Rrahman Rama
Rrahman Rama | |
---|---|
Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës | |
Në detyrë 18 Mars 2015 – 30 Nëntor 2021 | |
Paraprirë nga | Kadri Kastrati |
Pasuar nga | Bashkim Jashari |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 5 Qershor 1967 Akrashticë, Komuna e Vushtrrisë, ish–Jugosllavi, (tani Kosovë) |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | Oficer Ushtarak |
Shërbimi ushtarak | |
Dega/shërbimi | Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK) Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) |
Vite shërbimi | 1998–1999 2000–2009 2009–2021 |
Rrahman Rama (i lindur më 5 Qershor 1967) në fshatin Akrashticë të Komunës së Vushtrrisë, është një oficer ushtarak shqiptar nga Kosova. Ai ishte Komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) që nga 18 Marsi i vitit 2015 deri më 30 Nëntor të vitit 2021.
Në vitin 2015, Rrahman Rama u bë Komandanti i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës me Dekretin Presidencial, të lëshuar nga Presidentja Atifete Jahjaga.
Në vitin 2020, Rrahman Rama u takua me Presidentin e Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski në Shkup. Rama mbështeti anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duke pretenduar se ajo do të kishte një ndikim pozitiv në stabilitetin dhe prosperitetin e të gjithë rajonit.
Gjatë një interviste me Radio "Kosovën e Lirë", Rrahman Rama tha se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës është një proces që ka filluar në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë.
Më 30 Nëntor 2021, Rrahman Rama dha dorëheqje nga posti i Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke u zëvendësuar nga nipi i ish–Komandantit Legjendar të UÇK-së Adem Jasharit, Bashkim Jashari.