Bazofilia

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search

Bazofilia është term në mjekësi që tregon rritjen e numrit të granulociteve bazofilegjak. Me termin bazofili përshkruhet gjithashtu vetia e qelizave, respektivisht organeve qelizore, gjatë ngjyrosjes në citologji ose histologji, me çka qelizat marrin ngjyrën e ngjyrave bazike. Është po kjo veti e cila ua ka dhënë emrin Garanulociteve bazofile.

Bazofilia është rritje e numrit të granulociteve bazofile në gjakun periferik. Ndeshet te sëmundjet si: anemia hemolitike, cirroza e mëlçisë, splenektomia apo eksponimi i tepruar ndaj rrezeve X. Po ashtu mund të jetë pasojë e sëmundjeve mieloproliferative, si p.sh. leukemia kronike mieloide dhe polycytemia rubra vera.[1]

Bazofilia shoqërohet shpesh me eozinofili.

Shiko edhe këtë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimi i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Praktikumi i Fiziologjisë Patologjike - Universiteti i Prishtinës, 2002 Archived 27 September 2007[Date mismatch] at the Wayback Machine. Fakulteti i Mjekësisë