Jump to content

Besnik Erebara

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Besnik Erebara (Tiranë, 25 qershor 1951) është piktor shqiptar.

Në vitin 1966 vazhdon liceun artistik "Jordan Misja" me pedagogët e nderuar Naxhi Bakallin dhe Sadik Kacelin. Nëvitin 1971 fiton konkursin dhe vazhdon studimet në Akademinë e Arteve në Tiranë në specialitetin e arteve të aplikuara. Mbrojtjen e diplomës e bën në specialitetin e qelqit artistik, duke realizuar një seri ndriçuesish inkandeshent për interier dhe eksterier, e realizuar e gjitha me material ku më vonë disa prej tyre u vendosën në ambientet e hotel "Tiranës". Vlerësohet maksimalisht dhe me diplomë të veçantë për punimin. Pas studimeve emërohet në ndërmarrjen elektro-teknike si specialist në modelimin e ndriçuesëve elektrikë deri në vitin 1991. Krahas punës së përditshme Besnik Erebara i përkushtohet me pasion artit të pikturës. Merr pjesë për herë të parë në ekspozitën kombëtare të 1976. Më pas merr pjesë me radhë në të gjitha ekspozitat kombëtare e lokale me punimet e tij, të cilat janë vendosur në institucione të ndryshme të vendit.

Tablotë dhe punimet e tij më të rëndësishme janë: "Mbrojmë tokën tonë", "Veterani tregon", "Komiti me abetare", "Vjeshtë", "Vajzat volejbolliste", "Xhamia Sahati Tiranë", "Portret luftëtari 1912", "Nudo", "Perëndim mbi manastir", etj. Disa nga punimet e tij sot janë pronë e koleksionistëve nga disa vende të botës si Ankara (Pazari i Tiranës), Nju Jork, Zyrih, Itali, Athinë, etj. Besnik Erebara ka krijuar individualitetin e tij krijues, ai sot punon, ekspozon dhe shet në galerinë e tij private “Ere”, të themeluar nga ai vetë.

Më 15 dhjetor 1984 është arrestuar për përfshirje në aferën e falsifikimit të biletave të trenit me vlerë të përgjithshme prej 4.5 milionë lekësh. Në procesin gjyqësor të zhvilluar në marsin e vitit 1985 u dënuan me vdekje 3 nga 10 të akuzuarit, ndërsa Erebara u dënua me 4 vjet burg.[1] [2][3]


  1. ^ "Historia e falsifikimit të biletave të trenit më 1984, si u pushkatua muzikanti i famshëm dhe inxhinieri i Postës - Shekulli". Shekulli. 2017-09-04. Arkivuar nga origjinali më 12 gusht 2018. Marrë më 2018-08-01. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Gaspër Çurçia, skema e falsifikimit të biletave të trenit sipas vendimit të Gjykatës". ALBDREAMS.NET. 2017-10-14. Arkivuar nga origjinali më 16 shkurt 2018. Marrë më 2018-08-01. {{cite news}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Besnik Erebara - kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri". kujto.al | Arkiva Online e Viktimave të Komunizmit në Shqipëri. Marrë më 2018-08-02.