Jump to content

Bekim Asani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Bekim Asani është aktivist nga Tetova për komunitetin LGBTI+Maqedoni. Ai është themelues dhe drejtues i organizatës "LGBT Junajted Tetovo", e cila promovon integrimin e personave nga ky komunitet në shoqërinë maqedonase. [1]

Bekimi ishte 18 vjeç kur nisi aktivizmin në vitin 2001 gjatë konfliktit të armatosur në Maqedoni.[2]

Gjatë lobimit të tij si aktivist për të drejtat e komunitetit LGBTI, Bekimi është përpjekur vazhdimisht të gërshetojë këto të drejta me lëvizje të tjera si të drejtat e grave, të drejtat e fëmijëve dhe të komunitetit Romë. Gjithashtu përpjekjet e tij bazohen dhe mbi diversitetin gjuhësor, linguistik si dhe kontekstin fetar.

Bekim është fokusuar në të punuarit me komunitetin LGBTI+ në qytete të ndryshme si Tetova, Gostivari, Struga dhe Kumanova. Në vitin 2017 Bekimi u nderua me Çmimin francezo-gjerman për të drejtat e njeriut për punën e tij në luftën kundër diskriminimit nga Ambasada franceze në Maqedoni. [3]

Kërcënime me jetë

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjatë punës së tij si një ndër aktivistët e paktë që ka dalur hapur e ka lobuar për të drejtat LGBTI në Maqedoni, Asani është ndeshur me ofenime, gjuhë diskriminuese dhe kërcënime me jetë. Pas publikimit të aktivitetit "Queer iftar" nga organizata "LGBT Junajted Tetovo", duke nënkuptuar një iftar për të gjithë personat e komunitetit LGBTI+ në Tetovë që i përkasin besimit fetar mysliman. Menjëherë pas njoftimit aktivisti u ballafaqua me një sërë kërcënimesh dhe kanosjeje me vdekje. [4]

  1. ^ http://www.lgbti-era.org/bekim-asani[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  2. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 11 qershor 2018. Marrë më 13 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  3. ^ https://www.medial.mk/2017/12/13/bekim-asani-fitues-cmimit-francezo-gjerman-per-te-drejta-te-njeriut/[lidhje e vdekur][lidhje e vdekur]
  4. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 23 janar 2020. Marrë më 13 qershor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)