga Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës
- (2012) Medalja “Shërbim i Shquar” nga Ministri i Mbrojtjes
- (2008) “Medalja Presidenciale e Meritave” nga Presidenti i Republikës së Kosovës
Trajnimet, kurset dhe seminaret
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- (2016) Pjesëmarrje në Simpoziumin Ndërkombëtar të Luftës Ajrore në Akademinë e Luftërave Ajrore.
- (2015) Planifikim, Programim dhe Buxhetim për udhëheqësit e lartë – Instituti i Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes.
- (2010) Punim shkencor “Formimi i UCK-së, krijimi i shtetit si rezultat i luftës” – Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë.
- (2010) Kursi i Lartë për Siguri dhe Mbrojtje – Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë.
- (2007) Kursi i Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm – Akademia e Mbrojtjes “Spiro Moisiu”, Tiranë.
- (2001) Lidership – Ministria e Punëve të Brendshme.
- (1999) Siguria Civile – Francë.
Aktivitete të tjera
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Noti, futbolli dhe ecje në natyrë (hiking), janë disa nga aktivitetet e tij të preferuara.
Gjuhët e huaja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Anglisht (nivel elementar).
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1 2 3 "Komandanti i FSK-së - Biografia". https://fsk-rks.org/.
{{cite web}}: Lidhje e jashtme në(Ndihmë!)[lidhje e vdekur]|website=